Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

“I pata marrë 200 mijë vota”, “nuk më heqin qafe”, a e paralajmëroi Osmani betejën kundër Kurtit?

10/09/2024 - 17:02
në Kryesore, Lajme
A A
“I pata marrë 200 mijë vota”, “nuk më heqin qafe”, a e paralajmëroi Osmani betejën kundër Kurtit?
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Nuk e di nëse do të kandidojë sërish për presidente, por Vjosa Osmani shprehet e sigurt se do të mbetet e fuqishme në politikë edhe pas prillit të vitit 2026, kur asaj do t’i përfundojë mandati. “Nuk më heqin qafe edhe aq lehtë”, thotë ajo, si për të paralajmëruar një betejë të ardhshme kundër kryeministrit Albin Kurti, ish-aleatit të saj me të cilin nuk ka më marrëdhënie të mira.

Vjosa Osmani nuk e di nëse do të kandidojë edhe për një mandat të presidentes. Një vendim ajo thotë se do ta marrë në fillim të 2026-ës, ndërsa në prill të atij viti do t’i përfundojë ky mandat.

Ajo u zgjodh presidente e vendit më 4 prill të vitit 2021. “Sot është dita kur vullneti juaj i shprehur më 14 shkurt po jetësohet”, thoshte atë ditë Osmani, që nga ato zgjedhje kishte dalë personi më i votuar, me mbi 300 mijë vota.

“Do të na gjeni në të njëjtin vend dhe për të njëjtin qëllim”, deklaronte Albin Kurti më 14 janar të vitit 2021, pasi kishte nënshkruar një marrëveshje me Vjosa Osmanin për parimet dhe synimet politike. Saktësisht një muaj më pas, ata do të garonin së bashku në zgjedhjet parlamentare, në të cilat triumfuan bindshëm.

Prej atëherë gjërat kanë ndryshuar dhe viti i fundit i mandatit të Qeverisë po shënon publikisht fundin e marrëdhënieve të mira ndërmjet presidentes dhe kryeministrit, gjë të cilën Osmani nuk e fsheh.

Mosmarrëveshjet e fundit u bënë publike, me Osmanin që është ankuar se nuk po konsultohet nga Qeveria për çështje me interes për vendin. Në fakt ka një kronologji të mosmarrëveshjeve ndërmjet presidentes dhe kryeministrit – nga çështja e përfaqësimit të vendit në samitet e forumet e ndërkombëtare, konfrontimi i drejtpërdrejtë, e deri te mungesa totale e komunikimit.

Fitorja bindëse prej 50.28% të votave në zgjedhjet e fundit, që në Lëvizjen Vetëvendosje nuk e heqin nga goja, Osmani thotë se ishte “rezultat i përbashkët”. E pyetur se a do të hidhërohej nëse partia e Kurtit nuk do ta mbështeste që të qëndrojë presidente edhe për një mandat, ajo thotë: “Jo sepse edhe kandidimi nuk ka qenë i Vetëvendosjes herën e kaluar, ka qenë i përbashkët, dorën në zemër”.

“Kur patëm kandidu ndaras, unë i pata marrë diku 200 mijë vota, 225 mijë, por kur u bashkuam pastaj i bëmë 440 mijë vota. Pra, ajo çka po them unë është që ajo ka qenë forcë e përbashkët, rezultat i përbashkët. Rrjedhimisht edhe ne të dy kemi qenë në krye të fushatës, kandidatë për president dhe kryeministër. Pra, e kemi përkrahë njëri-tjetrin. Sepse kur po përkthehet ‘jo ty të ka përkrahë Vetëvendosja’.. po kadale se reciproke ka qenë kjo gjë. Reciproke ka qenë kjo gjë”, tha Osmani në një intervistë në “Kallxo Përnime”, të transmetuar të dielën.

Për rikandidimin, ajo tha se nuk ka vendosur ende “për shkak se ka shumë faktorë që duhet me u marrë parasysh”.

“Nuk më heqin qafe edhe aq lehtë”, tha Osmani, menjëherë pasi u pyet se a do të vazhdojë të jetë në politikë edhe pasi t’i përfundojë mandati si presidente.

Ajo kujton se si në vitin 2020 kishte dalë kundër rrëzimit të Qeverisë Kurti 1, e përbërë nga koalicioni LVV-LDK, pavarësisht qëndrimit të partisë në të cilën ishte. Osmani tha se atëherë s’kishte menduar se a do të bëhej presidente.

“Në vitin 2020 kur u rrëzua atëherë Qeveria Kurti 1 unë kam dalë në mbrojtje të parimeve që i kam premtu para qytetarëve të Kosovës dhe kam votu kundër rrëzimit të Qeverisë dhe kundër asaj metodologjie shumë të shëmtuar që është organizuar prapa shpine, pa e mendu në asnjë moment se çka do të ndodhë me mua. As nuk e kam mendu a do të kandidojë me dikë tjetër, as nuk e kam mendu a do të më përjashtojnë partia në të cilën isha, as nuk e kam mendu a do të kandidojë si presidente, apo a do të kem mundësi si deputete të kandidojë në fakt, e lëre më si presidente. Nuk kam pasë asnjë marrëveshje me kryeministri Kurti, ose dikë tjetër. Kam dalë sepse kam qenë e bindur se është gjëja e drejtë për ta bërë”, tha Osmani.

Njësoj, presidentja tha se po vepron edhe tash, duke e bërë “punën më të mirë në interes të qytetarëve dhe të vendit”. Ajo tha se nuk lejon të përdoret nga askush dhe se po e bën të pamundurën që “interesi i popullit të Kosovës të mbrohet brenda dhe jashtë vendit”.

Se “si do të rrjedhë uji, lumi i politikës”, ajo thotë se “janë gjëra të cilat është shumë herët t’i themi tash për mesin e vitit 2026”.

JU REKOMANDOJMË

Ramadani: Me bllokimin e rrugëve në veri, Policia, po tregon se kontrabandimi është tepër i madh!
Lajme

Ramadani: Fundi i gjykimit në Hagë duhet të jetë me lirim, dëshmia e Rubin edhe e rëndësishme, edhe ndriçuese

15/09/2025 - 11:56
”Pavarësinë do ta keni, por fillimisht shpëtojeni popullin”, Rubin tregon për negociatat me UÇK-në
Kryesore

”Pavarësinë do ta keni, por fillimisht shpëtojeni popullin”, Rubin tregon për negociatat me UÇK-në

15/09/2025 - 11:39
James Rubin në dëshminë e tij përmend takime me Rugovën sa punonte për Biden: Kam vizituar Prishtinën 2-3 herë
Lajme

A i refuzoi UÇK-ja propozimet e Albright? – Flet James Rubin

15/09/2025 - 11:30
James Rubin në dëshminë e tij përmend takime me Rugovën sa punonte për Biden: Kam vizituar Prishtinën 2-3 herë
Kryesore

Rubin për Rambuje: Thaçi tha se nëse se përdor fjalën ‘pavarësi’, do të konsiderojnë që kam hequr dorë

15/09/2025 - 11:18
LAJMI I FUNDIT: Gjykata Speciale merr vendim për Hashim Thaçin, Bashkim Smakajn, Isni Kilajn dhe Fadil Fazliun
Lajme

Tahiri: Edhe nga burgu, Hashim Thaçi e mban Amerikën në krah të Kosovës

15/09/2025 - 11:15
Rubin tregon për dy takimet e para me Ibrahim Rugovën, e nis dëshminë prej kohëve më të hershme
Lajme

Rubin tregon për dy takimet e para me Ibrahim Rugovën, e nis dëshminë prej kohëve më të hershme

15/09/2025 - 11:03

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Kryetari i Leposaviqit përfundon në polici, e shau qytetarin pas zënkes me vetura në rrugë

    Kryetari i Leposaviqit përfundon në polici, e shau qytetarin pas zënkes me vetura në rrugë

    101 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25
  • Dy vëllezërit nga Vushtrria të dyshuar për tentim vrasjen e mbrëmshme, akoma në arrati (Emrat)

    110 Shpërndaje
    Shpërndaje 44 Tweet 28
  • Mediumi holandez raporton për protestën kundër Gjykatës Speciale në Hagë

    93 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23
  • Avokati serb: Vuçiqi sërish e angazhoi Radojiçiqin dhe anëtarët e organizatës së tij paramilitare në tubim

    87 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • “S’del më në televizion”- Kërcënimet e “thata” të Faton Pecit ndaj Arian Tahirit, ia përmendi disa screenshota

    82 Shpërndaje
    Shpërndaje 33 Tweet 21

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë