Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Rukiqi: Udhëzimi Administrativ i MINT-it krijon hapësirë që Qeveria të keqpërdor me kuotat tatimore në import

16/08/2024 - 14:44
në Lajme
A A
Rukiqi: 28% e kosovarëve planifikojnë të migrojnë, kryeministri flet për luftë imagjinare me Serbinë
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Ish-kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi, ka thënë se Udhëzimi Administrativ për vendosjen e kuotave tatimore në import, i nënshkruar nga Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT) krijon hapësirë që Qeveria të keqpërdor me kuotat në import dhe bënë diskriminim të akterëve të ndryshëm në treg, raporton Ekonomia Online.

Ai ka thënë se për këtë udhëzim ka pranuar shqetësime nga bizneset dhe shoqatat e tyre, pasi i njëjti nuk është diskutuar fare me grupet e interesit. Sipas tij, kjo është praktikë bizare e Qeverisë Kurti.

Rukiqi ka thënë se do ti shohin të gjitha rrugët procedurale, ligjore e parlamentare për ta kontestuar këtë udhëzim administrativ, e sidomos në aspektin se sa bie ndesh me Kushtetutën dhe me ligjin aktual që është për Tregti të Jashtme.

“Kam marrë edhe unë kërkesa edhe shqetësime nga bizneset dhe shoqatat e bizneseve të cilat janë të shqetësuara për disa arsye. E para është që një udhëzim administrativ i rëndësisë se veçantë që lidhet me administrimin e kuotave ne import, nuk është diskutuar fare me publikun, nuk është diskutuar fare me grupet e interesit. Kjo është praktikë e vazhdueshme. Të gjitha këto udhëzime administrative, të gjitha këto akte ligjore, nënligjore të cilat janë me rendësi për ekonominë e vendit, me rendësi për funksionimin e hallkave të ekonomisë në asnjë rast dhe në asnjë herë të vetme nuk janë diskutuar me ata që prekin drejt për drejt nga këto udhëzime. Kjo është praktikë bizare e kësaj qeverie në trajtimin e atyre të cilët në këtë rast janë kontribuuesit me të mëdhenj të buxhetit të vendit, të punësimit në vend”, ka thënë ai.

Anëtari i kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës, ka thënë se ky udhëzim administrativ është kopje e neneve të Ligjit për Tregti të Jashtme.

Ai ka thënë se vendet e huaja në bazë të marrëveshjeve ndërkombëtare, përcaktojnë kuota në import për produkte të caktuara, për industritë të caktuara por jo si në rastin e Kosovës që prek të gjithë importin.

Ai ka theksuar se si i tillë bie ndesh me ligjet aktuale që i janë në fuqi, është i rrezikshëm për të ardhmen e funksionimit të tregut në Kosovë dhe konkurrencën e lirë.

“Pjesa e dytë e problematikës që lidhet me këtë udhëzim administrativ nga ajo që ne e kemi analizuar në departamentin për ekonomi në LDK është se çka tenton me rregullu ky udhëzim administrativ. Ky udhëzim administrativ i referohet ligjit për tregti të jashtme, por në fakt vetëm është kopje e neneve të atij ligji dhe pastaj disa dispozita administrative që fare nuk e trajtojnë përmbajtjen, materien e kësaj çështje që janë kuotat në import. Vendet ne bazë të marrëveshjeve ndërkombëtare, në bazë të rregullave të organizatës botërore te tregtisë, përcaktojnë kuota në import por, për produkte të caktuara për industritë të caktuara. Por jo të bëhen rregullator i komplet importit. Ky akt nënligjor, e lejonë hapësirën që qeveria, në këtë rast MINT, keqpërdor me këto kuota në import. Krijon këtë hapësirë. Krijon hapësirë të madhe për diskriminim të aktrevë të ndryshëm në treg. Si i tillë përveç që bie ndesh me ligjet aktuale që i kemi në fuqi, është edhe i rrezikshëm për të ardhmen e funksionimit të tregut në Kosovë dhe konkurrencën e lirë. Atëherë ka edhe element antikushtetues brenda tij”, ka thënë ai.

JU REKOMANDOJMË

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Një ditë para protestës, Rama i drejtohet Qeverisë: Mos i merrni komunave atë që u takon qytetarëve

“Për koncert po, për tjerat jo”, Përparim Rama s’flet për zhvillimet brenda LDK’së
31/08/2026 - 22:34

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar një video në Facebook një ditë para protestës së komunave para Qeverisë së Kosovës. Rama ka kërkuar nga ekzekutivi qendror që...

Më shumëDetails

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë
31/08/2026 - 22:22

Gazetari Parim Olluri, ka thënë në “Pressing” të T7, se Bekim Sejdiu është kandidat konsensual i Vjosa Osmanit dhe Lumir Abdixhikut. Ai ka thënë se grupi parlamentar i...

Më shumëDetails

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së
31/08/2026 - 21:56

Gazetari Valon Syla në “Pressing” të T7, ka thënë se Bekim Sejdiu mund të mos votohet nga katër deputetë të LDK-së. Tutje, ai ka thënë se edhe dy...

Më shumëDetails

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse
31/08/2026 - 21:17

Një përgjigje e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, se qëndrimi i Ukrainës për mosnjohjen e Kosovës mbetet i pandryshuar, nxiti pakënaqësi në Kosovë dhe kulmoi me heqjen e...

Më shumëDetails

Bedri Hamza thotë se asnjë deputet i PDK nuk do të votojë për Bekim Sejdiun, dyshon që VV e LDK i kanë numrat

Hamza: Drafti aktual i Asociacionit është oferta më e varfër që e ka pasur Kosova në tavolinë
31/08/2026 - 21:13

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka folur për marrëveshjen e arritur sot në mes VV-së dhe LDK-së që kandidati për president të jetë Bekim Sejdiu,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    153 Shpërndaje
    Shpërndaje 61 Tweet 38
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë