Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Konjufca kritikon ndërkombëtarët, opozita pushtetin: Çka u tha pas mbledhjes së kryesisë së Kuvendit?

09/09/2024 - 14:28
në Kryesore, Lajme
A A
Konjufca kritikon ndërkombëtarët, opozita pushtetin: Çka u tha pas mbledhjes së kryesisë së Kuvendit?
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Legjislatura e Kuvendit të Kosovës ka hyrë në muajt e fundit. Sot u mbajt seanca e parë e Kryesisë së Kuvendit për sesionin vjeshtor.

Pas mbledhjes, kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, drejtoi kritika të ashpra për ndërkombëtarët duke i quajtur të njëanshëm në relacionin Kosovë-Serbi.

“Bllokimi i fundit ndodhi prej shtetit serb, Serbia i lejoi kriminelët me i blloku kufijtë. Asnjë reagim nuk e pashë nga ana e Brukselit. Bashkësia ndërkombëtare është e njënashme në realcionet mes Kosovës dhe Serbisë. Duhet një drejtim krejt i ri. Faktorët ndërkombëtarë kanë qenë të rezervuar sa i përket ndarjes dhe rezultatit të hetimeve për Banjskën. Kjo nuk do të thotë që hetimet nuk ekzistojnë e që raportet nuk janë përfunduar. Rezultatet janë kryer, dhe hetimet përgjithësisht edhe shtetet i kanë kryer. Duke përfshirë edhe NATO-n”, tha ai, raporton Nacionale.

Konjufca pati kritika edhe për emisarin gjerman, Sarrazin, për të cilin tha se nuk reagoi për bllokadat nëpër pika kufitare. Të njëjtën kritikë e pati edhe për BE-në.

“Nuk më duket që procesi i Berlinit mund të reduktohet në CEFTA. Përpjekjet që ka qeveria e Kosoës lidhur me një marrëveshje të dinjitetshme në këto marrëveshje rajonale, është e drejtë e mbrojtjes së interesit të Kosovës. Procesi i Berlinit është më i gjerë. Mua më duket qëndrim i drejtë i Qeverisë së Kosovës, do të ishte më mirë që Sarrazin ta kishte mendjen te mungesa e ndonjë sanksioni sa i përket Serbisë me veprimet e veta këtu prej sulmit në Banjskë, deri te bllokimi i pikave kufitare. Tash nëse i analizoni këtu, do ta shtroni pyetjen se kush qenka atëherë kundër bashkëpunimit, kush qenka për bllokim. Ata janë kriminelë të nivelit ndërkombëtar”, deklaroi Konjufca.

Sipas tij, dialogu hyri në arkivol me rastin e Banjskës.

“Unë konsideroj që sa i përket perpsektivës së dialogut, dialogu ndodhet tërësisht në qorrsokak prej të cilit nuk po shoh shumë rrugëdalje. Këtij qorrsokaku i ka kontribuar Serbia me veprimet e veta, unë mendoj që dialogu në formatin qysh ka qenë prej vitit 2011 e ka pas arkivolin më 24 shtator të vitit të kaluar me sulmin terrorist në Banjskë. Informatat që posedon edhe bashkësia ndërkombëtare, edhe institucionet tona të sigurisë, tregojnë qartë që ky grup i madh kriminal e ka pasur mbështetjen e drejtpërdrejt prej shtetit serb. Atyre i është foruar logjistika dhe krejt mbështetja shtetërore dhe poligonet ushtarake. Me ushtru, me marrë armë. Ka pasur edhe shkëmbim të armëve, kemi fakte. Për këtë arsye është shkatërruar edhe minimumi i mirëbesimit që kërkohet në negociata. Banjska ishte gozhda e fundit në arkivolin e dialogut të Brukselit”, tha Konjufca.

Pas seancës, folën edhe përfaqësuesit e partive opozitare. Shefi i grupit parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, tha se Kosova nuk ka qenë asnjëherë më keq me miqtë.

“Sa i përket raporteve me miqtë tanë, Kosova prej shpalljes së pavarësisë nuk ka qenë në pozitë më të pavolitshme. Siç e thonë edhe miqtë tanë amerikanë, sjellja jonë jo e duhur, jo e drejtë, në raport me interesat kombëtare dhe bashkëpunimin tonë me aleatët, gjatë kësaj periudhe nuk ka qenë korrekt dhe kemi ardhur në pikën ta nxjerrin Serbinë sikur është në anën e duhur, një gjë e tillë nuk është imagjinuar të ndodhte ndonjëherë. Vendi i duhet një qeveri e re, kryeministër i ri, i cili e nxjerr Kosovën nga ky kolaps. Asnjë vend i BE-së nuk nënshkruan marrëveshje me vendin tonë sepse jemi nën sanksione, kjo gjendje nuk mund të vazhdojë pa mbarim. Duhet të përfundojë. Vetëm atëherë kur vendi do të ketë qeveri të re të udhëhequr nga kryeministri Bedri Hamza”, tha Tahiri.

Shefi i grupit parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, deklaroi se qeveria Kurti është karakterizuar me shkelje të Kushtetutës e tendencë të kapjes.

“Qeveria është karakterizuar me tendencë të kapjeve të institucioneve, shkelje të Kushteutës, dhe me tendenca për paaftësimin e vendimmarrjes së Kuvendit në aspektin e mbikëqyrjes, duhet të themi se në aspektin e fushveprimtarisë së vet, dhe si rezultat i angazhimit të qeverisë Kurti, të gjitha shtyllat e Kuvendit janë paaftësuar. Si në funksionin përzgjedhës, si ligjvënës, si mbikëqyrës, dhe funksionin hetues. Për keqardhje që 4 vite të parlamentarizimit, janë katër vitet më të dështuara për Kosovën. Sot Kosova gjendet në situatë të sanksioneve ndërkombëtare dhe me një qeveri që as nuk ka kulturë të qeverisjes. Qeverisja e tyre bazohet mbi ide të populizmit”, tha Gashi.

Kritika pati edhe shefi i grupit të AAK-së, Besnik Tahiri.

“Shteti ynë me qeverisjen katër-vjeçare të Kurtit ka pësuar dobësim serioz në rrafshin e brendshëm, si dhe në rrafshin e jashtëm. U dëgjua këtu që pat komunikim rreth marrëveshjeve ndërkombëtare. Ato kurrë nuk kanë qenë problem, problem ka qenë menaxhimi i brendshëm duke e kthyer prapa Kosovën në secilën sferë të jetës dhe duke e sjellur Kosovën në stadin më të ulët qeverisës, zhvillimor e ndërkombëtar. Qytetarët e Kosovës përballen me probleme të mëdha me lidh muaji ne muaj. Kushdo që ballafaqohet me QKUK-në ballafaqohet me vdekjen, jo për shkak të personelit por për shkak të menaxhimit. Kushdo që ballafaqohet me punësim, pyetja e parë është a je me ne, a me ata. Mundësitë e barabarta kjo qeveri i ka varrosur. Kosova është zbrazuar, 250 mijë banorë më pak se në vitin 2011. Kjo qeveri po e humb shpresën për secilin njeri. Politika eksperimentuese që ndërlidhen me menaxhimin e brendshëm e kanë sjellur Kosovën buzë armiqësisë me botën perëndimore”, deklaroi ai.

JU REKOMANDOJMË

Policia e shpall person në kërkim Albert Sylën, të dyshuarin për vrasjen e Arlinda Zekës

Policia e shpall person në kërkim Albert Sylën, të dyshuarin për vrasjen e Arlinda Zekës
26/10/2026 - 12:39

Policia e Kosovës – Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, bazuar në ligj  për publikimin e fotos me shënime tjera të personit të kërkuar më autorizimin e Prokurorisë...

Më shumëDetails

Koordinatori Nacional për rastet e Dhunës në Familje, Ersan Qavolli që vjen nga Peja, dështoi ta mbronte Arlinda Zekajn

Koordinatori Nacional për rastet e Dhunës në Familje, Ersan Qavolli që vjen nga Peja, dështoi ta mbronte Arlinda Zekajn
26/10/2026 - 12:34

Edhe një grua u shua nga jeta shkak i dhunës në familje në Kosovë. Arlinda Zeka u privua mizorisht nga jeta në Vitomiricë të Pejës nga kunati i...

Më shumëDetails

Vrasja e Arlindës, Muhaxheri: Nuk do të lejojmë asnjë lloj fshehjeje apo minimizimi të përgjegjësisë

Vrasja e Arlindës, Muhaxheri: Nuk do të lejojmë asnjë lloj fshehjeje apo minimizimi të përgjegjësisë
26/10/2026 - 12:00

Kryetari i Pejës, Gazmend Muhaxheri, ka kërkuar verifikim të plotë të veprimeve dhe kontakteve që institucionet kanë pasur në rastin e Arlinda Zekajt, e cila u vra të...

Më shumëDetails

Prokuroria zbulon detaje të reja: Çfarë ndodhi pak minuta para vrasjes së Arlinda Zekajt?

Prokuroria zbulon detaje të reja: Çfarë ndodhi pak minuta para vrasjes së Arlinda Zekajt?
26/10/2026 - 11:43

Prokuroria Themelore në Pejë, duke shprehur keqardhje të thellë për rastin tragjik të vrasjes së Arlinda Zekajt, njofton opinionin publik lidhur me veprimet e ndërmarra nga Kryeprokurorja e...

Më shumëDetails

Prokurorja që dështoi ta mbronte Arlinda Zekajn, me rol kyç në Komisionin e Jurisprudencës të emëruar nga Qeveria Kurti

Prokurorja që dështoi ta mbronte Arlinda Zekajn, me rol kyç në Komisionin e Jurisprudencës të emëruar nga Qeveria Kurti
26/10/2026 - 11:24

Prokurorja Suada Rama-Hamzam që dështoi ta mbronte Arlinda Zekaj, e cila u vra mbrëmë nga kunati i saj, ka rol kyç në vlerësimin e juristëve të rinj në...

Më shumëDetails

Tetë grave iu mor jeta në Kosovë për 10 muaj – ku ishte shteti?

Tetë grave iu mor jeta në Kosovë për 10 muaj – ku ishte shteti?
26/10/2026 - 11:24

Kosova vazhdon të numërojë humbjet e grave, derisa vrasjet e tyre kanë rritur alarmin për shoqërinë dhe institucionet. Pavarësisht deklarimeve të krerëve institucionalë, disa prej këtyre rasteve kanë...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Breshëri të shtënash nga një Opel pa targa në Hajvali, gjenden gëzhoja e municion – këta janë dy të dyshuarit që po kërkohen nga Policia

    Breshëri të shtënash nga një Opel pa targa në Hajvali, gjenden gëzhoja e municion – këta janë dy të dyshuarit që po kërkohen nga Policia

    199 Shpërndaje
    Shpërndaje 80 Tweet 50
  • Deçanasi e vret në Vitomericë kunatën e tij

    135 Shpërndaje
    Shpërndaje 54 Tweet 34
  • Zhvillime të reja për vrasjen me sëpatë në Pejë, ndalohet edhe bashkëshorti i viktimës, Jeton Sylaj

    116 Shpërndaje
    Shpërndaje 46 Tweet 29
  • “Uroj të mos jepni llogari pasi të jetë marrë jeta ime” – letra tronditëse që Arlinda Zekaj ia dorëzoi Prokurorisë tri ditë para se të vritej

    104 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 26
  • Mbrojtje juridike profesionale për punëtorët e KEK-ut: SPEK nënshkruan marrëveshje me zyrën e avokatisë Feka & Partners

    204 Shpërndaje
    Shpërndaje 82 Tweet 51

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë