Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në mesditë në Prevallë, ku pesë persona dyshohet se janë goditur nga rrufeja.
Rastin e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi.
Bytyqi deklaroi për Indeksonline se pesë persona janë goditur nga rrufeja.
“Sot rreth orës 12:14, policia ka marrë informatën se në Prevallë, rrufeja ka goditur 5 persona. Njëra nga viktimat, femër, është në gjendje më të rëndë”, tha Bytyqi