Gazeta Online Veriuinfo raportoi sot se Gazmend Muja, vëllai i deputetit të Vetëvendosjes Armend Muja, po synon të bëhet anëtar Bordi në ndërmarrjen “Qendra Multifunksionale” në Mitrovicë.
Kjo bazuar në listën që Komisioni Komunal i Aksionarëve ka publikuar të kandidatëve që plotësojnë kushtet e konkursit.
E në lajmin e publikuar ka reaguar përmes një komenti deputeti Armend Muja, i cili e quan lajmin shpifje, ani pse në të gjithçka është korrekt, ku u raportuan emrat e kandidatëve dhe se në mesin e tyre është edhe Gazmend Muja, që është vëllai i deputetit.
Por duket se ky koment skandaloznga deputeti Muja, nuk i ka shpëtuar pa përgjigje një qytetari, i cili e bëri “horë” duke iu drejtuar me fjalët “Pse shpifje daj, a nuk është vëlla i juaj Gazmendi a”.













