Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Shkallët e reja tatimore aplikohen nga gushti

30/08/2024 - 08:14
në Ekonomi, Kryesore, Lajme
A A
Shkallët e reja tatimore aplikohen nga gushti
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Administrata Tatimore e Kosovës ka njoftuar se aplikimi i shkallëve të reja për tatimin në të ardhurat personale do të fillojë nga periudha e muajit gusht.

Për shkak të tatimit të ndryshuar, pagat e muajit shtator do të dalin me nga 6.8 euro më shumë për të gjithë të punësuarit, shkruan gazeta online Reporteri.net.

“Administrata Tatimore e Kosovës, ditë më parë ju ka njoftuar për hyrjen në fuqi të Ligjit Nr. 08/L-142 për ndryshimin dhe plotësimin e ligjeve që përcaktojnë shumën e beneficionit në lartësi të pagës minimale, procedurat e caktimit të pagës minimale dhe shkallët tatimore në të ardhurat personale vjetore. Me hyrjen në fuqi të këtij Ligji ndryshohen shkallët tatimore të cilat janë të përcaktuara në nenin 6 të Ligjit Nr. 05/L-028 për tatim në të ardhurat personale. Me qëllim që të përmbushni saktë detyrimet tatimore, Administrata Tatimore e Kosovës ju njofton se aplikimi i shkallëve të reja për tatimin në të ardhura personale do të filloj nga periudha gusht 2024. Pra, deklarimi dhe pagesa e tatimit në paga për pagat e muajit gusht 2024 do të kalkulohet sipas shkallëve të reja tatimore të përcaktuara me Ligjin Nr. 08/L-142.”, thuhet në njoftimin e ATK-së.

Ditë më parë, hyri në fuqi Ligji për pagën minimale prej 250 eurosh, para se ajo të rritej në 350 me vendim të Qeverisë të mërkurën. Deri tani, kushdo që kishte pagë mbi 250 euro, deri në këtë vlerë paguante 6.8 euro tatim. Me ndryshime tatim deri në këtë vlerë s’do të ketë dhe të ardhurat rrjedhimisht do të rriten.

Ligji për pagën minimale dhe shkallët tatimore ishte miratuar në korrik të vitit të shkuar, por ishte dërguar në Gjykatën Kushtetuese nga deputetë të opozitës. Në qershor, Kushtetuesja konstatoi që ky Ligj nuk e shkelë aktin më të lartë juridik të vendit, e të premten u publikua në Gazetën Zyrtare kur edhe hyri në fuqi menjëherë.

Ligji parasheh që në fund të çdo viti, Këshilli Ekonomiko-Social i propozon Qeverisë lartësinë e pagës minimale, të cilin e miraton më pas ekzekutivi.

Paga minimale në Kosovë ishte 130 euro për punëtorët nën 35 vjeç dhe 170 euro për punëtorët deri në 65 vjeç. Pak ditë pasi hyri në fuqi ligji që e ngriti në 250 euro pagën minimale, Qeveria të mërkurën vendosi ta ngritë në 350 euro.

Edhe pas kësaj rritje, Kosova është vendi me pagën minimale më të ulët në Evropë.

JU REKOMANDOJMË

Eskalon situata – thyhen xhamat e objektit të EULEX-it, rritet numri i protestuesve

Eskalon situata – thyhen xhamat e objektit të EULEX-it, rritet numri i protestuesve
16/09/2026 - 14:49

Ka eskaluar situata pranë bazës së EULEX-it në Fushë Kosovë. Qytetarët e mbledhur atje kanë filluar të hedhin gurë dhe mjete të rënda në drejtim të objektit. Si...

Më shumëDetails

Mes lotësh, polici i Kosovës kryen detyrën e tij për ruajtjen e rendit tek EULEX-i

Mes lotësh, polici i Kosovës kryen detyrën e tij për ruajtjen e rendit tek EULEX-i
16/09/2026 - 14:45

Policia holandeze në Hagë u pa duke arrestuar protestues shqiptarë në Hagë ku u dha aktgjykimi dënues ndaj ish-krerëve të UÇK-së. Për shpërndarjen e turmës, policia atje përdori...

Më shumëDetails

Haga burgosi presidentin themelues të Kosovës. Trump mund ta trajtojë këtë gjykatë njësoj siç trajtoi GJNP-në

Haga burgosi presidentin themelues të Kosovës. Trump mund ta trajtojë këtë gjykatë njësoj siç trajtoi GJNP-në
16/09/2026 - 14:36

Shkruan: James Frinzi Të mërkurën, një gjykatë që Kosova nuk e ka dashur kurrë e dënoi Hashim Thaçin me 25 vjet burg. Dhomat e Specializuara të Kosovës në...

Më shumëDetails

Kurti reagon pas dënimit të krerëve të UÇK: Ndëshkim i madh e i dëmshëm, duhet të ndryshojë e korrigjohet patjetër në Apel

Kurti reagon pas dënimit të krerëve të UÇK: Ndëshkim i madh e i dëmshëm, duhet të  ndryshojë e korrigjohet patjetër në Apel
16/09/2026 - 14:33

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar pas aktgjykimit të Gjykatës Speciale në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi. Kurti,...

Më shumëDetails

Arrestime në Hagë, policia holandeze i përdor edhe qentë kundër protestuesve shqiptarë

Arrestime në Hagë, policia holandeze i përdor edhe qentë kundër protestuesve shqiptarë
16/09/2026 - 14:29

Policia holandeze në Hagë u pa duke arrestuar protestues shqiptarë në Hagë ku u dha aktgjykimi dënues ndaj ish-krerëve të UÇK-së. Për shpërndarjen e turmës, policia atje përdori...

Më shumëDetails

Limaj pas vendimit për ish-krerët e UÇK-së: Lajmi nga Haga ishte i rëndë për të gjithë

Limaj pas vendimit për ish-krerët e UÇK-së: Lajmi nga Haga ishte i rëndë për të gjithë
16/09/2026 - 14:20

Kreu i Nismës, Fatmir Limaj, ka reaguar pas aktgjykimit të Dhomave të Specializuara në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së. Limaj e ka cilësuar vendimin si të padrejtë, të...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Një ditë para shpalljes së aktgjykimit, gjyqtari Charles Smith merr një vendim për Kadri Veselin e Jakup Krasniqin

    Një ditë para shpalljes së aktgjykimit, gjyqtari Charles Smith merr një vendim për Kadri Veselin e Jakup Krasniqin

    120 Shpërndaje
    Shpërndaje 48 Tweet 30
  • Ky është linku për ta ndjekur live gjykimin në Hagë

    117 Shpërndaje
    Shpërndaje 47 Tweet 29
  • Ministri i Kurtit pëlqen postimin e Vudi Xhymshitit që e quan “vrasës” Hashim Thaçin

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • Prosper zbulon çfarë i tha Hashim Thaçit pas shqiptimit të dënimit nga Haga

    88 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • Vëllai i Thaçit, Nazmiu del jashtë gjykatës – kjo është arsyeja

    84 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë