Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Fitorja e studentëve në Serbi, Rashiti tregon çfarë mund të ndryshojë në raport me Kosovën

26/10/2026 - 13:39
në Lajme
A A
Naim Rashiti del me 10 opsione për tejkalimin e ngërçit: LVV të propozojë 3 kandidatë për kryetar Kuvendi…
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Lista Studentore ka fituar zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Serbi me 51.47 për qind të votave. Ndërsa rezultatin e këtyre zgjedhjeve dhe ndikimin e tyre në zhvillimet politike në Serbi dhe raportet me Kosovën ka folur analisti dhe drejtori i Grupit Ballkanik për Politika, Naim Rashiti.

Rashiti ka thënë se fitorja e Listës Studentore ka qenë e pritshme, ndërsa sfida kryesore gjatë procesit zgjedhor ka qenë rreziku i manipulimit të votave.

“Fitorja e Listës Studentore ka qenë e pritur. Rreziku i manipulimit të zgjedhjeve, masiv, ka qenë kërcënimi kryesor për humbjen e tyre. Mësimi kryesor i këtyre zgjedhjeve është suksesi i Listës Studentore për ta ruajtur votën. Në shumicën e rasteve kanë arritur ta ruajnë votën dhe të ndalojnë vjedhjet në masë të konsiderueshme”, ka thënë Rashiti për Indeksonline.

Ai ka vlerësuar se Lista Studentore në Serbi dallon nga lëvizjet e ngjashme në rajon dhe Evropë, pasi që nga fillimi ata kanë qenë konsistentë, grumbullues në rrugë dhe jo të dhunshëm. Kjo, sipas Rashitit, ka ndikuar në rritjen e mbështetjes popullore.

Rashiti konsideron se rezultati zgjedhor hap rrugën për më shumë pluralizëm politik në Serbi.

“Parlamenti i ardhshëm do të jetë më debatues dhe më plural. Do të ketë kriza e tensione, ndarje e rigrupime për vitet në vijim, por debati i hapur politik do t’i mundësojë politikës serbe të ridefinohet. Ndoshta do të bëhen më proruse, ndoshta më proevropiane, por pluralizmi krijon hapësirë për ridefinim më të qartë të politikës serbe”, ka thënë ai..

E sa i përket Kosovës, Rashiti ka thënë se është ende herët të vlerësohet se si do të sillet Lista Studentore në raport me Kosovën, por do të jenë më pak të dhunshëm në raport me kërcënimet e sigurisë.

”Është herët të thuhet si do të sillen ata me Kosovën. Siç thashë më lart, do t’u marrë kohë të përcaktohen. Por me siguri do të jenë më pak të dhunshëm, së paku fillimisht, në raport me kërcënimet e sigurisë. Ata po vijnë në pushtet kur politika ndërkombëtare nuk është shumë kërkuese për të qenë pro Perëndimit apo jo”, ka thënë ai. .

Megjithatë, ai vlerëson se dialogu me Kosovën nuk do të jetë prioritet i tyre, por do ta kenë të vështirë të përdorin kërcënimin dhe dhunën siç bënte regjimi i Vuçiqit.

“ Dialogu me Kosovën nuk do të jetë prioriteti i tyre, por e kanë të vështirë të përdorin kërcënimin dhe dhunën siç bënte regjimi i Vuçiqit. Pra, do të ketë një rikonfigurim që do të marrë kohë”, ka thënë ai.

Duke folur për serbët e Kosovës, ai ka vlerësuar se Lista Serbe do të humbë edhe më shumë mbështetjen tek serbet e Kosovës. Ndërsa ka theksuar se Qeveria e Kosovës duhet ta shfrytëzojë këtë moment për të ofruar integrim të plotë të tyre në sistemin institucional të vendit.

“Po, Lista Serbe ka humbur rrugën. Ata edhe më shumë do të humbin përkrahjen te serbët e Kosovës. Por tani është koha që Qeveria e Kosovës të ofrojë integrim të plotë të tyre në sistemin institucional të Kosovës, përfshirë edhe implementimin e konsiderueshëm të dialogut”, tha Rashiti.

Sipas Rashitit, Kosova mund të ndërmarrë hapa që do ta vendosnin qeverinë e re në Beograd përballë nevojës për t’i pranuar marrëveshjet dhe për të avancuar integrimin e serbëve në institucionet e Kosovës.

“ Kosova, me pak veprime, mund të lëvizë disa hapa para Serbisë dhe ta vendosë qeverinë e re të Beogradit në një pozitë jo të mirë, apo në një pozitë ku duhet t’i pranojë marrëveshjet dhe integrimin e serbëve”, ka thënë ai..

Rashiti ka theksuar se orientimi i ardhshëm i Serbisë do të varet edhe nga ofertat që do të vijnë nga Bashkimi Evropian dhe Rusia.

“Me zhvillimet në SHBA dhe BE, ata kanë hapësirë të veprojnë në një situatë ambiguiteti. Fokusi i tyre do të jetë çrrënjosja e regjimit në Serbi. Vetëm në këtë pikë studentët kanë pajtueshmëri të plotë. Pastaj, në politikën e jashtme, do të kenë ndarje. Po ashtu do të varet se çka do t’u ofrojë Perëndimi e çka Rusia. Ndoshta kjo e fundit do të gjejë hapësirë për krijimin e një partneri të ri. Ndoshta jo. Po ashtu, BE-ja çka do t’u ofrojë. Çështja e dytë do të jetë struktura e qeverisë. Çfarë qeverie do të formojnë ata? Nëse ata arrijnë t’i vazhdojnë negociatat me BE-në, hapjen e klasterëve të rinj me BE-në, do të futen në rrugë të mbarë”, ka thënë ai.

JU REKOMANDOJMË

Nikçi: Viktima insistoi mbrëmë që të kthehet në shtëpi, u godit me të hyrë në shtëpi

Nikçi: Viktima insistoi mbrëmë që të kthehet në shtëpi, u godit me të hyrë në shtëpi
26/10/2026 - 14:12

Zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi, bën të ditur se, janë iniciuar hetime ndaj zyrtarëve të përmendur nga Arlinda Zekaj. Sipas tij, viktima kishte pretenduar në...

Më shumëDetails

“Arlinda e ka ditë prej fillimit që kanë me ia marrë jetën”, Hoxha: Prokurorja i tha: Kuptona, shko te baba

Mes lotëve e trishtimit, flet avokatja e Arlinda Zekës: “S’kom me vdekë pa e çu dikon në burg”!
26/10/2026 - 13:55

Avokatja e Arlinda Zekajt, Adelina Hoxha, ka kritikuar ashpër Policinë dhe Prokurorinë për mungesën e veprimeve ligjore për mbrojtjen e viktimës së dhunës në familje, e cila u...

Më shumëDetails

“Shteti e vrau Arlindën” – aksion simbolik i QIKA-s, ngjyrë e kuqe dhe pankartë në hyrje të qeverise

“Shteti e vrau Arlindën” – aksion simbolik i QIKA-s, ngjyrë e kuqe dhe pankartë në hyrje të qeverise
26/10/2026 - 13:51

Organizata “QIKA” ka realizuar një aksion simbolik para ndërtesës së Qeverisë së Kosovës, ku shkallët e ndërtesës janë lyer me ngjyrë të kuqe. Aksioni është zhvilluar një ditë...

Më shumëDetails

Deklarata e Arlinda Zekajt në Polici: “Nuk ndihem e sigurt të kthehem në shtëpi”, kërkoi largimin e familjarëve të bashkëshortit, të cilët i quajti “uzurpatorë”

Dokumenti që rëndon dyshimet për dështim institucional në rastin e Arlinda Zekajt: Avokatja denoncoi prokuroren për shkelje të rënda, kërkoi hetim disiplinor dhe sigurimin e provave
26/10/2026 - 13:24

Viktima Arlinda Zekaj mbrëmjen e së dielës së 25 tetorit, kishte denoncuar bashkëshortin e saj Jeton Sylaj pranë Policisë së Kosovës në Pejë. Në deklaratën e siguruar ekskluzivisht...

Më shumëDetails

“Shteti të japë llogari”, pas vrasjes së Arlinda Zekajt paralajmërohet protestë të mërkurën

“Shteti të japë llogari”, pas vrasjes së Arlinda Zekajt paralajmërohet protestë të mërkurën
26/10/2026 - 13:02

Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist ka bërë thirrje për revoltë kombëtare pas vrasjes së Arlinda Zekajt, duke kërkuar përgjegjësi institucionale për mbrojtjen e jetës dhe sigurisë së...

Më shumëDetails

Vajza e axhës së viktimës në Pejë: Ajo ka shku ta marrë djalin te familja e burrit dhe aty ka plas belaja

Vajza e axhës së viktimës në Pejë: Ajo ka shku ta marrë djalin te familja e burrit dhe aty ka plas belaja
26/10/2026 - 12:57

Një vrasje e rëndë ka ndodhur dje në mbrëmje në Vitomericë të Pejës, ku kunati ka vrarë kunatën e tij, Arlinda Zekajn. Për lajminet ka folur vajza e...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Breshëri të shtënash nga një Opel pa targa në Hajvali, gjenden gëzhoja e municion – këta janë dy të dyshuarit që po kërkohen nga Policia

    Breshëri të shtënash nga një Opel pa targa në Hajvali, gjenden gëzhoja e municion – këta janë dy të dyshuarit që po kërkohen nga Policia

    201 Shpërndaje
    Shpërndaje 80 Tweet 50
  • Deçanasi e vret në Vitomericë kunatën e tij

    136 Shpërndaje
    Shpërndaje 54 Tweet 34
  • Zhvillime të reja për vrasjen me sëpatë në Pejë, ndalohet edhe bashkëshorti i viktimës, Jeton Sylaj

    116 Shpërndaje
    Shpërndaje 46 Tweet 29
  • “Uroj të mos jepni llogari pasi të jetë marrë jeta ime” – letra tronditëse që Arlinda Zekaj ia dorëzoi Prokurorisë tri ditë para se të vritej

    104 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 26
  • Mbrojtje juridike profesionale për punëtorët e KEK-ut: SPEK nënshkruan marrëveshje me zyrën e avokatisë Feka & Partners

    207 Shpërndaje
    Shpërndaje 83 Tweet 52

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë