Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Padrejtësia shurdhuese e Hagës

28/08/2024 - 20:16
në Opinione
A A
Largimi i Emmerson-it, Behrami: Osmani, Kurti dhe Gërvalla po vazhdojnë t’i shërbejnë Serbisë duke refuzuar rritjen e fondeve
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Shkruan: Artan Behrami

Galeria publike e Gjykatës Speciale është vendi me ndotjen më të vogël akustike në mbarë Holandën! Heshtje varri! Qetësinë e prish vetëm një perde që lëshohet herë pas herë, për të mbuluar dhe rihapur shfaqjen me pantomimë që zhvillohet dy metra më poshtë!

Një seancë private e teatrit të vdekjes!

Dridhjet tektonike nga drama që zhvillohet poshtë nuk arrijnë të depërtojnë lart në Galerinë, e mbrojtur nga një xham i trash anti-zë! Në vend të publikut janë vendosur rreth 62 karrige të braktisura, sikur të ishin në ndonjë nga sallat e gjyqeve në Çernobil. Brenda galerisë nuk lejohet zhurma, as lëvizjet, as ngritja në këmbë! Me një përjashtim! Kur në sallën poshtë hyn trupi gjykues i Gjykatës Speciale!

Nga lart nuk dëgjon asgjë, përveç frymëmarrjes tënde! Poshtë një sallë e madhe, me tavan të ndriçuar, derisa muret me ngjyrën më bajate në botë – gri!

Një seancë përplot mimika dhe gjestikulacione! Një vend ideal për ekspertë të gjuhës së grupit!

Që nga fillimi i procesit kundër krerëve të UÇK-së në Hagë, pothuajse 80% e seancave gjyqësore janë mbajtur në seanca private, duke prapësuar edhe praktikat e së Drejtës Romake!

Procesi gjyqësor privat vazhdoi pa u trazuar nga askush! Pa u dëgjuar nga askush! Pa marrë shënim nga askush! Pa u monitoruar nga askush! Pa u kritikuar nga askush!

Heshtja e Galerisë është shpërndarë dhe ka kapluar si kumbim institucionet dhe një pjesë të madhe të shoqërisë sonë! Karriget e galerisë kolektive asnjëherë nuk janë mbushur me publik, me sy dhe vesh për të shikuar dramën e padrejtësisë në Hagë!

Ushtria Çlirimtare e Kosovës është braktisur nga të gjithë ne! Atë e përdorim vetëm për të njollosur njëri-tjetrin, derisa para hunëve tona tentohet ndryshimi i historisë të luftës tonë!

Në ato 62 karriget e galerisë së Gjykatës Speciale ka vende të rezervuara për diplomatët e Ambasadës së Republikës së Kosovës! Vende që fatkeqësisht herë pas herë i zënë diplomatë nga Ambasada e Serbisë, duke shikuar sesi plani i tyre për ndërrim të historisë po formësohet pa u penguar nga askush!

Një habitat ideal, ku deklaratat e Mefit dhe Dimalit janë më relevante, sesa shqetësimet e Bacit Jakup, që gjysmën e jetës e ka kaluar nëpër burgje!

Një lojë e lehtë për Serbinë kundër një shoqërie dhe Qeverie që kokulur numëron centët e avokatëve të UÇK-së, derisa Martinat dhe Nagipat vazhdojnë të humbasin shenjat e gishtërinjve nga numërimi i milionave të vjedhura/zhvatura/plaçkitura!

Një ambient perfekt për Serbinë, ku nga 1.5 milionë shqiptarë të hipnotizuar nga popullzimi, shënime të detajuara për procesin gjyqësor në Hagë marrin vetëm Jakup Krasniqi, Kadri Veseli, Hashim Thaçi dhe Rexhep Selimi!

Në një shtet ku Qeveria mban fshehtë faturat zhvatëse të pioniereve komunistë, derisa tregon transparencë me shpenzimet e avokatëve të çlirimtarëve!

Pavarësisht kësaj, njëjtë si në fillim të viteve të 90-ta, Hashimi, Kadria, Rexha dhe Baca Jakup betejën për Kosovën janë duke e bërë vetë, të braktisur nga të gjithë! Të paragjykuar, të kritikuar dhe të dekurajuar! Por, pastërtia e luftës çlirimtare ndriçon në fytyrat e tyre!

Ata janë të bindur se e vërteta do të çajë xhamin e shfaqjes me pantomima!

Ajo do të depërtojë në Galerinë e Gjykatës Speciale dhe përmes saj nëpër shtëpitë e shqiptarëve!

Perdja e Galerisë u mbyll për sot! Ajo pritet të hapet sërish nesër.

Aty do ta gjeni Bacën Jakup, Presidentin Thaçi, Rexhën dhe Kadrinë, duke vazhduar betejën për pastërtinë e luftës sonë çlirimtare! Do t’i gjeni aty duke pritur që të mbushën 62 karriget e boshatisura me shqiptarë! Do t’i gjeni aty në pritje që luftës së tyre për drejtësi t’i bashkohemi të gjithë!

JU REKOMANDOJMË

Rama nuk duhet të dorëhiqet, por duhet të shkojë në zgjedhje

Lumiri fitoi. LDK humbi. Albini qeshi.
18/10/2026 - 15:49

Shkruan Baton Haxhiu Dhuna nuk mund të vendosë kush qeveris. Por as refuzimi i dhunës nuk mund t’i shërbejë pushtetit për të shmangur krizën e besimit. Përgjigjen duhet...

Më shumëDetails

Shkruan Dardan Sejdiu: Zjarri i Tiranës dhe durimi i Prishtinës

Shkruan Dardan Sejdiu: Zjarri i Tiranës dhe durimi i Prishtinës
17/10/2026 - 17:15

Shkruan: Dardan Sejdiu Në Tiranë, këto ditë, pakënaqësia ka dalë prej raporteve statistikore dhe ka hy në rrugë. Studentë, të rinj, qytetarë. Një protestë që ka nisë me...

Më shumëDetails

Miti i 80 votave: Pse nuk mund ta zhbëjmë kështu Gjykatën Speciale?

Miti i 80 votave: Pse nuk mund ta zhbëjmë kështu Gjykatën Speciale?
15/10/2026 - 14:59

Shkruan: Arianit Koci Kuvendi voton tërheqjen nga marrëveshja. BE-ja e kundërshton. Dhomat e Specializuara, të njohura si Gjykata Speciale, vazhdojnë punën. Të burgosurit mbeten në qeli. Arrestimet mund...

Më shumëDetails

Pse lëshoi pe Kurti?

Maliqi: Dialogu Kosovë – Serbi është “ngrirë”, por do të “shkrihet” së shpejti
12/10/2026 - 14:15

Ajo çka e ka brengosur posaçërisht Kurtin ka qenë zgjimi dhe angazhimi i brezit më të ri të votueseve në përkrahje të “Liria ka emër”, brohoritjet “UÇK! UÇK!”...

Më shumëDetails

Autokratët “demokratë”, Noli e dinte

Autokratët “demokratë”, Noli e dinte
10/10/2026 - 22:17

Sot, autokratët, janë kudo “normalë”. Ata të Ballkanit i sheh rëndom në takime me zyrtarët evropianë, ku raportojnë për ecurinë pozitive të Shqipërisë, Malit të Zi, Serbisë, Maqedonisë...

Më shumëDetails

Bardhyl Mahmuti: Vetëm të bashkuar mund të dalim fitimtarë!

Bardhyl Mahmuti: Vetëm të bashkuar mund të dalim fitimtarë!
08/10/2026 - 10:14

Shkruan Bardhyl Mahmuti Më 28 shtatorit 2026, 99 deputetë të Kuvendit të Kosovës miratuan deklaratën e përbashkët përmes së cilës shprehën qëndrimin e qartë se asnjë aktgjykim nuk...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Krahasoi protestat e Tiranës me kohën e luftës në Kosovë, Haradinaj e shanë me nënë Konomin

    Krahasoi protestat e Tiranës me kohën e luftës në Kosovë, Haradinaj e shanë me nënë Konomin

    150 Shpërndaje
    Shpërndaje 60 Tweet 38
  • Skandal në ordinancën “AL-DENT V” në Skenderaj: Pacienti gëlltit gjilpërën gjatë trajtimit stomatologjik

    130 Shpërndaje
    Shpërndaje 52 Tweet 33
  • Hapet afati për subvencionimin e energjisë elektrike për familjet e cenueshme

    160 Shpërndaje
    Shpërndaje 64 Tweet 40
  • Sulmohet fizikisht mjeku kujdestar në Spitalin e Vushtrrisë

    109 Shpërndaje
    Shpërndaje 44 Tweet 27
  • Skandali me ndrrim të foshnjës /MSh dërgon në Komision Disiplinor inspektoren që nuk e gjobiti “Spitalin Amerikan 2”

    105 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 26

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë