Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Zëdhënësi i BE-së për urën e Ibrit: Pozicioni i BE-së s’ka ndryshuar, qeveria t’i dëgjojë mesazhet e aleatëve

20/08/2024 - 13:53
në Kryesore, Lajme
A A
Stano e ripërsërit: Çdo vendim për hapjen e Urës së Ibrit duhet të dalë nga dialogu në Bruksel
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Pozicioni i BE-së rreth çështjes së hapjes së urës së Ibrit nuk ka ndryshuar, thotë zëdhënësi i BE-së, Peter Stano.Në një konferencë për media, Stano ka thënë se po vazhdojnë diskutimet në lidhje me këtë çështje edhe se pikëvështrimi i partnerëve ndërkombëtarë është se “veprimet e njëanshme dhe të pakoordinuara” nga qeveria e Kosovës duhet të shmangen.

“Qëndrimi i Bashkimit Evropian lidhur me urën është thënë qartë gjatë ditëve dhe javëve të kaluara, si dhe u është komunikuar partnerëve në Prishtinë, dhe është diskutuar gjerësisht me të gjithë partnerët tjerë brenda BE-së, me SHBA-në dhe KFOR-in. Pozicioni i BE-së nuk ka ndryshuar. Nuk ka asgjë të re për të shtuar, vetëm ritheksoj që po, ka diskutime dhe ndërveprime që po vazhdojnë lidhur me këtë çështje, në linjë me qëndrimin e BE-së që veprimet e njëanshme dhe të pakoordinuara duhet të shmangen dhe që kjo çështje duhet të diskutohet në kuadër të dialogut. Ky është pikë-vështrimi i të gjithë partnerëve dhe aleatëve të Kosovës”, ka deklaruar Stano.Stano ka theksuar se qeveria e Kosovës do të bënte mirë po të dëgjonte këto mesazhe nga aleatët.

“Autoritetet e Kosovës do t’i bënin një shërbim të mirë vetes dhe qytetarëve të tyre nëse do të dëgjonin dhe do t’ua vinin veshin mesazheve nga partnerët dhe aleatët. Preferojmë të mos spekulojmë në skenarët: çka nëse. Ne jemi të angazhuar me partnerët, në Kosovë dhe komunitetin ndërkombëtarë për të shmangur çfarëdo hapi të njëanshëm dhe të pakoordinuar që mund të ketë më shumë ndikim negativ dhe pasoja, jo vetëm në komunitetet e prekur, por edhe administratën kosovare dhe Qeverinë në Prishtinë”, ka vijuar ai.Ai ka thënë se nuk ka ndonjë datë për takimin e radhës në kuadër të dialogut Kosovë – Serbi duke theksuar se qëndrimi i BE-së për çështjen e urës është i qartë.

“Qëndrimi i BE-së është shumë i qartë. Nuk kam datë për takim të cilën mund ta njoftoj tani, por qëndrimi i BE-së dhe i të gjithë partnerëve të BE-së është shumë i qartë kur bëhet fjalë për atë se si duhet ta trajtojmë ri-hapjen e urës dhe kjo po diskutohet me Prishtinën dhe partnerët ndërkombëtarë”, ka shtuar Stano ndër të tjera.Vendet e QUINT-it, SHBA, Britania, Franca, Gjermania dhe Italia, e kanë quajtur të “njëanshëm” synimin e Qeverisë së Kosovës për rihapjen e urës së Ibrit në këtë kohë.

Bashkimi Evropian ka bërë thirrje që çështja e urës të diskutohet në dialog me Serbinë.

JU REKOMANDOJMË

Zjarret në Shqipëri e Evropë, presidentja e KE, Von der Leyen: Po monitorojmë nga afër, jemi në gatishmëri të lartë

Zjarret në Shqipëri e Evropë, presidentja e KE, Von der Leyen: Po monitorojmë nga afër, jemi në gatishmëri të lartë
15/08/2026 - 18:04

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka reaguar për situatën e zjarreve në Evropë, duke përmendur edhe Shqipërinë në mesin e vendeve që po përballen me...

Më shumëDetails

Kosovari në paraburgim në Serbi, MPJ: Kemi njoftuar BE’në dhe QUINT’in, do kërkojmë leje që ta vizitojë familja

Kosovari në paraburgim në Serbi, MPJ: Kemi njoftuar BE’në dhe QUINT’in, do kërkojmë leje që ta vizitojë familja
15/08/2026 - 17:48

Ministria e Jashtme ka njoftuar se shtetasit të Kosovës, Dukagjin Maxhuni i është caktuar 30 ditë paraburgim në Serbi pas arrestimit atje. MPJD, ka shtuar edhe se lidhur...

Më shumëDetails

“Armë të gjata, revole”, Policia jep detaje se çka iu gjet Hazirajt gjatë arrestimit

Policia njofton për arrestimin e Vezir Hazirajt: U dorëzua pasi që e pa se s’kishte mundësi largimi, bashkëpunuam me njësinë speciale e AKI’në
15/08/2026 - 17:38

Policia e Kosovës ka arrestuar Vezir Hazirajn, i dyshuar për kryerjen e veprës penale ‘vrasje në tentativë’. Ai prej disa ditësh ishte në arrati, nga ku kishte thënë...

Më shumëDetails

“Rrezik për konflikt fizik në seancë”, Ramadani i reagon Deharit: Çka po paralajmëron, duhet të përgjigjesh në prokurori

“Rrezik për konflikt fizik në seancë”, Ramadani i reagon Deharit: Çka po paralajmëron, duhet të përgjigjesh në prokurori
15/08/2026 - 17:29

Deputeti i Aleancës, Burim Ramadani, ka reaguar pas një postimi të kryesuesit të seancës konstituive të Kuvendit, Avni Dehari, i cili ka thënë se ajo që ndodhi para...

Më shumëDetails

Ndalohet për 48 orë Vezir Haziraj

Ndalohet për 48 orë Vezir Haziraj
15/08/2026 - 17:09

Vezir Haziraj, i dyshuari për disa vepra penale që, tash e 8 ditë ishte në arrati, është dorëzuar në polici. Në një njoftim të mëhershëm, Drejtoria Rajonale e...

Më shumëDetails

“Klysh serbi”, reagon ashpër zëdhënësi i Aleancës pas ofendimit ndaj Gjinit: Ishte ushtar i UÇK-së

“Klysh serbi”, reagon ashpër zëdhënësi i Aleancës pas ofendimit ndaj Gjinit: Ishte ushtar i UÇK-së
15/08/2026 - 17:07

Zëdhënësi i Aleancës, Kushtrim Xhemaili, ka reaguar pas një ofendimi të rëndë drejtuar ish-ushtarit të UÇK-së, Ardian Gjini, lidhur me refuzimin e tij për të marrë pjesë në...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Nesër, ora e parë e mësimit në shkollat e Prishtinës i kushtohet dhunës ndaj grave

    Salihu: 3,101 mësimdhënës, me vendim të Qeverisë, këtë vit do të mbesin jashtë listës së pagave

    111 Shpërndaje
    Shpërndaje 44 Tweet 28
  • Këta janë 6 kandidatët që kaluan verifikimin për Sekretar të Përgjithshëm të Kuvendit

    95 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • Po hapnin kanalizimin, punëtorët gjejnë 9 milionë euro ar të fshehura në mur

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23
  • Bllokada politike, PDK merr një vendim!

    84 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21
  • Elijona “ndez” rrjetet sociale, publikon foto verore në bikini

    83 Shpërndaje
    Shpërndaje 33 Tweet 21

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë