Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Paushalli mund të jetë praktikë prezente në faturat e energjisë elektrike në veri edhe për një vit, ende s’ka kontratë për matësit

19/08/2024 - 01:58
në Kryesore, Lajme
A A
Paushalli mund të jetë praktikë prezente në faturat e energjisë elektrike në veri edhe për një vit, ende s’ka kontratë për matësit
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Faturimi i konsumit të energjisë elektrike me vlerë fikse apo paushall mund të jetë praktikë prezente në katër komunat me shumicë serbe edhe për një vit.

Dy muaj e gjysmë nga mbyllja e tenderit, Bashkimi Evropian nuk e ka nënshkruar kontratën për furnizim me matës të mençur, për konsumatorët në Mitrovicë të Veriut, Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok.

Pa dhënë detaje, Zyra e BE-së përsëriti përgjigjen që i kishte dhënë ATV-së në fillim të muajit Qershor.

“Aktualisht, Bashkimi Evropian është duke i vlerësuar ofertat e pranuara. Me kusht që procedura është suksesshme, kontrata do të nënshkruhet së shpejti”, thanë nga zyra e BE-së në Kosovë.

Të mbyllur, sikur për secilën çështje tjetër, mbeten nëElektrosever – kompaninë bijë të “ElektroPrivredaSerbija”, e licencuar në Kosovë në Qershor të vitit 2022.

Megjithatë nëpërmjet fletushkave, pa përmendur detaje dhe afate, kjo kompani ka nisur informimin e konsumatorëve të saj se matësit aktualë “në të ardhmen të ndërrohen me të mençur”

Matësit, të cilët do t’i blejë Bashkimi Evropian, do t’i dorëzohen KEDS-it, që pastaj në bashkëpunim me Elektroseverin do të vijojë me vendosjen e tyre.

Draft-kontrata, të cilën e ka parë ATV-ja, dhe e cila parasheh furnizim me rreth 25 mijë matës “smart”, si dhe koncentratorë e transmormatorë të tensionit të energjisë, ka afat zbatimit prej 365 ditësh.

Sipas kushteve specifike në draft-kontratë, brenda tre muajve të parë, furnitori do të bëjë dërgesën e parë prej jo më shumë se 10% të totalit të matësve.

Nga 1 Janari 2024, kur Elektrosver mori përsipër furnizimin në katër komunat me shumicë serbe në veri pjesa dërmuese e konsumatorëve paguajnë paushall, në vlerë rreth 20 euro.

Që nga përfundimi i luftës, dëmi buxhetor si pasojë e mos-pagesës së energjisë elektrike në Mitrovicë të Veriut, Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok llogaritet të jetë rreth 350 milionë euro.

JU REKOMANDOJMË

28 vite pas rënies së tij, Haliti publikon për herë të parë letrën nga Bekim Berisha “Abeja”: “Nuk kisha mundur as psikikisht e as fizikisht të përballoj punën tuaj dhe të ‘Dajës’”

28 vite pas rënies së tij, Haliti publikon për herë të parë letrën nga Bekim Berisha “Abeja”: “Nuk kisha mundur as psikikisht e as fizikisht të përballoj punën tuaj dhe të ‘Dajës’”
15/08/2026 - 20:50

Xhavit Haliti, një prej figurave të hershme të organizimit politik e ushtarak të shqiptarëve ndaj regjimit jugosllav dhe më pas pjesëmarrës në organizimin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës...

Më shumëDetails

Gashi e cilëson ‘‘tallje’’ deklaratën e Kurtit që e quajti ‘‘mik’’ Abdixhikun: Ai s’e mbanë fjalën

Gashi e cilëson ‘‘tallje’’ deklaratën e Kurtit që e quajti ‘‘mik’’ Abdixhikun: Ai s’e mbanë fjalën
15/08/2026 - 20:42

Arben Gashi, nga Lidhja Demokratike e Kosovës, ka kritikuar liderin e VV’së, Albin Kurti, lidhur me deklaratën e këtij të fundit pasi që ai e cilësoi ‘’mik’’ liderin...

Më shumëDetails

Va’rret masive në Zubin Potok/ Mostrat do të dërgohen për testim të ADN-së në Holandë

Va’rret masive në Zubin Potok/ Mostrat do të dërgohen për testim të ADN-së në Holandë
15/08/2026 - 20:34

Kushtrim Gara nga Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur ka sqaruar se eshtrat e gjetura në lokacionet e dyshuara për varre masive në Zubin Potok fillimisht dërgohen për...

Më shumëDetails

Ngërçi politik: A mund të qartësojë rrugën Kushtetuesja?

Kushtetuesja i reagon Kurtit dhe zyrtarëve të VV’së që i sulmuan dje, i quan deklarata të pamatura: Të ruhet pavarësia e Gjykatës
15/08/2026 - 20:30

Afati 30-ditor për konstituimin e Kuvendit tashmë ka kaluar, ndërsa ende nuk dihet qartë se çfarë ndodh më pas. Kjo dilemë mund të trajtohet nga Gjykata Kushtetuese përmes...

Më shumëDetails

Mijëra kosovarë drejt Shqipërisë edhe këtë fundjavë

Mijëra kosovarë drejt Shqipërisë edhe këtë fundjavë
15/08/2026 - 20:04

Edhe kjo e shtunë ka shënuar një fluks të hyrjeve të qytetarëve të Kosovës në pikën e kalimit kufitar të Morinës, me destinacion bregdetin shqiptar për pushime. Sipas...

Më shumëDetails

“Keqpërdorim i detyrës zyrtare”: Prokuroria kërkon një muaj paraburgim për gjyqtarin e arrestuar

“Keqpërdorim i detyrës zyrtare”: Prokuroria kërkon një muaj paraburgim për gjyqtarin e arrestuar
15/08/2026 - 19:50

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit ndaj gjyqtarit të Gjykatës Themelore në Prishtinë, Avdirrahman Gashi, i cili u arrestua nën dyshimin...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Po hapnin kanalizimin, punëtorët gjejnë 9 milionë euro ar të fshehura në mur

    Po hapnin kanalizimin, punëtorët gjejnë 9 milionë euro ar të fshehura në mur

    100 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25
  • “Armë të gjata, revole”, Policia jep detaje se çka iu gjet Hazirajt gjatë arrestimit

    92 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23
  • Bllokada politike, PDK merr një vendim!

    85 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21
  • Vildane Zeneli bën namin në dhomën e gjumit, fotot para pasqyrës i lënë ndjekësit gojëhapur

    83 Shpërndaje
    Shpërndaje 33 Tweet 21
  • Sallon për floktari në letra, shërbime shëndetësore fillerë e Botox pa licencë në praktikë, gjobitet 4 mijë euro qendra estetike e Shkurta Hysenit

    84 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë