Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Kosova s’mund të shesë mish e bylmet në BE, shkak moslicensimi i AUVK-ja

24/08/2024 - 19:07
në Lajme
A A
Kosova s’mund të shesë mish e bylmet në BE, shkak moslicensimi i AUVK-ja
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Mosova e ka të pamundur të eksportojë produkte me origjinë shtazore në Evropë, për shkak së Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë nuk është e licencuar në Bashkim Evropian.

Kështu ka bërë të ditur për Radio Kosovën kryetari i Bordit të Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë së Kosovës, Skënder Krasniqi, i cili tha se bizneset private në vend, e kanë të pamundur të shesin mish apo bylmet për arsye të kësaj mungese të licencës.

“(AUVK) Nuk është i licencuar, sepse nuk i ka kryer standardet e veta, sepse duhen disa investime të bëhen e që s’janë bërë asnjëherë dhe duhet edhe një fazë, dy-tre vjet, për t’i plotësuar. Ne kemi kërkuar në vazhdimësi që shteti të investojë që AUVK të licencohet dhe t’i plotësojë standardet. Pra, një certifikatë e lëshuar nga Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë, është inekzistente, sepse AUVK nuk është institucion i njohur nga BE-ja”, tha ai.

Krasniqi tha se në vendin tonë, kërkesat janë të mëdha për rritje të numrit të deleve dhe lopëve, kryesisht për shkak se, siç thotë ai, kemi shumë tokë malore. Ai konsideron se edhe Kosova sikurse çdo shtet tjetër, duhet t’i ketë disa produkte strategjike të vetat, pra të njihet me ndonjë produkt të vetin.

“Këto janë ato pengesa institucionale ligjore të shtetit që pengon zhvillimin e vendit, rritjen e punësimit e të mirëqenies. Kosova duhet të krijojë produkte strategjike, në kuptimin që të orientohet në disa jo në të gjitha”, tha ai.

Milazim Berisha, pronari i një biznesi të madh të produkteve me origjinë shtazore në Kosovë, përmes një përgjigjeje me shkrim i tha Radio Kosovës se, “Mosnjohja e certifikatave veterinare të produkteve me origjinë shtazore nga Kosova, i penalizon shumë prodhuesit dhe përpunuesit e këtyre produkteve, për arsye se nuk mund të eksportojnë në shtetet e BE-së”.

“Kjo ndikon shumë në zhvillimin e sektorit prodhues dhe përpunues të bizneseve me produkte shtazore”, tha Berisha.

E nga Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë, në një përgjigje përmes postës elektronike thonë se “Procesi i vendosjes së Republikës së Kosovës në listat e BE-së për eksport të produkteve me origjinë shtazore dhe kafshë të gjalla, është i gjatë dhe jo i lehtë”.

Së pari “vendosja në lista për eksport, kërkohet të jetë për çdo kategori të produkteve (p.sh shpezë, mish të shpezëve, gjedhe, mish të gjedheve, peshk, mjaltë produkte të përpunuara të mishit, produkte të qumështit…) veç e veç, duke i plotësuar kërkesat e shumta si nga ana e autoritetit por edhe nga ana e bizneseve të cilat pretendojnë të eksportojnë”.

“Këto kërkesa kanë të bëjnë me: Garantimet të cilat Kosova duhet t’ia japë BE-së lidhur me shëndetin e kafshëve në vend e që do të thotë, të sigurojmë se kemi statusin e vendit të lirë nga sëmundjet e kafshëve siç është Gripi i shpezëve, FMD, PPR, BSE dhe sëmundje të tjera të listave të organizatës ndërkombëtare të shëndetit të kafshëve WOAH në të cilën për arsye të njohjeve, nuk kemi mundësi anëtarësimi”, thuhet në përgjigjen e AUVK-së.

Kjo agjenci tha se në vitin 2020, Republika e Kosovës është listuar për eksportin e kategorisë së produkteve të procesuara nga mishi i shpezëve në tregun e BE-së, kurse theksoi se janë në proces të verifikimit për mish të freskët të shpezëve dhe plotësimit të kërkesës për mjaltë dhe produkte nga mjalti

JU REKOMANDOJMË

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Një ditë para protestës, Rama i drejtohet Qeverisë: Mos i merrni komunave atë që u takon qytetarëve

“Për koncert po, për tjerat jo”, Përparim Rama s’flet për zhvillimet brenda LDK’së
31/08/2026 - 22:34

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar një video në Facebook një ditë para protestës së komunave para Qeverisë së Kosovës. Rama ka kërkuar nga ekzekutivi qendror që...

Më shumëDetails

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë
31/08/2026 - 22:22

Gazetari Parim Olluri, ka thënë në “Pressing” të T7, se Bekim Sejdiu është kandidat konsensual i Vjosa Osmanit dhe Lumir Abdixhikut. Ai ka thënë se grupi parlamentar i...

Më shumëDetails

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së
31/08/2026 - 21:56

Gazetari Valon Syla në “Pressing” të T7, ka thënë se Bekim Sejdiu mund të mos votohet nga katër deputetë të LDK-së. Tutje, ai ka thënë se edhe dy...

Më shumëDetails

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse
31/08/2026 - 21:17

Një përgjigje e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, se qëndrimi i Ukrainës për mosnjohjen e Kosovës mbetet i pandryshuar, nxiti pakënaqësi në Kosovë dhe kulmoi me heqjen e...

Më shumëDetails

Bedri Hamza thotë se asnjë deputet i PDK nuk do të votojë për Bekim Sejdiun, dyshon që VV e LDK i kanë numrat

Hamza: Drafti aktual i Asociacionit është oferta më e varfër që e ka pasur Kosova në tavolinë
31/08/2026 - 21:13

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka folur për marrëveshjen e arritur sot në mes VV-së dhe LDK-së që kandidati për president të jetë Bekim Sejdiu,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    153 Shpërndaje
    Shpërndaje 61 Tweet 38
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë