Sot në veri të Mitrovicës është arrestuar politikani serb Aleksandar Arsenijeviq, pasi që bashkë me disa serb tjerë ka përcjellur me fishkëllima vizitën e kryeministrit Kurti në veri të vendit.
Serbi Arsenijeviq është arrestuar nga policia e Kosovës ku është paralajmëruar të mos provokojë.
“Mos fishkëllo, ndoshta shkoni në burg këtë po ju thëm” i thotë polici, politikanit serb.
“Hajde burgosmëni, ky Kurti ka ardhur si politikan lokal me honger në “Heb’s” edhe me shenju territorin si gjithë dhe ne kemi mundësi me i pa këta policinë apo çka janë duke na e cënuar lëvizjen e lirë” i ka thënë policisë politkani Arsenijeviq