Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Driton Selmanaj ka ngritur akuza të ashpra ndaj Qeverisë Kurti, duke vënë në shënjestër personalisht kryeministrin Albin Kurti.
Në një intervistë në “Paradoks” me gazetarin Vehbi Kajtazi deklaroi se “në çdo aferë, megaskandal në Kosovë, krejt shtigjet, krejt shigjetat të çojnë te Zyra e Kryeministrit”.
Ai pohoi se ka urdhër se ku duhet shkuar paratë e korrupsionit, me qëllim që të përmbushen interesa të ngushta dhe të shpërblehen individë që kanë kontribuar gjatë fushatës zgjedhore të partisë në pushtet.
“Këtu ka urdhër, ku na duhen paret dhe kë duhet ta shpërblejmë ose t’ia kthejmë paratë që ia kemi marrë borxh në fushatë”, tha Selmanaj.
Ai gjithashtu akuzoi LVV-në duke thënë se “më shumë milionera ka Lëvizja Vetëvendosje”.
Deklaratat e Selmanajt janë një sinjal i qartë se tensionet politike në vend po intensifikohen, sidomos pas skandaleve të fundit.













