Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Presidentja Vjosa Osmani fiton çmim ndërkombëtar dedikuar të drejtave të njeriut, demokracisë dhe sundimit të ligjit

09/09/2024 - 02:04
në Kryesore, Lajme
A A
Osmani e përfaqëson Kosovën në samitin për Ukrainën në Tiranë
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmanit, do t’i ndahet çmimi M100 Media Award më 12.09.2024, çmim që u jepet personaliteteve që janë të përkushtuar për forcimin e demokracisë, sundimin e ligjit, lirisë së shprehjes dhe lirisë së shtypit dhe mbrojtjes së vlerave europiane.

Në emisionin “Kallxo Përnime”, presidentja Osmani ka njoftuar se është hera e parë që dikush nga Ballkani Perëndimor e fiton këtë çmim.

Ajo tha se çmimi është rezultat i një pune që është bërë bashkërisht duke e promovuar Kosovën dhe shtyllat në të cilat qëndron shteti i Kosovës.

“M100 është siç e përmendët është një konferencë ndërkombëtare që mbahet çdo vit, i dedikohet vlerave europiane si janë të drejtat e njeriut, demokracia dhe sundimi i ligjit dhe përveç politikanëve, zyrtarëve shtetërorë nga vende të ndryshme të Europës, në Gjermani mbledhin edhe media të ndryshme për t’i mbrojtut këto vlera. Për vite me radhë shumë liderë europianë e kanë fituar ketë çmim, në këtë rast me nderin që i është bërë Kosovës ku jam përzgjedhur si laureate e këtij çmimi është hera e parë që dikush nga i gjithë Ballkani Perëndimor e fiton ketë çmim”- ka thënë Osmani.

Ajo tha se si presidencë gjatë tri vite e gjysmë kanë arritur të jenë në organizime që Kosova asnjëherë nuk ka qenë.“Integrimi në struktura euroatlantike është shumë më shumë se sa një anëtarësim në organizata, është vetë prezenca dhe imazhi që e krijon një shtet në organizata. Ne kemi arritur si presidencë që përgjatë këtyre tri vite e gjysmë të jemi në organizime që Kosova asnjëherë nuk ka qenë. Është historike që Kosova në këto 75 vjet histori të ekzistimit të NATO-s është ftuar të jetë Kosova edhe pse nuk jemi anëtar, as s’e kemi statusin e shtetit partner”- ka thënë ajo.

M100 Media Award M100 Sanssouci Colloquium është një forum ndërkombëtar që mbahet një herë në vit që nga viti 2005 në qytetin e Potsdamit.

Ky forum ndërkombëtar drejtohet konceptualisht nga një bord këshillues i përbërë nga gazetarë të njohur dhe personalitete të ndryshme gjermane dhe ndërkombëtare, të cilët takohen në intervale të rregullta.

Përveç kësaj, ky bord këshillues vepron si juri për M100 Media Award dhe udhëhiqet nga kryebashkiaku i qytetit të Potsdamit, Mike Schubert.

Nominimi i presidentes Osmani është bërë nga juria e tij, propozim i mbështetur me unanimitet të plotë nga të gjithë anëtarët e jurisë.

Ky çmimi u jepet personaliteteve që janë të përkushtuar për forcimin e demokracisë, sundimin e ligjit, lirisë së shprehjes dhe lirisë së shtypit dhe mbrojtjes së vlerave europiane.

Kemi kuptuar se në garë për këtë titull kanë qenë edhe personalitete të ndryshme europiane, përfshirë presidentë dhe kryetarë qeverish.Përpos presidentes Osmani, laureat i këtij çmimi është edhe kryeministri i Polonisë, Donald Tusk.

Fjalën kryesore me këtë rast do ta mbajë kancelari i Gjermanisë, Olaf Scholz.Presidentja Vjosa Osmani është liderja e parë nga Ballkani që nderohet me çmimin ndërkombëtar M100 nga Sanssouci Colloquium.

Në njoftimin e publikuar nga M100 thuhet se presidentja Osmani “është e përkushtuar për demokracinë dhe sundimin e ligjit, si dhe për integrimin e Republikës së Kosovës në strukturat euroatlantike. Ajo angazhohet për mbrojtjen e demokracisë dhe lirisë si arritje thelbësore, përkundër të gjitha kërcënimeve dhe pengesave”.

JU REKOMANDOJMË

Ramadani: Jo veç narko-testi, këtyre duhet t’u bëhet edhe ADN-ja

Ramadani: Policia bëri mirë me planin, sa më shumë që demokratizohet Kosova, çështja e sigurisë për zgjedhje s’do të jetë temë
12/08/2026 - 19:15

Deputeti i Aleancës, Burim Ramadani, ka reaguar ashpër pas tensioneve të krijuara në Kuvendin e Kosovës. Ai ka thënë se thirrja e sotme për pushkatimin e ish-kryeministrit dhe...

Më shumëDetails

“Më shumë dialog, më pak zhurmë”, Kusari-Lila apelon për tejkalimin e ngërçit

Kusari: Mesazhet e SHBA-së duhet të merren shumë seriozisht
12/08/2026 - 18:47

Ministrja në detyrë e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit, Mimoza Kusari-Lila, ka reaguar pas përplasjeve dhe tensioneve të krijuara sot në Kuvendin e Kosovës. Ajo ka thënë se...

Më shumëDetails

NATO deklarohet pas vendimit për përshtatje të pranisë ushtarake te Ura e Ibrit dhe Manastiri i Deçanit

NATO deklarohet pas vendimit për përshtatje të pranisë ushtarake te Ura e Ibrit dhe Manastiri i Deçanit
12/08/2026 - 18:33

NATO është duke punuar për të siguruar që KFOR, të jetë i përshtatur me rrethanat aktuale, duke marrë parasysh përmirësimet në situatën e sigurisë. Kështu ka bërë të...

Më shumëDetails

Thirrja e mërgimtarit për pushkatim ndaj Haradinajt, vjen reagimi nga Ardian Gjini

12/08/2026 - 18:25

Kryetari i Aleancës, Ardian Gjini, ka reaguar pas thirrjes së bërë sot nga një mërgimtar për pushkatimin e ish-kryeministrit dhe deputetit të AAK-së, Ramush Haradinaj. Gjini ka dënuar...

Më shumëDetails

Kthimi i mërgimtarëve: Kjo është gjendja nëpër pikat kufitare

Gjendja në pikat kufitare: Sa po presin mërgimtarët për të hyrë e dalë nga Kosova?
12/08/2026 - 18:04

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka publikuar të dhënat e fundit për fluksin në pikat e kalimit kufitar, të përditësuara në orën 16:15. Sipas të dhënave, pritjet më...

Më shumëDetails

Abdixhiku i fton deputetët e LDK-së në takim për nesër: Duhet të flasim me një zë

LDK s’ka votë për Konjufcën, Abdixhiku: Zgjidhja e vetme e mbetur janë fatkeqësisht zgjedhjet e reja
12/08/2026 - 17:35

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka ftuar deputetët e Grupit Parlamentar të LDK-së në një takim që do të mbahet nesër në orën 14:00, në...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Skandal në poliklinikën “Echo Dent”: Shërbime estetike pa licencë, staf i palicencuar dhe shiringa me gjak në mbeturina – gjobitet 8 mijë euro

    Skandal në poliklinikën “Echo Dent”: Shërbime estetike pa licencë, staf i palicencuar dhe shiringa me gjak në mbeturina – gjobitet 8 mijë euro

    98 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 25
  • Komandanti i KFOR-it takohet me përfaqësuesit e Listës Serbe, iu tregon përse ia barti kompetencat Policisë së Kosovës

    89 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 22
  • “Vajton” Vuçiqi: Shefi i Ushtrisë së Serbisë dhe komandanti i KFOR-it patën bisedën më të keqe deri më tani

    87 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • Luhatje në çmimoren e derivateve të naftës

    86 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 22
  • “Në krye të gjithë kësaj është gjenerali Ramush Haradinaj”, Veseli flet për largimin e KFOR-it nga Ura e Ibrit

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë