Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Fillon Konventa Kombëtare Demokratike në Çikago – Kurti, Gashi e Nikaj marrin pjesë me ftesë të NDI

19/08/2024 - 10:25
në Lajme
A A
Fillon Konventa Kombëtare Demokratike në Çikago – Kurti, Gashi e Nikaj marrin pjesë me ftesë të NDI
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Sot në Çikago do të nis Konventa Kombëtare Demokratike, ku duhet të zyrtarizohet emërimi i Kamala Harris si kandidate demokrate presidenciale për zgjedhjet e nëntorit në SHBA.Në këtë takim do të marrë pjesë edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ndërsa ambasadori i SHBA-së në Prishtinë, Jeffrey Hovenier, ka theksuar se ai nuk ka udhëtuar me ftesë të Qeverisë së SHBA-së, por me ftesë të Institutit Kombëtar Demokratik (NDI).

Siç është raportuar, në konventë do të jenë të pranishëm kryeministri Albin Kurti, anëtari i Kryesisë së Lidhjes Demokratike Alush Gashi dhe sekretari për Marrëdhënie me Jashtë i Partisë Demokratike të Kosovës, Bernard Nikaj.Në lidhje me ftesën për Kurtin, ambasadori amerikan është pyetur nga Radio Evropa e Lirë, por ambasadori theksoi se ftesa nuk është nga Qeveria Amerikane.

“Sa e di unë, kryeministri Kurti planifikon të marrë pjesë në Konventën Kombëtare Demokratike me ftesë të Institutit Kombëtar Demokratik (NDI – National Democratic Institute). Por, të jemi të qartë, kjo nuk është ftesë nga Qeveria amerikane. Partia Demokratike është një parti politike në Shtetet e Bashkuara. NDI-ja është krah i Partisë Demokratike që punon në ndërtimin e partive dhe institucioneve demokratike jashtë vendit”.“Pra, kryeministri është ftuar nga NDI-ja, besoj në cilësinë e tij si kryetar i një prej partive të Kosovës, ashtu siç NDI-ja i ka ftuar edhe kryetarët e partive tjera të Kosovës. Por, kjo nuk është ftesë nga Qeveria amerikane”, ka thënë ndër tjerash ambasadori amerikan në një instervistë dhënë për REL.

Tubimi në Çikago do të zgjasë katër ditë dhe pritet të marrin pjesë mijëra njerëz, për të treguar entuziazmin e tyre për kandidaturën e Harris, i cili u bë kandidat pas tërheqjes së presidentit Joe Biden.Pjesa kryesore e programit do të transmetohet drejtpërdrejt në të gjitha televizionet kryesore, si dhe do të transmetohet gjithashtu në platformat Hulu, Paramount Plus, Peacock dhe Max, në kanalet YouTube dhe X të Komitetit Kombëtar Demokratik dhe faqet e tjera të internetit.

E ndërsa në konventë pritet një atmosferë gazmore, para Qendrës së Bashkuar në Çikago priten demonstrata për shkak të pakënaqësisë me politikën e administratës demokratike ndaj Izraelit, i cili po bën luftë në Gaza.Biden do ta hapë konventën me një fjalim që do të jetë edhe lamtumira e politikanit që ishte kandidati demokrat për president vetëm pak javë më parë, i cili pritej të pranonte nominimin në konventë.
Në fjalimin e tij, Biden do të insistojë se do të përbëjë një kërcënim për demokracinë në SHBA nëse ish-presidenti amerikan dhe kandidati republikan për president Donald Trump kthehet në Shtëpinë e Bardhë, thanë ndihmësit e Biden, raportoi AP.Ata thanë se folësit në konventë pritet t’i referohen arritjeve të Biden gjatë presidencës së tij, përfshirë masat e zbatuara gjatë pandemisë së koronës, investimeve të mëdha në infrastrukturë dhe reformën e kujdesit shëndetësor.

Është bërë e ditur se Zonja e Parë e SHBA-së Jill Biden dhe anëtarë të tjerë të familjes Biden do të jenë të pranishëm në Konventën Kombëtare Demokratike në Çikago.Ish-kandidatja presidenciale Hillary Clinton dhe ish-presidentët Barack Obama dhe Bill Clinton janë gjithashtu folës të paraqitur.
Guvernatori i Minesotës dhe kandidati për nënpresident Tim Walz do të prezantohet para amerikanëve të mërkurën në mbrëmje dhe në ditën e fundit të kongresit do të flasë kandidatja për presidente, Kamala Harris.Biden u tërhoq nga fushata e rizgjedhjes më 21 korrik pas presionit nga Partia Demokratike për ta bërë këtë, dhe më pas miratoi Kamala Harris që të ishte kandidatja demokrate për presidencën e SHBA.

JU REKOMANDOJMË

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Një ditë para protestës, Rama i drejtohet Qeverisë: Mos i merrni komunave atë që u takon qytetarëve

“Për koncert po, për tjerat jo”, Përparim Rama s’flet për zhvillimet brenda LDK’së
31/08/2026 - 22:34

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar një video në Facebook një ditë para protestës së komunave para Qeverisë së Kosovës. Rama ka kërkuar nga ekzekutivi qendror që...

Më shumëDetails

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë
31/08/2026 - 22:22

Gazetari Parim Olluri, ka thënë në “Pressing” të T7, se Bekim Sejdiu është kandidat konsensual i Vjosa Osmanit dhe Lumir Abdixhikut. Ai ka thënë se grupi parlamentar i...

Më shumëDetails

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së
31/08/2026 - 21:56

Gazetari Valon Syla në “Pressing” të T7, ka thënë se Bekim Sejdiu mund të mos votohet nga katër deputetë të LDK-së. Tutje, ai ka thënë se edhe dy...

Më shumëDetails

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse
31/08/2026 - 21:17

Një përgjigje e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, se qëndrimi i Ukrainës për mosnjohjen e Kosovës mbetet i pandryshuar, nxiti pakënaqësi në Kosovë dhe kulmoi me heqjen e...

Më shumëDetails

Bedri Hamza thotë se asnjë deputet i PDK nuk do të votojë për Bekim Sejdiun, dyshon që VV e LDK i kanë numrat

Hamza: Drafti aktual i Asociacionit është oferta më e varfër që e ka pasur Kosova në tavolinë
31/08/2026 - 21:13

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka folur për marrëveshjen e arritur sot në mes VV-së dhe LDK-së që kandidati për president të jetë Bekim Sejdiu,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    153 Shpërndaje
    Shpërndaje 61 Tweet 38
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë