Lidhja Demokratike e Kosovës ka shkruar se Alush Gashi po e përfaqëson LDK’në në Komventën e Partisë Demokratike në Çikago të SHBA’së.
“I deleguar nga Kryetari Abdixhiku, prof. Alush Gashi po e përfaqëson Lidhjen Demokratike të Kosovës në Konventën e Partisë Demokratike në Çikago të SHBA-ve.”
LDK ka thënë se Gashi do të qëndrojë për katër ditë të punimeve të Konventës, ku pritet konfirmimi i Kamala Harris si kandidate e demokratëve për presidente.
“Prof. Gashi, do të qëndrojë për katër ditët e punimeve të Konventës, ku pritet konfirmimi i kandidates për President nga radhët e demokratëve znj. Kamala Harris.”
LDK ka thënë se do të angazhohet për marrëdhënie të mira me të dy partitë amerikane.
“LDK angazhohet për marrëdhënie të mira me të dy partitë e mëdha amerikane, si faktor e kontributdhënës historik në kauzën tonë për liri, pavarësi e demokraci.”












