Sot u mbajt takimi mes drejtorit të CIA-s, William Burns, me kryeministrin e Republikës së Kosovës, Albin Kurti.Takimi ka zgjatur rreth 45 minuta në objektin e qeverisë.
Në lidhje me këtë çështje në një prononcim për Gazeta Blic, u deklarua deputeti i AAK-së, Pal Lekaj.
Ai tha se ky takim mund të përfshijë disa diskutime të sigurisë, duke përfshirë këtu sipas tij edhe rolin e Kosovës, poashtu tensionet me Serbinë dhe ndikimi rus.
“Takimi mund të përfshijë diskutime mbi situatën e sigurisë në Ballkanin Perëndimor, duke përfshirë tensionet aktuale me Serbinë, ndikimin e Rusisë dhe Kinës në rajon, si dhe rolin e Kosovës në këtë kontekst”, deklaroi deputeti nga AAK-ja për ‘GazetaBlic’.Kujtojmë se drejtori i agjencisë më të fuqishme botërore të inteligjencës, zbarkoi të enjten në Prishtinë. Ai u prit në presidencë nga shefja e shtetit Vjosa Osmani – takim nga i cili nuk pati asnjë detaj.












