Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Ramadani komenton ligjin për KPM-në, thotë se opozitës nuk i ka interesuar kjo çështje

23/08/2024 - 12:15
në Lajme
A A
Ramadani komenton ligjin për KPM-në, thotë se opozitës nuk i ka interesuar kjo çështje
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka dorëzuar në Gjykatën Kushtetuese komentet e saj në lidhje me Ligjin për Komisionin e Pavarur për Media (KPM).Lidhur me këtë çështje në një prononcim për Gazeta Blic, u deklarua Kryetari i Komisionit Parlamentar për Media, Valon Ramadani.

Ai tha se ata nuk pengojnë askënd, mirëpo është mirë që sipas tij, AGK-ja të mos bëhet selektive në reagime ndaj temave, e po ashtu të merret edhe me dezinformim dhe keqinformim.“Ne nuk na pengon askush dhe nuk e pengojmë askënd që të ndjekin rrugët e mundshme ligjore për të avokuar për gjërat që ata i mendojnë ashtu, kjo natyrisht vlen edhe për AGK-në dhe të tjerët që kanë dërguar komente. Por është mirë që AGK të mos bëhet selektive në reagime ndaj temave, por të kryej punën e vet për secilën temë. Në linjë me këtë, do të ishte shumë mirë që AGK të merrej edhe me dezinformimin e keqinformimin që po prezantohen dukuri evidente në vendin tonë hulumtim pas hulumtimi, e që po shihet mjaftë qartë nga cila anë është i orientuar ky fenomenë. Ky dezinformim e keqinformim nuk mbin vetëvetiu, ai na shfaqet nga ata të cilët AGK-ja i ka nën ombrellën e vet, pra media e gazetarë, andaj do të ishte e mirëpritur dhe e domosdoshme të shohim edhe një reagim të AGK-së dhe një plan të tyre për të iu kundërvënë këtij fenomeni që po atakon udhëheqësit e shtetit në të cilin ata po veprojnë, e për lirinë e shprehjes e demokracinë e të cilit aq shumë flasin e avokojnë”, deklaroi ai.

Tutje ai tha se pozita ka miratuar ligjin për KPM-në sepse sipas tij janë angazhuar e kanë punuar në të. Ndërsa siç thotë ai opozita nuk është interesuar e marrur me këtë ligj.“Sa i përket pozitës e opozitës, ne e kemi miratuar ligjin sepse jemi angazhuar e kemi punuar sa e sa kohë në të. E opozita në anën tjetër, as është marrë me këtë ligj e as nuk i ka interesuar. Argument për këtë është fakti që nuk kanë sjellur as edhe një amandament të vetëm për këtë projektligj”, theksoi ai.

Ramadani për ligjin e KPM-së thotë se është bërë me vonesë, e se sipas tij do duhej bërë vite më parë.“Është një ligj që është bërë me shumë vonesë, sepse do duhej bërë vite më parë, në mënyrë që të kemi rregullim për këtë fushë në hap me rregullimet e shteteve evropiane, prej nga edhe e kemi synimin të shkojmë.

Për mua është ligj që i përmbush dhe u përgjigjet kërkesave të kohës dhe rrethanave të vendit tonë në mënyrën më të mirë të mundshme. Teknologjia dhe forma e informimit dhe mediave po ndryshon vrrullshëm, andaj në të ardhmen, patjetër se do të kemi mundësi të bëjmë përmirësime të nevojshme nëse shohim se gjatë zbatimit të ligjit janë krijuar boshllëqe, ose kemi inovacione të reja që kërkojnë rregullim”, përfundoi kryetari i Komisioni Parlamentar për Media, Valon Ramadani.

JU REKOMANDOJMË

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Një ditë para protestës, Rama i drejtohet Qeverisë: Mos i merrni komunave atë që u takon qytetarëve

“Për koncert po, për tjerat jo”, Përparim Rama s’flet për zhvillimet brenda LDK’së
31/08/2026 - 22:34

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar një video në Facebook një ditë para protestës së komunave para Qeverisë së Kosovës. Rama ka kërkuar nga ekzekutivi qendror që...

Më shumëDetails

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë
31/08/2026 - 22:22

Gazetari Parim Olluri, ka thënë në “Pressing” të T7, se Bekim Sejdiu është kandidat konsensual i Vjosa Osmanit dhe Lumir Abdixhikut. Ai ka thënë se grupi parlamentar i...

Më shumëDetails

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së
31/08/2026 - 21:56

Gazetari Valon Syla në “Pressing” të T7, ka thënë se Bekim Sejdiu mund të mos votohet nga katër deputetë të LDK-së. Tutje, ai ka thënë se edhe dy...

Më shumëDetails

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse
31/08/2026 - 21:17

Një përgjigje e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, se qëndrimi i Ukrainës për mosnjohjen e Kosovës mbetet i pandryshuar, nxiti pakënaqësi në Kosovë dhe kulmoi me heqjen e...

Më shumëDetails

Bedri Hamza thotë se asnjë deputet i PDK nuk do të votojë për Bekim Sejdiun, dyshon që VV e LDK i kanë numrat

Hamza: Drafti aktual i Asociacionit është oferta më e varfër që e ka pasur Kosova në tavolinë
31/08/2026 - 21:13

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka folur për marrëveshjen e arritur sot në mes VV-së dhe LDK-së që kandidati për president të jetë Bekim Sejdiu,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    153 Shpërndaje
    Shpërndaje 61 Tweet 38
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë