Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Kurti vazhdon takimet në Ballkonin e Hapur, sot priti drejtuesit e Komunës së Leposaviqit

09/09/2024 - 11:33
në Kryesore, Lajme
A A
Kurti vazhdon takimet në Ballkonin e Hapur, sot priti drejtuesit e Komunës së Leposaviqit
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka vazhduar takimet me kryetarët e komunave veriore të vendit dhe drejtorët komunalë. I shoqëruar nga ministri për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq dhe ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, kësaj radhe mirëpritën për mëngjes pune, kryetarin e Komunës së Leposaviqit, Lulzim Hetemi, nënkryetaren, Marina Bogojeviq dhe drejtorë komunalë.

Gjatë takimit u diskutua gjerësisht mbi qeverisjen komunale në 15 muajt e fundit, shërbimet e reja, përfshirë ato që ofrohen nga agjencitë qendrore, sikurse Agjencia e Punësimit dhe Agjencia për Regjistrimin e Bizneseve, dhe praktikat e mira të vendosura me udhëheqjen aktuale. U diskutua edhe rreth sfidave të trashëguara dhe nevojën për investime kapitale për qasje në ujë të pijshëm, ndriçim publik dhe infrastrukturë, veçanërisht në fshatra dhe zona të thella të komunës.

Hetemi, nënkryetarja Bogojeviq dhe drejtorët veçuan rëndësinë e dëgjimeve buxhetore që kanë mbajtur deri më tani me qytetarë nga radhët e komunitetit serb, boshnjak dhe shqiptar, me qëllim adresimin e kërkesave të tyre dhe planifikimit të projekteve dhe përgatitjet e kërkesave për mbështetjet nga niveli qendror.

Kurti i falënderoi drejtuesit dhe stafin e Komunës së Leposaviqit për punën dhe angazhimin e përditshëm dhe për bashkëpunimin e ngushtë me ministritë dhe Zyrën e Kryeministrit në realizimin e projekteve në interes të komunës. Bashkë me ministrat në takim, ai i ofroi kryetarit Hetemi dhe nënkryetares Bogojeviq, mbështetjen e tij dhe gatishmërinë për të punuar sa më afër në adresimin sa më të shpejtë të kërkesave të kësaj komune që burojnë nga nevojat e qytetarëve për vitin e ardhshëm buxhetor.


JU REKOMANDOJMË

Mbyllja e zyrave paralele në veri, Gjermania: Jo më hapa përshkallëzues, veprimet e tilla rëndojnë marrëdhëniet tona
Kryesore

Mbyllja e zyrave paralele në veri, Gjermania: Jo më hapa përshkallëzues, veprimet e tilla rëndojnë marrëdhëniet tona

15/09/2025 - 19:59
Arian Tahiri për “screenshotat” e Faton Pecit: “Le ta harron ai dhe secili që mundet me më shantazhu” – Faton Peci nuk pranon të flas
Kryesore

Arian Tahiri për “screenshotat” e Faton Pecit: “Le ta harron ai dhe secili që mundet me më shantazhu” – Faton Peci nuk pranon të flas

15/09/2025 - 19:59
Osmani u takua me Guerot, diskutuan për funksionalizimin e institucioneve në pajtim me Kushtetutën
Kryesore

Osmani u takua me Guerot, diskutuan për funksionalizimin e institucioneve në pajtim me Kushtetutën

15/09/2025 - 19:56
I dyshuari i Charlie Kirk lidhet me vendin e krimit, thotë shefi i FBI-së
Lajme

I dyshuari i Charlie Kirk lidhet me vendin e krimit, thotë shefi i FBI-së

15/09/2025 - 19:47
Reiffenstuel: Kosova të përmbahet nga shënjestrimi i institucioneve shëndetësore të drejtuara nga Serbia, ndikon negativisht në raport me BE-në
Kryesore

Reiffenstuel: Kosova të përmbahet nga shënjestrimi i institucioneve shëndetësore të drejtuara nga Serbia, ndikon negativisht në raport me BE-në

15/09/2025 - 19:33
Shala, SBASHK: Shkollat tona po boshatisen nga nxënësit, por në të njëjtën kohë edhe nga mësimdhënësit
Lajme

Shala, SBASHK: Shkollat tona po boshatisen nga nxënësit, por në të njëjtën kohë edhe nga mësimdhënësit

15/09/2025 - 19:30

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Alban Krasniqi del në Facebook pas dëshmisë së James Rubin, mundohet ta sulmojë Hashim Thaçin

    Alban Krasniqi del në Facebook pas dëshmisë së James Rubin, mundohet ta sulmojë Hashim Thaçin

    98 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 25
  • Mediumi holandez raporton për protestën kundër Gjykatës Speciale në Hagë

    96 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • Avokati serb: Vuçiqi sërish e angazhoi Radojiçiqin dhe anëtarët e organizatës së tij paramilitare në tubim

    89 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 22
  • “Unë e di që ti e din që s’mund ta kontrollosh UÇK-në”, Thaçi i buzëqeshur kur lexohet deklarata e Biden për të

    87 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • Vrasja në tentativë në Vushtrri, arresohet një i dyshuar, një tjetër në kërkim nga Policia

    87 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë