Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Konjufca mbyll dialogun me Serbinë, por Bislimi po përgatitet për takimin e radhës me Petkoviqin

09/09/2024 - 16:50
në Kryesore, Lajme
A A
Konjufca mbyll dialogun me Serbinë, por Bislimi po përgatitet për takimin e radhës me Petkoviqin
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Ndërsa shpejt pritet të ketë një takim në Bruksel në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi, kryeparlamentari beson se ai proces ndodhet në një qorrsokak nga i cili tha se nuk sheh shumë rrugëdalje. Glauk Konjufca pohoi se dialogu në formatin “qysh ka qenë prej vitit 2011” ka vdekur dhe kërkoi “një drejtim të ri”. Por kryenegociatori i Kosovës, Besnik Bislimi së shpejti pritet të takohet me kryenegociatorin serb, Petar Petkoviq në Bruksel për ta vazhduar dialogun. Ai u mor vesh me emisarin e BE-së, Miroslav Lajçak edhe për datën e atij takimi.

Kryeparlamentari Glauk Konjufca e konsideroi të vdekur dialogun e Kosovës me Serbinë, ndërsa tha se rezultatet e hetimeve për sulmin e 24 shtatorit 2023 në Banjskë të Zveçanit tregojnë se Beogradi qëndron pas tij.

“Dialogu ndodhet tërësisht në një qorrsokak prej të cilit nuk po shoh shumë rrugëdalje”, tha ai në një konferencë për media pas një mbledhjeje të sotme të Kryesisë së Kuvendit.

“Këtij qorrsokaku para se gjithash i ka kontribuar Serbia me veprimet e veta. Unë mendoj që dialogu në formatin qysh ka qenë prej vitit 2011 e ka pasur arkivolin më 24 shtator të vitit të kaluar, me sulmin terrorist në Banjskë, sepse informatat të cilat i posedon bashkësia ndërkombëtare, edhe institucionet tona të sigurisë, përfshirë edhe inteligjencën, tregojnë qartë që ky grup i madh kriminal prej qindra personave, e ka pasur mbështetjen drejtpërdrejt prej shtetit serb”, tha Konjufca.

Ai tha se grupit të paramilitarëve “i është ofruar logjistika dhe krejt mbështetja shtetërore, duke i përfshirë edhe poligonet ushtarake”.

“Pikërisht për këtë arsye”, ai tha se “është shkatërruar edhe minimumi i mirëbesimit që kërkohet ta ketë një proces i negociatave që të mund të vazhdojë normalisht”.

“Ajo që ndodhi në Banjskë ishte gozhda e fundit ndoshta në arkivolin e dialogut të Brukselit, sa i përket dialogut i cili kishte filluar në vitin 2011. Kështu që, i takon bashkësisë ndërkombëtare të jetë shumë më e përcaktuar se çka po dëshiron. Nëse dëshiron palë të barabarta në dialog, si dy shtete, nëse dëshiron dhe ende mendon që principi i Marrëveshjes së Ohrit që palët të funksionojnë si shtete sovrane të kombeve të bashkuara, ashtu siç shkruan, nëse bashkësia ndërkombëtare e ndan mendjen që të ecet në këtë rrugë, Kosova është e gatshme”, tha Konjufca.

Kryeparlamentari tha se nuk pa “asnjë reagim nga ana e Brukselit, as nga bashkësia ndërkombëtare”, pasi tha se Serbia i mbylli pikat kufitare me Kosovën.

Ai e akuzoi bashkësinë ndërkombëtare për anshmëri.

“Pra, ne jemi të vetëdijshëm dhe kjo është e qartë që bashkësia ndërkombëtare është e njëanshme në realcionet mes Kosovës dhe Serbisë”, tha Konjufca.

Kryeparlamentari tha se “për këtë arsye duhet një drejtim i ri”.

Por zëvendëskryeministri Besnik Bislimi po bëhet gati për një takim së shpejti me Petar Petkoviqin në nivel kryenegociatorësh. Ai madje u mor vesh edhe për datën në një takim në Prishtinë të premten me të dërguarin e Bashkimit Europian për dialogun Kosovë-Serbi.

Miroslav Lajçak e konfirmoi këtë atë ditë pas takimit që kishin në Qeverinë e Kosovës.

“Jemi marrë vesh për një datë për takim, por nuk dua ta bëj të ditur”, tha ai.

Lajçak tha se me Bislimin foli për “agjendën e takimit të ardhshëm të kryenegociatorëve dhe qasjet se si të trajtohen disa nga çështjet aktuale, si dhe hapat e ardhshëm drejt zbatimit të Marrëveshjes për rrugën drejt Normalizimit”.

Diskutimet e Bislimit me Lajçakun, siç tha Zyra e Kryeministrit, u përqendruan te “rruga përpara me planin e sekuencimit të zbatimit të Marrëveshjes së Brukselit dhe Aneksit të Zbatimit”.

Bislimi shprehu përkushtimin për t’u ulur në dialog me palën serbe.

“Ai nënvizoi se Qeveria së Republikës së Kosovës në vazhdimësi është angazhuar si palë konstruktive në dialog. Si e tillë ajo mbetet e përkushtuar për zbatim të plotë e të pakushtëzuar të Marrëveshjes Bazike dhe Aneksit dhe e bindur që nënshkrimi i saj është garanca e duhur dhe nevojshme për zbatimin e plotë nga Serbia dhe llogaridhënien për shkeljet e vazhdueshme prej saj”, u tha atë ditë në një komunikatë të ZKM-së.

Lajçak ka paralajmëruar se do të shkojë edhe në Serbi.

Kryeministri serb, Millosh Vuçeviq tha sot se mendon se takimi në Bruksel do të ndodhë “shumë shpejt”.

JU REKOMANDOJMË

Policia e shpall person në kërkim Albert Sylën, të dyshuarin për vrasjen e Arlinda Zekës

Policia e shpall person në kërkim Albert Sylën, të dyshuarin për vrasjen e Arlinda Zekës
26/10/2026 - 12:39

Policia e Kosovës – Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, bazuar në ligj  për publikimin e fotos me shënime tjera të personit të kërkuar më autorizimin e Prokurorisë...

Më shumëDetails

Koordinatori Nacional për rastet e Dhunës në Familje, Ersan Qavolli që vjen nga Peja, dështoi ta mbronte Arlinda Zekajn

Koordinatori Nacional për rastet e Dhunës në Familje, Ersan Qavolli që vjen nga Peja, dështoi ta mbronte Arlinda Zekajn
26/10/2026 - 12:34

Edhe një grua u shua nga jeta shkak i dhunës në familje në Kosovë. Arlinda Zeka u privua mizorisht nga jeta në Vitomiricë të Pejës nga kunati i...

Më shumëDetails

Vrasja e Arlindës, Muhaxheri: Nuk do të lejojmë asnjë lloj fshehjeje apo minimizimi të përgjegjësisë

Vrasja e Arlindës, Muhaxheri: Nuk do të lejojmë asnjë lloj fshehjeje apo minimizimi të përgjegjësisë
26/10/2026 - 12:00

Kryetari i Pejës, Gazmend Muhaxheri, ka kërkuar verifikim të plotë të veprimeve dhe kontakteve që institucionet kanë pasur në rastin e Arlinda Zekajt, e cila u vra të...

Më shumëDetails

Prokuroria zbulon detaje të reja: Çfarë ndodhi pak minuta para vrasjes së Arlinda Zekajt?

Prokuroria zbulon detaje të reja: Çfarë ndodhi pak minuta para vrasjes së Arlinda Zekajt?
26/10/2026 - 11:43

Prokuroria Themelore në Pejë, duke shprehur keqardhje të thellë për rastin tragjik të vrasjes së Arlinda Zekajt, njofton opinionin publik lidhur me veprimet e ndërmarra nga Kryeprokurorja e...

Më shumëDetails

Prokurorja që dështoi ta mbronte Arlinda Zekajn, me rol kyç në Komisionin e Jurisprudencës të emëruar nga Qeveria Kurti

Prokurorja që dështoi ta mbronte Arlinda Zekajn, me rol kyç në Komisionin e Jurisprudencës të emëruar nga Qeveria Kurti
26/10/2026 - 11:24

Prokurorja Suada Rama-Hamzam që dështoi ta mbronte Arlinda Zekaj, e cila u vra mbrëmë nga kunati i saj, ka rol kyç në vlerësimin e juristëve të rinj në...

Më shumëDetails

Tetë grave iu mor jeta në Kosovë për 10 muaj – ku ishte shteti?

Tetë grave iu mor jeta në Kosovë për 10 muaj – ku ishte shteti?
26/10/2026 - 11:24

Kosova vazhdon të numërojë humbjet e grave, derisa vrasjet e tyre kanë rritur alarmin për shoqërinë dhe institucionet. Pavarësisht deklarimeve të krerëve institucionalë, disa prej këtyre rasteve kanë...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Breshëri të shtënash nga një Opel pa targa në Hajvali, gjenden gëzhoja e municion – këta janë dy të dyshuarit që po kërkohen nga Policia

    Breshëri të shtënash nga një Opel pa targa në Hajvali, gjenden gëzhoja e municion – këta janë dy të dyshuarit që po kërkohen nga Policia

    199 Shpërndaje
    Shpërndaje 80 Tweet 50
  • Deçanasi e vret në Vitomericë kunatën e tij

    135 Shpërndaje
    Shpërndaje 54 Tweet 34
  • Zhvillime të reja për vrasjen me sëpatë në Pejë, ndalohet edhe bashkëshorti i viktimës, Jeton Sylaj

    116 Shpërndaje
    Shpërndaje 46 Tweet 29
  • “Uroj të mos jepni llogari pasi të jetë marrë jeta ime” – letra tronditëse që Arlinda Zekaj ia dorëzoi Prokurorisë tri ditë para se të vritej

    104 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 26
  • Mbrojtje juridike profesionale për punëtorët e KEK-ut: SPEK nënshkruan marrëveshje me zyrën e avokatisë Feka & Partners

    204 Shpërndaje
    Shpërndaje 82 Tweet 51

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë