Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Prokurorja që dështoi ta mbronte Arlinda Zekajn, me rol kyç në Komisionin e Jurisprudencës të emëruar nga Qeveria Kurti

26/10/2026 - 11:24
në Lajme
A A
Prokurorja që dështoi ta mbronte Arlinda Zekajn, me rol kyç në Komisionin e Jurisprudencës të emëruar nga Qeveria Kurti
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Prokurorja Suada Rama-Hamzam që dështoi ta mbronte Arlinda Zekaj, e cila u vra mbrëmë nga kunati i saj, ka rol kyç në vlerësimin e juristëve të rinj në Provimin e Jurisprudencës.

Suada Rama-Hamzam është edhe zëvendësanëtare e Komisionit për Dhënien e Provimit të Jurisprudencës, i cili është caktuar nga Qeveria Kurti dhe është votuar në Kuvend më 27 prill 2026.

Ajo është zëvendësanëtare pyetëse për lëndën “E Drejta Kushtetuese dhe Bazat e Sistemit Gjyqësor”, ku anëtare është Anita Prenaj-Krasniqi.

Përbërja e re e komisionit për Dhënien e Provimit të Jurisprudencës ishte caktuar nga Qeveria Kurti dhe më pas ishte votuar në Kuvend.

Ndonëse kjo përbërja ishte kundërshtuar nga opozita, me 63 vota për, Kuvendi i Republikës së Kosovës kishte miratuar përbërjen e re të Komisionit për Dhënien e Provimit të Jurisprudencës, në bazë të propozimit të Ministrisë së Drejtësisë.

Në atë seancë, Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, në fjalën e saj para Kuvendit, kishte theksuar se ky vendim është rezultat i një vlerësimi të thelluar institucional të procesit të deritanishëm të organizimit të provimit, i cili ka evidentuar nevojën për ndërhyrje dhe përmirësim të standardeve profesionale dhe procedurale.

“Bazuar në kompetencat ligjore dhe përgjegjësinë për mbikëqyrjen e këtij procesi, Ministria e Drejtësisë ka analizuar tërë procesin dhe ka bërë një vlerësim gjithëpërfshirës për tre afatet e mbajtura nga Komisioni aktual për dhënien e Provimit të Jurisprudencës”, kishte deklaruar Ministrja Gërvalla.

Përbërja e re e komisionit, e miratuar me 63 vota për në Kuvendin e Kosovës, përfshin këta emra:

  • Arian Gashi, kryetar i komisionit, dhe Ersan Qavolli, zëvendësanëtar – E Drejta Penale, materiale dhe procedurale.
  • Lumni Sallauka, zëvendëskryetar, dhe Arsim Hamzai, zëvendësanëtar – E Drejta Civile, materiale dhe procedurale.
  • Anita Prenaj-Krasniqi, anëtare, dhe Suada Rama-Hamza, zëvendësanëtare – E Drejta Kushtetuese dhe Bazat e Sistemit Gjyqësor.
  • Burim Shala, anëtar, dhe Nehat Qelaj, zëvendësanëtar – E Drejta Tregtare, E Drejta e Punës dhe E Drejta Administrative.
  • Bujar Muzaqi, anëtar, dhe Hysni Ismaili, zëvendësanëtar – E Drejta Ndërkombëtare dhe E Drejta e Bashkimit Evropian.

JU REKOMANDOJMË

Vrasja e Arlindës, Muhaxheri: Nuk do të lejojmë asnjë lloj fshehjeje apo minimizimi të përgjegjësisë

Vrasja e Arlindës, Muhaxheri: Nuk do të lejojmë asnjë lloj fshehjeje apo minimizimi të përgjegjësisë
26/10/2026 - 12:00

Kryetari i Pejës, Gazmend Muhaxheri, ka kërkuar verifikim të plotë të veprimeve dhe kontakteve që institucionet kanë pasur në rastin e Arlinda Zekajt, e cila u vra të...

Më shumëDetails

Prokuroria zbulon detaje të reja: Çfarë ndodhi pak minuta para vrasjes së Arlinda Zekajt?

Prokuroria zbulon detaje të reja: Çfarë ndodhi pak minuta para vrasjes së Arlinda Zekajt?
26/10/2026 - 11:43

Prokuroria Themelore në Pejë, duke shprehur keqardhje të thellë për rastin tragjik të vrasjes së Arlinda Zekajt, njofton opinionin publik lidhur me veprimet e ndërmarra nga Kryeprokurorja e...

Më shumëDetails

Tetë grave iu mor jeta në Kosovë për 10 muaj – ku ishte shteti?

Tetë grave iu mor jeta në Kosovë për 10 muaj – ku ishte shteti?
26/10/2026 - 11:24

Kosova vazhdon të numërojë humbjet e grave, derisa vrasjet e tyre kanë rritur alarmin për shoqërinë dhe institucionet. Pavarësisht deklarimeve të krerëve institucionalë, disa prej këtyre rasteve kanë...

Më shumëDetails

Behgjet Pacolli paraqitet në SPAK

Behgjet Pacolli paraqitet në SPAK
26/10/2026 - 11:09

Biznesmeni Behgjet Pacolli është paraqitur në ambientet e Prokurorisë së Posaçme. Ai është thirrur për t’u pyetur si person në dijeni lidhur me çështjen e aeroportit të Vlorës,...

Më shumëDetails

Pas vrasjes së Arlindës, VV-ja kërkon komision hetimor dhe seancë të jashtëzakonshme në Kuvend

Pas vrasjes së Arlindës, VV-ja kërkon komision hetimor dhe seancë të jashtëzakonshme në Kuvend
26/10/2026 - 11:02

Grupi Parlamentar i Lëvizjes Vetëvendosje ka nisur mbledhjen e nënshkrimeve për thirrjen e një seance të jashtëzakonshme të Kuvendit të Kosovës, pas vrasjes së Arlinda Sylaj Zekajt në...

Më shumëDetails

“Pres të mos mund të flini”, letra tjetër e Arlinda Zekajt për shtetin para se vëllai i burrit t’ia marr jetën!

“Pres të mos mund të flini”, letra tjetër e Arlinda Zekajt për shtetin para se vëllai i burrit t’ia marr jetën!
26/10/2026 - 10:52

Një tjetër letër e shkruar nga e ndjera Arlinda Zekaj, e publikuar nga Natyra Kuçi, ngre shqetësime të rënda lidhur me mënyrën se si ajo e ka përjetuar...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Breshëri të shtënash nga një Opel pa targa në Hajvali, gjenden gëzhoja e municion – këta janë dy të dyshuarit që po kërkohen nga Policia

    Breshëri të shtënash nga një Opel pa targa në Hajvali, gjenden gëzhoja e municion – këta janë dy të dyshuarit që po kërkohen nga Policia

    198 Shpërndaje
    Shpërndaje 79 Tweet 50
  • Deçanasi e vret në Vitomericë kunatën e tij

    135 Shpërndaje
    Shpërndaje 54 Tweet 34
  • Zhvillime të reja për vrasjen me sëpatë në Pejë, ndalohet edhe bashkëshorti i viktimës, Jeton Sylaj

    116 Shpërndaje
    Shpërndaje 46 Tweet 29
  • “Uroj të mos jepni llogari pasi të jetë marrë jeta ime” – letra tronditëse që Arlinda Zekaj ia dorëzoi Prokurorisë tri ditë para se të vritej

    104 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 26
  • Mbrojtje juridike profesionale për punëtorët e KEK-ut: SPEK nënshkruan marrëveshje me zyrën e avokatisë Feka & Partners

    204 Shpërndaje
    Shpërndaje 82 Tweet 51

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë