Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

“S’ka rrezik, ura duhet të hapet”/ Bajqinovci: Ushtarët e KFOR-it s’duhet të jenë te ura por në kufi – Policia e Kosovës reaguesi i parë

22/08/2024 - 10:08
në Kryesore, Lajme
A A
“S’ka rrezik, ura duhet të hapet”/ Bajqinovci: Ushtarët e KFOR-it s’duhet të jenë te ura por në kufi – Policia e Kosovës reaguesi i parë
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci, në një intervistë për Gazeta Blic, ka folur për çështjen e urës së Ibrit, kundërshtimin ndërkombëtar e insistimin e Qeverisë për hapjen e saj.Ai thotë se më shumë se ndërkombëtarët, kundër hapjes së urës janë opozita.

Sipas deputetit, s’ka asnjë rrezik në veri dhe ura duhet të hapet.“Opozita më shumë se ndërkombëtarët është kundër hapjes së urës së Ibrit. Ndërkombëtarët s’kanë argument pse s’duhet të hapet ura. Ata të gjitha raportet e viteve të kaluar ai kanë se duhet të hapet. S’ka rrezikim që të hapet ura. Veriu është nën kontroll”, thotë ai.

Bajqinovci vlerëson se ushtarët e KFOR-it duhet të largohen nga ura dhe të rrinë vetëm në kufi, derisa Policia e Kosovës është reaguesja e parë.“S’duhet të ketë ushtarë të KFOR-it te ura, sepse vetë prania e tyre tregon ndarje, andaj edhe ushtarët, betoni e gurët duhet të largohen nga aty. Mendoj se ushtarët duhet të jenë vetëm në kufi, sepse reaguesi i parë është Policia e Kosovës dhe s’ka asnjë qytetar që nuk e do bashkimin e urës”, thekson deputeti për Gazeta Blic.

Ai shton se bashkësia ndërkombëtare po përdor standarde të dyfishta, ndërsa thotë se ushtarët amerikanë nuk i rrezikon askush.“Ndërkombëtarët kanë standarde të dyfishta, dalin kundër raporteve të veta që thonë se ura duhet të hapet. S’ka njeri që mund t’i rrezikojë ushtarët amerikanë, Policia është e gatshme që ta mbrojë urën e Ibrit, kriminelët më s’janë në veri”, potencon Bajqinovci.

Deputeti nuk jep datë për hapjen e urës, por thotë se duhet të ndodhë shumë shpejt, derisa do të ketë edhe faza tjera pas asaj të parës për testim.“Ura duhet të hapet shumë shpejt, faza e parë ka kaluar, do të ketë edhe faza tjera dhe besoj që shumë shpejt do të jetë e gatshme për kalim. Hapja e urës nuk sjell rrezik, ura ka qenë e mbyllur kur Radojçiq ka sulmuar në veri. Ne jemi për të pasur koordinim por ura duhet të hapet sepse s’ka asnjë rrezik hapja e saj dhe largimi i KFOR-it nga aty dhe largimi i pengesave”, deklaron deputeti i VV-së, Mefail Bajqinovci.

JU REKOMANDOJMË

Gjini, Haxhiut: Ju nuk jeni Presidente e zgjedhur – ju edhe Kurti s’po kërkoni zgjidhje, por fajtor

Gjini, Haxhiut: Ju nuk jeni Presidente e zgjedhur – ju edhe Kurti s’po kërkoni zgjidhje, por fajtor
15/08/2026 - 12:33

Kryetari i Aleancës, Ardian Gjini, i është përgjigjur ftesës së ushtrueses së detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, për takimin e së martës, lidhur me situatën e krijuar politike...

Më shumëDetails

Ekstradohet nga Kroacia 34-vjeçari nga Lipjani – arrestohet sapo zbret në Aeroportin “Adem Jashari”

Kreu tri vjedhje- Bie në duart e policisë hajni (A.B)
15/08/2026 - 12:14

Një person i kërkuar nga organet e drejtësisë në Kosovë është ekstraduar nga Kroacia dhe është arrestuar menjëherë pas mbërritjes në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari”. Burimet e Sinjalit...

Më shumëDetails

A do të futen në luftë në anën ruse dhjetëra mijëra koreanë?

A do të futen në luftë në anën ruse dhjetëra mijëra koreanë?
15/08/2026 - 12:10

A do të futen në luftë në anën ruse dhjetëra mijëra koreanë? Gazeta Express 15/08/2026 10:38 Ukraina pretendon se Koreja e Veriut po përgatitet të dërgojë dhjetëra mijëra...

Më shumëDetails

Aksioni i Rinisë së PDK’së: Tre shkelësit e Kushtetutës, fotografia e Haxhiut, Kurtit e Deharit ngjitet në dyert e Kuvendit

Aksioni i Rinisë së PDK’së: Tre shkelësit e Kushtetutës, fotografia e Haxhiut, Kurtit e Deharit ngjitet në dyert e Kuvendit
15/08/2026 - 12:06

Fotografitë e “tre shkelësve të Kushtetutës”, u.d. presidentes Albulena Haxhiu, kryeministrit në detyrë Albin Kurti, si dhe kryesuesit të seancës konstituive Avni Dehari, janë vendosur në dyert e...

Më shumëDetails

Dogana sekuestron 209 pako me barna të kontrabanduara në Prishtinë

Dogana sekuestron 209 pako me barna të kontrabanduara në Prishtinë
15/08/2026 - 11:43

Dogana e Kosovës ka sekuestruar 209 pako me barna të kontrabanduara gjatë një kontrolli në një barnatore në Prishtinë. Sipas njoftimit në Faceboook, kontrolli është realizuar të enjten, ...

Më shumëDetails

Manxhuka për fotografinë e Kurtit me të dyshuarin për lidhje me BIA-n serbe: Institucionet e sigurisë po zbulojnë elemente të dyshimta

Manxhuka për fotografinë e Kurtit me të dyshuarin për lidhje me BIA-n serbe: Institucionet e sigurisë po zbulojnë elemente të dyshimta
15/08/2026 - 11:24

Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Arlind Manxhuka, ka reaguar lidhur me fotografinë e kryeministrit Albin Kurti me Fehim Salin, personin që është raportuar si i dyshuar për lidhje...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Nesër, ora e parë e mësimit në shkollat e Prishtinës i kushtohet dhunës ndaj grave

    Salihu: 3,101 mësimdhënës, me vendim të Qeverisë, këtë vit do të mbesin jashtë listës së pagave

    110 Shpërndaje
    Shpërndaje 44 Tweet 28
  • Gjyqtari Gashi u arrestua në motel, dyshohet për keqpërdorim të detyrës zyrtare

    94 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • Këta janë 6 kandidatët që kaluan verifikimin për Sekretar të Përgjithshëm të Kuvendit

    94 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • Po hapnin kanalizimin, punëtorët gjejnë 9 milionë euro ar të fshehura në mur

    87 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • Publikohet fotografia, oficeri i BIA-s dhe spiuni i dyshuar Fehim Sali në një nga takimet e tyre në Serbi

    83 Shpërndaje
    Shpërndaje 33 Tweet 21

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë