Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Eksperti i emergjencave: Vështirësi t’i ndalim zjarret – S’kemi zjarrfikës mjaftueshëm e as helikopter

18/08/2024 - 15:23
në Lajme
A A
Zjarrfikësit: Ne kemi pagën më të ulët krahasuar me policinë, doganierët e zyrtarët korrektues
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Njohësi i emergjencave, Tahir Ahmeti, ka thënë se zjarret e fundit në vend, veçanërisht ato në Prevallë, kanë qenë të vështira të lokalizohen, për shkak të numrit të vogël të zjarrfikësve dhe mungesës së pajisjeve.

Në një intervistë për Ekonomia Online, Ahmeti ka thënë se shteti duhet të investojë më shumë në resurset humane dhe pajisje të modernizuara të kësaj fushe, veçanërisht para verës, kur edhe rreziku për zjarret është më i lartë.

Në rastet më ekstreme, ai ka thënë se mund t’i kërkohet ndihmë edhe KFOR-it, pasiqë Kosova nuk ka ende asnjë helikopter.

Madje, ai ka shtuar se për parandalimin e zjarreve, duhen edhe fushata vetëdijësuese për qytetarët dhe fshatarët, sepse shpesh herë zjarri i ndezur nga ta, mund të përhapet.

“Viteve të fundit, si dhe muajin e fundit, kemi pasur temperatura shumë të larta në vendin tonë dhe kjo ka bërë që të kemi zjarre të shumta, qoftë zjarre fushore apo zjarre pyjore. Jemi dëshmitarë se ka pasur zjarre të mëdha në rajonin e Prevallës dhe është mjaft e vështirë të lokalizohet nga zjarrfikësit për shkak të resurseve humane të numri të vogël të zjarrfikësve si dhe për shkak të terrenit të papërshtatshëm që gjendet në ato zjarre, andaj kjo e bënë edhe më të vështirë lokalizimin e tyre. Institucionet duhet që me kohë të bëjnë fushata vetëdijësuese edhe të qytetarëve, në mënyrë që ata të mos ndezin zjarre sepse mjafton një shkëndijë e vogël dhe pastaj zjarri të përhapet dhe të kemi dëme të mëdha siç po digjen mijëra hektarë”, ka thënë Ahmeti.

Siç ka thënë ai, një ndër shkaktarët është edhe djegia e kashtës në tokat bujqësore nga fermerët, e cila shkakton zjarre që përhapen për shkak të erërave nëpër pyje. Si pasojë, ka dëme mjaft të mëdha – rrezikohet flora dhe fauna, ndotet ambienti e kur janë afër vendbanimeve rrezikohet edhe jeta e qytetarëve.

“Këto raste ndodhin gjithmonë në sezonin e verës kur kemi temperatura të larta. Një ndër shkaktarët është edhe djegia e kashtës në tokat bujqësore që e bëjnë fermerët, kjo shkakton pastaj zjarre dhe zjarret përhapen edhe për shkak të erërave nëpër pyje dhe shkaktohen dëme mjaft të mëdha si dhe rrezikohet flora dhe fauna dhe ndotet ambienti e kur janë afër vendbanimeve rrezikohet edhe jeta e qytetarëve”, theksoi ai për EO.

Ahmeti ka shtuar se Ministria e Punëve të Brendshme, përmes agjencionit të menaxhimit të emergjencave, mund të bëjë kërkesë te KFOR-i si reagues i tretë që është në Kosovë, në mënyrë që të ndihmohet me shuarjen e zjarrit nga ajri.

“Sa herë ka pasur temperatura të larta ka pasur edhe zjarre në këto pyje dhe është mjaft e vështirë të lokalizohen për shkak se numri i zjarrfikësve në vendin tonë është mjaft i vogël,mjetet dhe pajisjet e tyre nuk janë në nivelin që do duhej të ishin dhe kjo e bënë edhe më të vështirë shuarjen e këtyre zjarreve nëpër pyje. Gjithmonë para sezonës së verës institucionet duhet të ngritin kapacitetet humane, njerëzore dhe përgatitja me pajisje e në raste më ekstreme kur zjarri nuk mund të shuhet atëherë Ministria e Punëve të Brendshme përmes agjencionit të menaxhimit të emergjencave mund të bëjë kërkesë te KFOR-i si reagues i tretë që është në Kosovë, në mënyrë që të ndihmohet me shuarjen e zjarrit nga ajri. Ende, 25 vite pas luftës Kosova nuk e ka asnjë helikopter të cilin mund ta shfrytëzojë për shuarjen e këtyre zjarreve në pyje”, shtoi ai.

Tutje, ai ka thënë se inicimi i zjarrit që shkakton rrezikim të përgjithshëm qoftë nga pakujdesia apo edhe i qëllimshëm është vepër penale dhe si e tillë sanksionohet me burgim.

“Edhe qytetarët duhet ta dinë se një shkëndijë e vogël e zjarrit mund të shkaktojë zjarre me përmasa të mëdha, si dhe inicimi i zjarrit që shkakton rrezikim të përgjithshëm qoftë nga pakujdesia apo edhe i qëllimshëm është vepër penale dhe si e tillë sanksionohet me burgim. Andaj, edhe qytetarët duhet ta dinë se janë duke e shkelur ligjin dhe institucionet në këtë rast duhet të merren më shumë në terren që shkelësit e ligjit të dalin para drejtësisë, dhe të vetëdijesohen se përveç që po shkaktojnë dëme të mëdha, po rrezikohet edhe jeta e vet dhe po shkaktojnë vepër penale”, përfundoi ai.

JU REKOMANDOJMË

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Një ditë para protestës, Rama i drejtohet Qeverisë: Mos i merrni komunave atë që u takon qytetarëve

“Për koncert po, për tjerat jo”, Përparim Rama s’flet për zhvillimet brenda LDK’së
31/08/2026 - 22:34

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar një video në Facebook një ditë para protestës së komunave para Qeverisë së Kosovës. Rama ka kërkuar nga ekzekutivi qendror që...

Më shumëDetails

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë
31/08/2026 - 22:22

Gazetari Parim Olluri, ka thënë në “Pressing” të T7, se Bekim Sejdiu është kandidat konsensual i Vjosa Osmanit dhe Lumir Abdixhikut. Ai ka thënë se grupi parlamentar i...

Më shumëDetails

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së
31/08/2026 - 21:56

Gazetari Valon Syla në “Pressing” të T7, ka thënë se Bekim Sejdiu mund të mos votohet nga katër deputetë të LDK-së. Tutje, ai ka thënë se edhe dy...

Më shumëDetails

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse
31/08/2026 - 21:17

Një përgjigje e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, se qëndrimi i Ukrainës për mosnjohjen e Kosovës mbetet i pandryshuar, nxiti pakënaqësi në Kosovë dhe kulmoi me heqjen e...

Më shumëDetails

Bedri Hamza thotë se asnjë deputet i PDK nuk do të votojë për Bekim Sejdiun, dyshon që VV e LDK i kanë numrat

Hamza: Drafti aktual i Asociacionit është oferta më e varfër që e ka pasur Kosova në tavolinë
31/08/2026 - 21:13

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka folur për marrëveshjen e arritur sot në mes VV-së dhe LDK-së që kandidati për president të jetë Bekim Sejdiu,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    153 Shpërndaje
    Shpërndaje 61 Tweet 38
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë