Gjatë një aksioni të së premtes në veri, Policia e Kosovës mbylli pesë objekte që operonin ilegalisht si komuna paralele serbe.
Qeveria ditëve të kaluara kishte thënë se do të hap edhe Urën kryesore mbi lumin Ibër, gjë për të cilën ishte kritikuar nga partnerët ndërkombëtar të Kosovës.

Dje e sot KFOR-i është “kundërpërgjigjur” indirekt duke vendosur forca të shtuara të KFOR-it janë vendosur mbi Urën e Ibrit në Mitrovicë.
Gazetarja e VeriuInfo raporton se sot KFOR-i ka vendosur autoblinda edhe në pjesën jugore të Urës së Ibrit, për dallim nga dje që autoblinda kishte vendosur vetëm në pjesën veriore të Urës.

Ndryshe, prej shumë vitesh KFOR-i mbanë të vendosura dy automjete në anën veriore të Urës së Ibrit, por tash ka sjellë edhe forca shtesë./VeriuInfo














