Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Fried: Qeveria e Kosovës po e bën Beogradin të duket si palë e dëmtuar

04/09/2024 - 14:40
në Lajme
A A
Fried: Qeveria e Kosovës po e bën Beogradin të duket si palë e dëmtuar
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Ish-ndihmësi i Sekretarit amerikan të Shtetit, Daniel Fried, ka thënë se nuk e kupton pse Qeveria e Kosovës po përplaset me Shtetet e Bashkuara, duke shtuar se me veprimet e veta, ajo po e bën Qeverinë në Beograd të duket si palë e dëmtuar, diçka që ai nuk ka besuar se mund të ndodhte.Diplomati amerikan i ka bërë këto deklarata teksa ka komentuar veprimet e fundit të Qeverisë së Kosovës, duke përfshirë mbylljen e strukturave paralele dhe të degëve të Postës së Serbisë në veri, dhe synimet për hapjen e urës kryesore mbi lumin Ibër.

Sipas tij, nuk është në interesin e askujt që Kosova të ketë mosmarrëveshje me miqtë e vet.Në intervistën e realizuar në margjina të forumit të sigurisë, Globsec, të mbajtur në Pragë, Fried ka folur edhe për ndikimin rus në Ballkanin Perëndimor, dhe për qasjen e SHBA-së ndaj rajonit, varësisht kush fiton zgjedhjet presidenciale amerikane, në nëntor.

Radio Evropa e Lirë: Zotëri Fried, Kosova është kritikuar së fundmi nga Perëndimi për hapa të njëanshëm, rreth tentimeve për hapjen e urës mbi lumin Ibër për automjete, për mbylljen e institucioneve paralele, për mbylljen e Bankës së Serbisë në veri të Kosovës. Si i shihni hapat e Qeverisë?Daniel Fried: I shoh me shumë vështirësi. Pra, nuk e kuptoj pse Qeveria e Kosovës po përplaset me Shtetet e Bashkuara. Qeveria e Kosovës ka arritur disi ta bëjë Qeverinë serbe në Beograd të duket si palë e dëmtuar. Nuk e kam menduar që kjo do të ishte e mundshme, por ajo e ka bërë. Kjo do të thotë se Shtetet e Bashkuara po shpërfillen dhe përplasja me miqtë e Kosovës nuk është në interesin e askujt.

Kosovarët nuk kanë nevojë që një amerikan t’iu tregojë që disa njerëz brenda administratës [së ish-presidentit amerikan, Donald] Trump kanë simpati të madhe për Serbinë. Nëse Trump fiton, ajo simpati mund të rikthehet. Nuk shoh asnjë arsye për t’i justifikuar politikat e njerëzve që do të vendosnin presion ndaj Kosovës, pa asnjë arsye, dhe ta mbanin komod Serbinë, kur nuk është në interesin e askujt.Prandaj, veprimet e Qeverisë së Kosovës janë enigmë për mua. Kam lexuar deklarata të Ambasadës amerikane dhe zemërimi vërehet qartë. Sërish, nuk shoh interes.

Nuk është se kam simpati të madhe për separatistët serbë në veri, apo për njerëzit që e kanë bërë urën çështje të nxehtë. E kuptoj zemërimin. Por, ekzistojnë mënyra si të trajtohet dhe si të mos trajtohet kjo temë. E kam në mendje flamurin e Kosovës. Ai flamur është dizajnuar për t’u dukur si flamuri i Bashkimit Evropian. Yjet në flamur përfaqësojnë popullsinë e Kosovës. Ai nuk është flamur amerikan, është kosovar. Është flamur i mrekullueshëm, i cili tregon se Kosova nuk është krijesë e nacionalizimit etnik, por është vend i të gjithë atyre që jetojnë në të. Kjo është pikëpamja amerikane dhe e Bashkimit Evropian. Prandaj, nuk e kuptoj atë që po bën Qeveria e Kosovës.

JU REKOMANDOJMË

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Një ditë para protestës, Rama i drejtohet Qeverisë: Mos i merrni komunave atë që u takon qytetarëve

“Për koncert po, për tjerat jo”, Përparim Rama s’flet për zhvillimet brenda LDK’së
31/08/2026 - 22:34

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar një video në Facebook një ditë para protestës së komunave para Qeverisë së Kosovës. Rama ka kërkuar nga ekzekutivi qendror që...

Më shumëDetails

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë
31/08/2026 - 22:22

Gazetari Parim Olluri, ka thënë në “Pressing” të T7, se Bekim Sejdiu është kandidat konsensual i Vjosa Osmanit dhe Lumir Abdixhikut. Ai ka thënë se grupi parlamentar i...

Më shumëDetails

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së
31/08/2026 - 21:56

Gazetari Valon Syla në “Pressing” të T7, ka thënë se Bekim Sejdiu mund të mos votohet nga katër deputetë të LDK-së. Tutje, ai ka thënë se edhe dy...

Më shumëDetails

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse
31/08/2026 - 21:17

Një përgjigje e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, se qëndrimi i Ukrainës për mosnjohjen e Kosovës mbetet i pandryshuar, nxiti pakënaqësi në Kosovë dhe kulmoi me heqjen e...

Më shumëDetails

Bedri Hamza thotë se asnjë deputet i PDK nuk do të votojë për Bekim Sejdiun, dyshon që VV e LDK i kanë numrat

Hamza: Drafti aktual i Asociacionit është oferta më e varfër që e ka pasur Kosova në tavolinë
31/08/2026 - 21:13

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka folur për marrëveshjen e arritur sot në mes VV-së dhe LDK-së që kandidati për president të jetë Bekim Sejdiu,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    153 Shpërndaje
    Shpërndaje 61 Tweet 38
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë