
Është vrarë një shqiptar në Belgjikë, babai i 3 fëmijëve u qëllua para shtëpisë.Një 43-vjeçar shqiptar është vrarë në Belgjikë.
Mediat vendase shkruajnë se autor i këtij krimi është fqinji i tij, një shtetas italian, 61 vjeç.
Mësohet se shkak ka qenë konflikti i vazhdueshëm mes tyre për vendin e parkimit, para godinës ku jetonin.
Shqiptari, emri i të cilit nuk bëhet i ditur nga mediat, ka qenë duke ndezur furgonin, kur i është afruar fqinji, të cilit i kishte bllokuar makinën në parking.
Ad
The First Signs of Lung Cancer (Write These Down)
Get informed about lung cancer screening and early detection methods. Click for details!
Lung Cancer Signs | Search Ads
Search Now
Sponsored Links
Dëshmitarët u thanë mediave se fillimisht ata u grindën dhe më pas 61-vjeçari nxorri pistoletën dhe e qëlloi disa herë. Shqiptari humbi jetën rrugës për në spital, ndërsa plumbat nuk kursyen kushëririn e tij, një i ri 19 vjeç. Ai ndodhet në spital, në gjendje kritike për jetën.
Për shkak të krismave, disa banorë kanë dalë nga shtëpitë. Ata kanë deklaruar se autori i drejtoi armën bashkëshortes së viktimës dhe një personi tjetër. Pasi kreu krimin, ai u largua me shpejtësi, por u arrestua pas ndjekjes nga policia.Shqiptari jetonte bashkë me bashkëshorten dhe tre fëmijët, ndërsa shtetasi italian ishte i divorcuar dhe jetonte vetëm. Krimi ka tronditur banorët e zonës, të cilët kanë shprehur keqardhje për ndarjen nga jeta të 41-vjeçarit. Disa prej tyre vendosën dhe buqeta me lule në vendin e ngjarjes./Albinfo











