Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Drejtoritë e Arsimit në rajonin e Prizrenit e vlerësojnë si të vonuar dhe joefektiv vendimin e ministrisë për tekstet shkollore

16/08/2024 - 10:25
në Lajme
A A
Drejtoritë e Arsimit në rajonin e Prizrenit e vlerësojnë si të vonuar dhe joefektiv vendimin e ministrisë për tekstet shkollore
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Drejtoritë komunale të Arsimit në rajonin e Prizrenit e kanë cilësuar si të vonuar dhe joefektiv vendimin e Ministrisë së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit për subvencionimin direkt të prindërve për blerjen e teksteve shkollore.Drejtoresha e Arsimit në Komunën e Prizrenit, Luljeta Veselaj – Gutaj ka shprehur qëndrimin se kjo praktikë do të ketë pasoja negative për sistemin arsimor.

“Për të dytin vit me radhë në arsim, vetëm disa ditë para fillimit të vitit të ri shkollor, po sfidohemi me një vendim të pa planifikuar mirë, dhe që do të sjellë pasoja negative në sistemin arsimor”, ka thënë ajo.Sipas saj, MASHT-i është vonuar me këtë proces dhe se në këtë mënyrë po dëmtohen nxënësit dhe familjet e tyre.

“MASHTI është vonuar shumë me njoftimin e vendimit për rimbursim të mjeteve dhe po e vazhdon eksperimentimin me furnizimin e librave. Vonesat dhe neglizhenca e autoriteteve përgjegjëse në sistemin arsimor po i dëmtojnë shumë nxënësit dhe familjet, duke u shkaktuar vështirësi të reja, dhe po pengojnë në procesin edukativo – arsimor”, ka deklaruar Veselaj-Gutaj.Ajo ka shtuar se përvojat e vitit të shkuar tregojnë se do të ketë efekte negative, sidomos për familjet e sfiduara ekonomikisht dhe në aspektin social.

“Me një vendim të paplanifikuar mirë, dhe që do të sjellë pasoja negative, nga përvojat e vitit të kaluar nuk do të mund të realizohet në tërësi, dhe ata që do të pësojnë më së shumti janë fëmijët që vijnë nga familjet e sfiduara ekonomikisht dhe në aspektin social, me këtë edhe cenohet e drejta në arsim cilësor”, ka thënë ajo.

Madje partinë në pushtet e ka akuzuar për improvizime dhe qeverisje të dobët në fushën e arsimit.

“Kjo parti në pushtet është më e mira në eksperimentime nga të gjitha të tjerat, por më e dobëta në qeverisje të drejtë. Dëmet që është duke i shkaktuar sistemit të arsimit do të nevojitet shumë kohë të rikuperohen”, është shprehur drejtoresha e Arsimit në Komunën e Prizrenit.Drejtori i Arsimit në Komunën e Suharekës, Remzi Bajselmani ka vlerësuar se koha është e shkurtër për të realizuar këtë vendimmarrje të MASHTI-t deri me 2 shtator.

“Gjithashtu mundësitë e aplikimit për subvencione te disa raste janë sfiduese”, ka thënë ai, duke shtuar se ka prindër që nuk janë të familjarizuar me procedurat e aplikimit në platformën e-Kosova.Bazuar në përvojën e vitit të shkuar ai ka theksuar se në Suharekë në rreth 90% të rasteve është jetësuar pajisja me tekste mësimore. “Por ka pasur edhe raste që nxënësit i kanë fotokopjuar librat. Por edhe prindër të pa përgjegjshëm që mjetet i kanë shpenzuar tjetërkah”, është shprehur ai.
Sipas tij edhe për dërgimin e katalogut të librave afati i dhënë nga MASHTI ka qenë i shkurtër.Ai konsideron se zgjidhja më e mirë do të ishte që shtëpitë botuese ti furnizojnë direkt shkollat me tekste shkollore, në bazë të zgjedhjes së bërë nga mësimdhënësit dhe nxënësit.
Drejtori i Arsimit në Komunën e Dragashit, Zeni Krasniqi ka theksuar se procesi për subvencionimin direkt të prindërve për blerjen e teksteve shkollore është i vonuar.“Procedura ka qenë e mundimshme për një pjesë të konsiderueshme të prindërve, si pasojë shumë nxënës vjet e kanë filluar vitin pa tekste shkollore”, ka thënë ai.

Vendimarrja e MASHTI-t për subvencionimin direkt të prindërve për blerjen e teksteve shkollore nga Iniciativa CorrWatch është cilësuar si shkelje ligjore.
“Duke subvencionuar këtë shërbim që në fakt duhej të ishte përgjegjësi ekskluzive e ministrisë, MASHTI ka lënë hapësirë të gjerë për keqpërdorime por gjithashtu tregon një mungesë të kontrollit të mirëfilltë, transparencës dhe llogaridhënies në menaxhimin e parasë publike”, thuhet në reagim.Në anën tjetër MASHTI përmes një reagimi ndaj pretendimeve të CorrWatch ka theksuar se ka vepruar në përputhje të plotë me ligjet dhe rregulloret në fuqi.

“Subvencionimi direkt për prindërit për të financuar blerjen e teksteve shkollore për fëmijët e tyre është një mandat i bazuar në ligj, krejt i natyrshëm e plotësisht legjitim, praktikë që zbatohet në shumë fusha e në vende të ndryshme”, ka shkruar MASHTI.Sipas vendimit të ministrisë, këtë vit për nxënësit nga klasa e 1-5 subvencionimi do të bëhet me nga 80 euro, ndërsa për nxënësit nga klasa 6-9 subvencionimi do të jetë me nga 110 euro./Telegrafi

JU REKOMANDOJMË

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Një ditë para protestës, Rama i drejtohet Qeverisë: Mos i merrni komunave atë që u takon qytetarëve

“Për koncert po, për tjerat jo”, Përparim Rama s’flet për zhvillimet brenda LDK’së
31/08/2026 - 22:34

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar një video në Facebook një ditë para protestës së komunave para Qeverisë së Kosovës. Rama ka kërkuar nga ekzekutivi qendror që...

Më shumëDetails

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë
31/08/2026 - 22:22

Gazetari Parim Olluri, ka thënë në “Pressing” të T7, se Bekim Sejdiu është kandidat konsensual i Vjosa Osmanit dhe Lumir Abdixhikut. Ai ka thënë se grupi parlamentar i...

Më shumëDetails

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së
31/08/2026 - 21:56

Gazetari Valon Syla në “Pressing” të T7, ka thënë se Bekim Sejdiu mund të mos votohet nga katër deputetë të LDK-së. Tutje, ai ka thënë se edhe dy...

Më shumëDetails

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse
31/08/2026 - 21:17

Një përgjigje e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, se qëndrimi i Ukrainës për mosnjohjen e Kosovës mbetet i pandryshuar, nxiti pakënaqësi në Kosovë dhe kulmoi me heqjen e...

Më shumëDetails

Bedri Hamza thotë se asnjë deputet i PDK nuk do të votojë për Bekim Sejdiun, dyshon që VV e LDK i kanë numrat

Hamza: Drafti aktual i Asociacionit është oferta më e varfër që e ka pasur Kosova në tavolinë
31/08/2026 - 21:13

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka folur për marrëveshjen e arritur sot në mes VV-së dhe LDK-së që kandidati për president të jetë Bekim Sejdiu,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    153 Shpërndaje
    Shpërndaje 61 Tweet 38
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë