
Deputeti nga Partia Demokratike e Kosovës, Ardian Kastrati ka reaguar pasi ministrja Nagavci njoftoi se edhe këtë vit mjetet shkollore për nxënësit do të subvencionohen.
Ai përmes një postimi në Facebook, i ka quajtur ata pushtet kriminelësh e banditësh.
Sipas tij, prindërit e nxënësit do të maltretohen duke pritur para librarive në këto temperatura të larta.
Ai ka kërkuar nga Prokuroria Speciale që ta hetoj ministren e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit Arbërie Nagavcin.
Postimi i tij i plotë:
Ky pushtet kriminelësh e banditësh të korruptuar vendosi sot ta vazhdojë dhunën psiqike e fizike ndaj prindërve e nxënësve edhe këtë Shtator.
Prindërit e nxënësit do të dhunohen në radhët e gjata para librarive në temperatura të larta për shkak të tekave e agjendave personale të Nagavcit.
Ne si Komision Hetimor do ta vazhdojmë punën në Shtator.
Prokuroria Speciale duhet ta hetojë Nagavcin për tekstet.












