Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Eksperti i ekonomisë për tërheqjen nga Trusti: Qytetarët po i kërkojnë paratë e tyre, jo ndihmë nga shteti

16/05/2022 - 08:26
në Kryesore, Lajme
A A
PDK pro tërheqjes së Trustit, kundërshtohet nga VV-ja e LDK-ja
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Partitë opozitare po kërkojnë që Qeveria të lejojë tërheqjen e 30 për qind të mjeteve të Trustit.

Kjo iniciativë është nisur nga PDK e më pas ka marrë edhe përkrahjen e partive opozitare, por që Qeveria e ka kundërshtuar atë dhe vazhdon ta bëjë.

Kryeministri Kurti kishte deklaruar se kjo tërheqje e mjeteve të Trustit nuk e zgjidh problemin e krizës ekonomike.

Ndërsa të shtunën, shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri ka kërkuar përsëri që të lejohet tërheqja e parave nga Trusti, ku përmes një konference për media i bëri thirrje Qeverisë që ta trajtojë seriozisht këtë çështje dhe sa më shpejt të lejohet tërheqja e mjeteve.

Këtë ai e ka quajtur domosdoshmëri për qytetarët.

E këmbënguljen e Qeverisë kundër kësaj nisme të opozitës nuk e sheh të arsyeshme e as logjike eksperti i ekonomisë, profesori Mustafë Kadriaj.

Ai në një prononcim për Gazeta Blic ka thënë se qytetari po i kërkon paratë e tij dhe jo ndihmë nga shteti, por që Qeveria duhet të ketë më shumë presion si nga opozita, ashtu edhe nga qytetarët.

“Nuk ka as argument dhe as sinqeritet sepse qytetari nuk po kërkon nga ana e buxhetit ndihmë por po e kërkon djersën e vet dhe ka një gatishmëri dhe një disponim shumë të madh te qytetari. Në këtë drejtim opozita po tenton të bëjë punën e vet por tani për tani e kemi një opozitë të vobektë nga ana e aktivitetit, kështu që Qeveria po e ka një komoditet jashtëzakonisht të lartë, si nga ana e numrave po ashtu edhe nga ana e presionit të opozitës”, ka thënë Kadriaj.

Sipas tij, arsyet e Qeverisë nuk janë të shëndosha dhe se me këto para do të rritej fuqia blerëse dhe do ishte pozitive edhe për arkën e shtetit.

Ai madje kritikon Qeverinë për mënyrën e të qeverisurit, për çka thotë se nuk kanë sens, ku sillen me qetësi thuajse Kosova ka zhvillim të lartë ekonomik.

Prandaj, përderisa nuk kemi një presion të arsyeshëm nga ana e opozitës dhe po ashtu nga ana e qytetarit, vlerësoj se Qeveria nuk ka lëvizur deri tani në këtë drejtim dhe nuk e di cilën e ka arsye por arsye të shëndoshë nuk ka sepse në këtë kohë Kosova ka shumë nevojë, qytetari ka shumë nevojë që të rritet fuqia blerëse sepse tani jemi në sezonin e verës, që kjo do të ishte e mirëseardhur, si të bizneset, po ashtu edhe te arka e shtetit por një qeveri e tillë që ka një numër të madh të deputetëve por nuk ka sens të të qeverisurit.Kjo me të vërtetë është shqetësuese dhe të shqetëson edhe më shumë sjellja e tyre e qetë, thuajse Kosova të kishte një zhvillim të lartë ekonomik, përderisa ne jemi vendi më i varfër dhe me zhvillim të ulët, si në nivel rajoni por edhe të Evropës”, ka vlerësuar eksperti i ekonomisë.

Kadriaj thekson se shanset janë të vogla që të kalojë në Kuvend votimi për Trustin, por që shprehet se do të ishte e mirëseardhur për ekonominë dhe qytetarët.

“Se sa ka mundësi të kalojë në Kuvend mbetet të shihet por shanset janë të vogla pasi numri i deputetëve të opozitës është shumë i madh, gjasat janë të vogla. Se a do të ishte e mirëseardhur dhe e mirë, është e mirë për ekonominë por deri më tani Qeveria i ka dhënë arsyet e veta që në fakt nuk janë arsye të logjikshme ekonomike”, ka deklaruar Mustafë Kadriaj.

JU REKOMANDOJMË

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Një ditë para protestës, Rama i drejtohet Qeverisë: Mos i merrni komunave atë që u takon qytetarëve

“Për koncert po, për tjerat jo”, Përparim Rama s’flet për zhvillimet brenda LDK’së
31/08/2026 - 22:34

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar një video në Facebook një ditë para protestës së komunave para Qeverisë së Kosovës. Rama ka kërkuar nga ekzekutivi qendror që...

Më shumëDetails

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë
31/08/2026 - 22:22

Gazetari Parim Olluri, ka thënë në “Pressing” të T7, se Bekim Sejdiu është kandidat konsensual i Vjosa Osmanit dhe Lumir Abdixhikut. Ai ka thënë se grupi parlamentar i...

Më shumëDetails

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së
31/08/2026 - 21:56

Gazetari Valon Syla në “Pressing” të T7, ka thënë se Bekim Sejdiu mund të mos votohet nga katër deputetë të LDK-së. Tutje, ai ka thënë se edhe dy...

Më shumëDetails

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse
31/08/2026 - 21:17

Një përgjigje e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, se qëndrimi i Ukrainës për mosnjohjen e Kosovës mbetet i pandryshuar, nxiti pakënaqësi në Kosovë dhe kulmoi me heqjen e...

Më shumëDetails

Bedri Hamza thotë se asnjë deputet i PDK nuk do të votojë për Bekim Sejdiun, dyshon që VV e LDK i kanë numrat

Hamza: Drafti aktual i Asociacionit është oferta më e varfër që e ka pasur Kosova në tavolinë
31/08/2026 - 21:13

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka folur për marrëveshjen e arritur sot në mes VV-së dhe LDK-së që kandidati për president të jetë Bekim Sejdiu,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    153 Shpërndaje
    Shpërndaje 61 Tweet 38
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë