Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Elezi: KQZ ka krijuar lehtësira, për shtetasit e Kosovës, që duan të marrin pjesë në procesin e votimit jashtë vendit!

24/08/2024 - 17:00
në Lajme
A A
Elezi: KQZ ka krijuar lehtësira, për shtetasit e Kosovës, që duan të marrin pjesë në procesin e votimit jashtë vendit!
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi, në një intervistë dhënë për “Gazeta Blic” u deklarua rreth ndryshimeve në procesin e votimit për zgjedhjet e përgjithshme.

Elezi foli edhe përkufizimin e shpenzimeve për subjektet politike.

Ai tha se një vendim i tillë është obligim ligjor për Komisionin Qendror.

“Kufizimi i shpenzimeve të fushatës së zgjedhjeve për subjektet politike që do të certifikohen për pjesëmarrje në zgjedhje është obligim ligjor për Komisionin Qendror. Në këtë drejtim, në mbledhjen e së martës, KQZ ka marrë një vendim të tillë. Sipas vendimit të KQZ-së, një subjekt politik ka të drejtë të shpenzojë derinë 2,047,149 euo, pra jo më pak se një (1) euro për votues tëregjistruar. Kjo llogaritje është bërë duke u mbështetur nëRregulloren Zgjedhore nr. 07/2024 2024 për Fushatën e Zgjedhjeve, Monitorimin e Fushatës së Zgjedhjeve si dhe duke u mbështetur nëtë dhënat e listës preliminare të votuesve, sipas të cilës numri ivotuesve në vendin tonë është 2,047,149 votues”, deklaroi Elezi për “Gazeta Blic”.

Elezi tha se janë krijuar lehtësira për procesin e votimit për votuesit jashtë vendit.

Ai tha se procesi i votimit jashtë Kosovës përfshin dy faza kryesore.

“Lidhur me procesin e aplikimit për regjistrim të votuesve jashtë, KQZ, duke u mbështetur në Ligjin e ri për Zgjedhjet e Përgjithshme ka krijuar lehtësira për shtetasit e Kosovës që duan të marrin pjesë në procesin e votimit jashtë Kosovës.  Procesi i aplikimit për regjistrimin e votuesve jashtë Kosovës, do të mund të bëhet përmes platformës elektronike, e cila është lehtësisht e kuptueshme dhe pa ngarkesa të mëdha.

Procesi i votimit jashtë Kosovës përfshin dy faza kryesore, aplikimi për t’u regjistruar si votues jashtë Kosovës dhe votimi për të gjithë ata që arrijnë të regjistrohen suksesshëm si votues jashtë Kosovës. Gjatë fazës së parë, do të ketë një periudhë kohore kur shtetasit e Kosovës që jetojnë jashtë do të aplikojnë për t’u regjistruar si votues. Aplikimi për t’u regjistruar si votues jashtë Kosovës do tëbëhet përmes platformës elektronike, e cila do të jetë e qasshme gjatë periudhës së aplikimit”, tha ai.

“Përmes kësaj platforme, në momentin e regjistrimit votuesit do tëpërcaktohen individualisht për mënyrën e votimit. Fizikisht, në përfaqësi diplomtike apo në hapësira të tyre, tëcilat shndërrohen në qendra të votimit, sipas kritereve të KQZ-së. Duke dërguar fletëvotimet përmes kutisë postare të KQZ-së, në postën e Kosovës dhe duke dërguar fletëvotimet përmes postës në një nga kutitë postare të hapura nga KQZ-ja dhe me lehtësimin e përfaqësive diplomatike, jashtë Kosovës”, vazhdoi tutje ai.

Elezi tregon për fazën e dytë të proces të votimit, ku tha se në përfaqësi diplomatike do të organizohet votimi vetëm për votuesit që janë regjistruar suksesshëm për këtë mënyrë votimi.

“Gjatë fazës së dytë, që do të vlejë vetëm për shtetasit që kanë arritur të regjistrohen si votues jashtë Kosovës, varësisht se për cilën nga mënyrat e votimit është përcaktuar votuesi do të zhvillohet edhe periudha se kur votuesi do të votojë. Sipas Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme, në përfaqësi diplomatike do të organizohet votimi vetëm për votuesit që janë regjistruar suksesshëm për këtë mënyrë votimi. Votimi në përfaqësi diplomatike organizohet një ditë para ditës së zgjedhjeve në Kosovë, duke filluar nga ora 07:00 deri në orën 19:00, sipas orës lokale tëvendit përkatës, ndërkaq numërimi i fletëvotimeve do të bëhet në Kosovë. 

Po sipas ligjit, votuesit që zgjedhin të votojnë përmes postës, pakot e tyre me fletëvotime mund t’i dërgojnë në kutinë postare të KQZ-së në Kosovë, apo në adresë të kutisë postare jashtë Kosovës, të cilat hapen nga KQZ-ja me ndihmën e përfaqësisë diplomatike. Vota përmes votimit jashtë Kosovës, e dërguar me postë në kutinë postare të KQZ-së në Kosovë, pranohet nga KQZ-ja deri të nesërmen e ditës së zgjedhjeve në orën 16:00, me kusht që të ketë vulën e dërgimit para ditës së zgjedhjeve.

Ndërsa, votat e dërguara përmes postës në kutinë postare jashtë Kosovës, të hapur nga përfaqësitë diplomatike, me autorizim të KQZ së, pranohen ngaekipet që dërgon KQZ-ja, vetëm ato që kanë arritur në kutinë postare, më së voni deri në orën e mbylljes së vend votimeve nëpërfaqësinë diplomatike”, u shpreh ai.

“Kjo çështje është vendosur në Ligjin e ri për Zgjedhjet e Përgjithshme, i cili është miratuar gjatë vitit 2023 pas përfundimit tëprocesit të reformës zgjedhore të udhëhequr nga Kuvendi iRepublikës së Kosovës”, përfundoi zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, përgjigjen për “Gazeta Blic”.

JU REKOMANDOJMË

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Një ditë para protestës, Rama i drejtohet Qeverisë: Mos i merrni komunave atë që u takon qytetarëve

“Për koncert po, për tjerat jo”, Përparim Rama s’flet për zhvillimet brenda LDK’së
31/08/2026 - 22:34

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar një video në Facebook një ditë para protestës së komunave para Qeverisë së Kosovës. Rama ka kërkuar nga ekzekutivi qendror që...

Më shumëDetails

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë
31/08/2026 - 22:22

Gazetari Parim Olluri, ka thënë në “Pressing” të T7, se Bekim Sejdiu është kandidat konsensual i Vjosa Osmanit dhe Lumir Abdixhikut. Ai ka thënë se grupi parlamentar i...

Më shumëDetails

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së
31/08/2026 - 21:56

Gazetari Valon Syla në “Pressing” të T7, ka thënë se Bekim Sejdiu mund të mos votohet nga katër deputetë të LDK-së. Tutje, ai ka thënë se edhe dy...

Më shumëDetails

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse
31/08/2026 - 21:17

Një përgjigje e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, se qëndrimi i Ukrainës për mosnjohjen e Kosovës mbetet i pandryshuar, nxiti pakënaqësi në Kosovë dhe kulmoi me heqjen e...

Më shumëDetails

Bedri Hamza thotë se asnjë deputet i PDK nuk do të votojë për Bekim Sejdiun, dyshon që VV e LDK i kanë numrat

Hamza: Drafti aktual i Asociacionit është oferta më e varfër që e ka pasur Kosova në tavolinë
31/08/2026 - 21:13

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka folur për marrëveshjen e arritur sot në mes VV-së dhe LDK-së që kandidati për president të jetë Bekim Sejdiu,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    153 Shpërndaje
    Shpërndaje 61 Tweet 38
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë