Rrjeti i lokaleve ushqimore Heb’s nesër do të hapin lokalin e tyre në veri të Mitrovicës, raporton VeriuInfo.
“Ama vjen Heb’s e e çelë meniher’, për me ju kallxu çka osht’ kaçiku!”, shkruhet në postimin e tyre krahas një fotografie të publikuar.
Në këtë fotografi të Urës së Ibrit është një slogan me shkronjat “KUR TI” , që asociojnë me mbiemrin e kryeministrit Albin Kurti.
Ndryshe, kryeministri Kurti ka paralajmëruar prej disa javësh ka proklamuar hapjen e Urës së Ibrit, por që deri tash nuk është hapur./VeriuInfo