Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Këto janë të gjitha vendimet që u morën në mbledhjen e sotme të Qeverisë

16/05/2022 - 17:40
në Kryesore, Lajme
A A
Rikthehen emërimet politike, donatori i LVV-së bëhet kryesues në Postë, kandidati për asamblist fiton pozitë të rëndësishme
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Qeveria e Republikës së Kosovës ka mbajtur mbledhje të rregullt në të cilën ka miratuar një projektligj, dy nisma të marrëveshjeve ndërkombëtare, një emërim dhe katër vendime tjera.

Si pikë të parë të rendit të ditës, Qeveria ka miratuar Projektligjin për zbatimin e Sanksioneve Financiare Ndërkombëtare të Shënjestruara. Qëllimi i këtij ligji është përcaktimi i masave, autoriteteve kompetente dhe procedurave për propozimin, miratimin, mbikëqyrjen dhe zbatimin e sanksioneve financiare ndërkombëtare të shënjestruara në Republikën e Kosovës. Këto masa kanë të bëjnë me parandalimin dhe luftën kundër terrorizmit dhe përhapjen e armëve të shkatërrimit në masë, me qëllim të kontributit në zhvillimin dhe forcimin e demokracisë, sundimit të ligjit dhe arritjes së objektivave të tjera në përputhje më të drejtën ndërkombëtare. Masat e përcaktuara në këtë projektligj janë në përputhje me rezolutat e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, aktet e Bashkimit Evropian, vendimet e organizatave tjera ndërkombëtare në të cilat Republika e Kosovës është anëtare ose masat e të cilave i zbaton.

Pas shqyrtimit është miratuar në mbledhje ndryshimi dhe plotësimi i Vendimit të Qeverisë Nr. 01/64, të datës 25 shkurt 2022, i amandamentuar me Vendimin Nr. 13/68, të datës 23 mars 2022 për “zbatimin nga Republika e Kosovës të vendimeve të Këshillit të Bashkimit Evropian dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, për vendosje të sanksioneve ndaj Federatës Ruse dhe Bjellorusisë”. Sipas vendimit sanksionet do të konsistojnë në:

ngrirje të aseteve në Republikën e Kosovës të individëve apo entiteteve të sanksionuara;
ndalimin e qasjes dhe operimit në tregun financiar në Kosovë individëve apo entiteteve të sanksionuara;
ndalimin e udhëtimit në territorin e Republikës së Kosovës të individëve të sanksionuar;
ndalimin për individë dhe entitete të Republikës së Kosovës që të vënë në dispozicion fonde, qoftë në mënyrë direkte ose indirekte për individët dhe entitetet e sanksionuara;
ndalimin për çdo ndërmarrje transporti rrugor rus apo bjellorus që të transportojnë mallra në Republikën e Kosovës (përjashtimisht të produkteve farmaceutike, mjekësore, bujqësore dhe ushqimore për qëllime humanitare);
ndalimin e importit nga Rusia të qymyrit dhe lëndëve tjera djegëse të ngurta fosile në Kosovë, nëse ato janë me origjinë nga Rusia ose eksportohen nga Rusia.
Po ashtu, qeveria ka miratuar vendimin për vendosjen e masave kufizuese kundër Grupit Wagner (një entitet ushtarak privat i pa inkorporuar, me bazë në Rusi). Grupi Wagner konsiderohet se është i ndërlidhur apo përgjegjës për veprime që minojnë dhe kërcënojnë integritetin territorial, sovranitetin dhe pavarësinë e Ukrainës. Gjithashtu konsiderohet përgjegjës edhe për shkeljen dhe abuzimin e të drejtave të njeriut dhe për aktivitete destabilizuese edhe në vende tjera, duke përfshirë Libinë dhe Sirinë. Aktivitetet e këtij entiteti janë në kundërshtim me ligjin ndërkombëtar për të drejtat e njeriut.

Sanksionet sipas këtij vendimi përfshijnë:

ngrirje të aseteve në Republikën e Kosovës të individëve apo entiteteve të sanksionuara;
ndalimin e udhëtimit në territorin e Republikës së Kosovës të individëve të sanksionuara;
ndalimin për individë dhe entitete te Republikës së Kosovës që të vënë në dispozicion fonde, qoftë në mënyrë direkte ose indirekte për individët dhe entitetet e sanksionuara;
Miratimin e kabinetit qeveritar e ka marrë edhe vendimi për zbatimin e Sanksioneve ndërkombëtare të vendosura nga Këshilli i Bashkimit Evropian lidhur me marrjen e masave restriktive antiterroriste ndaj ISIL (Da’esh) dhe Al-Qaeda, si dhe personave fizikë dhe juridikë, subjekteve ose strukturave tjera të lidhura me këto organizata, që veprojnë në Afganistan dhe rajonin fqinjë.

Këto sanksione do të jenë në fuqi deri në një vendim tjetër dhe varësisht nga rrethanat mund të përditësohen. Ajo përfshijnë:

ngrirje të aseteve në Republikën e Kosovës të individëve apo entiteteve të sanksionuara;
ndalimin e udhëtimit në territorin e Republikës së Kosovës të individëve të sanksionuar;
ndalimin për individë dhe entitete të Republikës së Kosovës që të vënë në dispozicion fonde, qoftë në mënyrë direkte ose indirekte për individët dhe entitetet e sanksionuara;
Në mbledhjen e sotme është miratuar Nisma për negocimin e Marrëveshjes së Bashkëpunimit ndërmjet Agjencisë Shtetërore të Arkivave të Kosovës dhe Yad Vashem-it, Autoritetit për Përkujtim të Martirëve dhe Heronjve të Holokaustit në fushën e Arkivave. Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve do të procedojë për arritjen e kësaj marrëveshjeje në përputhje me dispozitat e Kushtetutës së Republikës së Kosovës dhe të Ligjit për marrëveshje ndërkombëtare.

Kabineti qeveritar në mbledhjen e sotme ka miratuar edhe vendimin për plotësimin dhe ndryshimin e Programit Legjislativ të Qeverisë së Republikës së Kosovës për vitin 2022. Sipas vendimit në Programin Legjislativ për vitin 2022 shtohet miratimi i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit Nr. 06/L -048 për Këshillin e Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës.

Në fund të mbledhjes, u miratuan Nisma për lidhjen e Marrëveshjes ndërmjet Ministrisë së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit dhe Ambasadës së Francës për bashkëfinancimin e bursave të arsimit të lartë në nivelin master dhe me propozim të Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve u emërua znj. Dije Rizvanolli, përfaqësuese e Republikës së Kosovës në Këshillin Administrativ të Bankës Zhvillimore të Këshillit të Evropës. Znj. Dije Rizvanolli është pjesë e stafit administrativ dhe civil të ministrisë.

JU REKOMANDOJMË

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Një ditë para protestës, Rama i drejtohet Qeverisë: Mos i merrni komunave atë që u takon qytetarëve

“Për koncert po, për tjerat jo”, Përparim Rama s’flet për zhvillimet brenda LDK’së
31/08/2026 - 22:34

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar një video në Facebook një ditë para protestës së komunave para Qeverisë së Kosovës. Rama ka kërkuar nga ekzekutivi qendror që...

Më shumëDetails

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë
31/08/2026 - 22:22

Gazetari Parim Olluri, ka thënë në “Pressing” të T7, se Bekim Sejdiu është kandidat konsensual i Vjosa Osmanit dhe Lumir Abdixhikut. Ai ka thënë se grupi parlamentar i...

Më shumëDetails

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së
31/08/2026 - 21:56

Gazetari Valon Syla në “Pressing” të T7, ka thënë se Bekim Sejdiu mund të mos votohet nga katër deputetë të LDK-së. Tutje, ai ka thënë se edhe dy...

Më shumëDetails

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse
31/08/2026 - 21:17

Një përgjigje e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, se qëndrimi i Ukrainës për mosnjohjen e Kosovës mbetet i pandryshuar, nxiti pakënaqësi në Kosovë dhe kulmoi me heqjen e...

Më shumëDetails

Bedri Hamza thotë se asnjë deputet i PDK nuk do të votojë për Bekim Sejdiun, dyshon që VV e LDK i kanë numrat

Hamza: Drafti aktual i Asociacionit është oferta më e varfër që e ka pasur Kosova në tavolinë
31/08/2026 - 21:13

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka folur për marrëveshjen e arritur sot në mes VV-së dhe LDK-së që kandidati për president të jetë Bekim Sejdiu,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    153 Shpërndaje
    Shpërndaje 61 Tweet 38
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë