Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Jamie Shea: Kosova të angazhohet plotësisht në dialog, mund të jetë zhgënjyes por përfaqëson rrugën më të mirë

03/09/2024 - 16:31
në Lajme
A A
Jamie Shea: Kosova të angazhohet plotësisht në dialog, mund të jetë zhgënjyes por përfaqëson rrugën më të mirë
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Ish-zëdhënësi i Aleancës Veriatlantike të NATO-s gjatë kohës së luftës në Kosovë, Jamie Shea, po vlerëson se Kosova duhet t’i kthehet dialogut, anise sipas tij, ky proces mund të jetë zhgënjyes.Në një përgjigje për klankosova.tv, ai thotë megjithatë se dialogu ka rrugën më të mirë përpara drejt zgjidhjeve afatgjatë.

”Ky Dialog mund të jetë zhgënjyes, por ai përfaqëson rrugën më të mirë përpara drejt zgjidhjeve të qëndrueshme dhe është e rëndësishme që qeveria e Kosovës të angazhohet plotësisht në të”.Madje sipas tij, në këtë kohë tensionesh, një fazë qetësie do t’u kontribuonte shumë negociatave.
”Një periudhë qetësie në veri të Kosovës mund të ndihmojë në krijimin e një konteksti më të mirë për Dialogun Beograd-Prishtinë, i cili duhet të rifillojë në vjeshtë me marrjen e detyrës nga lidershipi i ri i BE-së”.Kjo referuar tensioneve të paralajmëruara, me rastin e mbylljes së objekteve të komunave ilegale serbe në veri.

”KFOR-it tashmë i është dashur të vendoset gjatë gjithë gushtit në urën e Mitrovicës për të ruajtur sigurinë. Kështu që konsultimet e ngushta ndërmjet autoriteteve të Kosovës dhe organizatave ndërkombëtare në terren janë më të rëndësishme se kurrë në këtë kohë të tensionuar në rajon”.

”Do të jetë shumë më e lehtë që strukturat paralele të shpërbëhen në mënyrë paqësore në kontekstin e dialogut Beograd-Prishtinë dhe një proces që siguron komunitetin serb për vendin e tij të ardhshëm në Kosovë”.

Shea i cili e njeh mirë rajonin e Kosovës sa i përket sigurisë, ndërsa foli për klankosova.tv, dha disa rekomandime, ku sipas tij ka diçka që duhet të jetë primare.”Pas një numri incidentesh të dhunshme në veri gjatë 2 viteve të fundit, prioriteti kryesor për momentin është krijimi i besimit ndërmjet komunitetit kosovar dhe atij serb përmes një dialogu dhe një strategjie efektive komunikimi”.

Derisa edhe konsideron se veprimet që befasojnë partnerët ndërkombëtarë nuk janë aspak të dobishme.”Ajo që sinqerisht nuk është e dobishme janë veprimet e njëanshme që befasojnë secilin dhe të cilat nuk janë të koordinuara me KFOR-in apo EULEX-in, të cilët në fund duhet të merren me pasojat dhe të ofrojnë siguri”.

Ish-zyrtari i lartë i NATO-s, madje apeloi që raportet e Kosovës me aleatët duhet të ruhen.”Ajo që i ka sjellë Kosovës deri më tani është bashkëpunimi i ngushtë ndërmjet Kosovës dhe partnerëve të saj në Evropë dhe Amerikën e Veriut dhe ky partneritet i çmuar duhet të ruhet”.

”Është e vërtetë se që nga viti 2013 Beogradi dhe Prishtina janë pajtuar në parim që strukturat paralele serbe në veri të Kosovës duhet të shpërbëhen. Por gjithçka është çështje konteksti dhe koha”.”Duhet të shkojmë përpara dhe jo prapa”, tha ai mes tjerash.

JU REKOMANDOJMË

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Një ditë para protestës, Rama i drejtohet Qeverisë: Mos i merrni komunave atë që u takon qytetarëve

“Për koncert po, për tjerat jo”, Përparim Rama s’flet për zhvillimet brenda LDK’së
31/08/2026 - 22:34

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar një video në Facebook një ditë para protestës së komunave para Qeverisë së Kosovës. Rama ka kërkuar nga ekzekutivi qendror që...

Më shumëDetails

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë
31/08/2026 - 22:22

Gazetari Parim Olluri, ka thënë në “Pressing” të T7, se Bekim Sejdiu është kandidat konsensual i Vjosa Osmanit dhe Lumir Abdixhikut. Ai ka thënë se grupi parlamentar i...

Më shumëDetails

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së
31/08/2026 - 21:56

Gazetari Valon Syla në “Pressing” të T7, ka thënë se Bekim Sejdiu mund të mos votohet nga katër deputetë të LDK-së. Tutje, ai ka thënë se edhe dy...

Më shumëDetails

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse
31/08/2026 - 21:17

Një përgjigje e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, se qëndrimi i Ukrainës për mosnjohjen e Kosovës mbetet i pandryshuar, nxiti pakënaqësi në Kosovë dhe kulmoi me heqjen e...

Më shumëDetails

Bedri Hamza thotë se asnjë deputet i PDK nuk do të votojë për Bekim Sejdiun, dyshon që VV e LDK i kanë numrat

Hamza: Drafti aktual i Asociacionit është oferta më e varfër që e ka pasur Kosova në tavolinë
31/08/2026 - 21:13

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka folur për marrëveshjen e arritur sot në mes VV-së dhe LDK-së që kandidati për president të jetë Bekim Sejdiu,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    154 Shpërndaje
    Shpërndaje 62 Tweet 39
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë