Me rastin e të Ditës së Dëshmorëve të Komunës së Vushtrrisë, një delegacion i Lëvizjes Vetëvendosje, i udhëhequr nga kryetari i Qendrës, Sylejman Meholli dhe anëtarë e aktivistë tjerë të këtij subjekti politik, përfshirë edhe një deputet të parëndësishëm, kanë bërë homazhe pranë varrezave të “Dëshmorëve të Kombit” në fshatin Bletajë, raporton VeriuInfo
“Për ne, amaneti i dëshmorëve është një detyrë që duhet përmbushur me nder. Ata sakrifikuan gjithçka për lirinë tonë. Lavdi e përjetshme Dëshmorëve të Kombit! Lavdi Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës!”, thuhet në njoftimin e qendrës së VV-së në Vushtrri.
Sikurse edhe në shumicën e aktiviteteve tjera, edhe kësaj radhe vërehet mungesa e prezencës së deputetëve të VV-së nga Vushtrria, Gazmend Gjyshinca e Fjolla Ujkani.
Nga një kërkim i thjeshtë në Facebook, mund të shihet se deputetët Gjyshinca e Ujkani për një kohë të gjatë nuk publikojnë në profilet e tyre aktivitetet e qendrës së VV-së në Vushtrri./VeriuInfo













