
Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla dhe ai i Administrimit dhe Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, kanë vizituar sot familjet të cilave iu ndërtuan shtëpitë në veri të vendit, shkruan Veriu.info.
“Në shtëpinë e re të familjes Aliu në fshatin Cerajë u pritëm për drekë së bashku me ministrin Sveçla për të vazhduar tutje për kafe te familja Mehmeti në Kodrën e Minatorëve po ashtu në shtëpinë e re”, ka shkruar ministri Krasniqi.
Ai tha se bashkë me ministrin Sveçla kaluan ditën në Leposaviq dhe Mitrovicë Veriore.
Krasniqi ka bërë të ditur se janë edhe 200 shtëpi të tjera të cilat pritet të fillojnë të ndërtohen nga 1 shtatori./Veriu.info
Postimi i plotë:












