Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Prokuroria pritet të njoftojë për ngritjen e aktakuzës për Banjskën pas gati një viti nën su’lm nga Qeveria

11/09/2024 - 11:59
në Kryesore, Lajme
A A
Prokuroria pritet të njoftojë për ngritjen e aktakuzës për Banjskën pas gati një viti nën su’lm nga Qeveria
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Prokuroria Speciale pritet të njoftojë për ngritjen e një aktakuze për sulmin në Banjskë të Zveçanit në prag të njëvjetorit të tij. Kryeministri Albin Kurti i ka akuzuar vazhdimisht prokurorët për mungesën e një aktakuze për këtë rast.

Pas pak, kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufi do të dalë në një konferencë për media për të njoftuar për ngritjen e një aktakuze për rastin e sulmit të 24 shtatorit të vitit të kaluar në Banjskë të Zveçanit.

Prokuroria Speciale njoftoi këtë mëngjes se një konferencë do të mbahej në 12:00, por pa e bërë të ditur arsyen.
Sulmet e Qeverisë ndaj sistemit prokurorial janë intensifikuar pak kohë pas atij sulmi në të cilin u vra rreshteri i Policisë, Afrim Bunjaku.

Kur ishin bërë tre muaj nga ai sulm, kryeministri Albin Kurti e kritikonte Prokurorinë që s’kishte ngritur ende një aktakuzë për rastin.

“Ky pasivitet dhe mosinformim është i padrejtë dhe i pakuptueshëm”, shprehej Kurti.
Këshilli Prokurorial i Kosovës i pati reaguar kryeministrit, duke i kërkuar që të qëndronte larg institucioneve të sistemit prokurorial dhe të mos ndërhynte në punët e institucioneve të pavarura.

“KPK-ja kërkon nga Qeveria e Kosovës që të lejojë të gjitha organet të veprojnë në përputhje me ligjet dhe autorizimet e vlefshme në vend dhe se këto deklarata i quan paraqitje publike të ricikluara të Kryeministrit që kanë përmbajtje tendencioze ndaj institucionit të Prokurori të Shtetit dhe bazohen në veprime jokorrekte, joetike, të padinjitetshme dhe mbi paragjykime dhe hamendësime të shpeshta, të cilat po bëhen në secilin rast që atij dhe anëtarëve të kabinetit të tij iu jepet mundësia. Përmes këtij reagimi publik, KPK-ja i bënë thirrje Kryeministrit Kurti që të qëndrojë larg institucioneve të sistemit prokurorial dhe të mos ndërhyjë në institucionet e pavarura kushtetuese, siç është Prokurori i Shtetit, për të tentuar të linçojnë publikisht çdo gjë që ka të bëjë me institucionin e Prokurorit të Shtetit dhe punën e prokurorive dhe prokurorëve të shtetit, ngaqë si të tilla përbëjnë shkelje të patolerueshme në punën e pavarur të institucioneve prokuroriale”, thuhej në reagim.

Por kritikat nga Qeveria nuk ishin ndalur. Kurti e përmendte vazhdimisht mungesën e një aktakuze.
Në janar, ministri i Punëve të Brendshme thoshte se ishte “koha e fundit që Prokuroria e Kosovës të fillojë me ngritjen e aktakuzave”, për rastin e Banjskës.
Kurti nuk është ndalur duke përsëritur se “përkundër fakteve të siguruara nga institucionet e sigurisë” Prokuroria nuk ngriti aktakuzë për atë sulm.

Qeveria e cilësoi “shqetësuese dhe të pakuptimtë” në qershor mungesën e një aktakuze “edhe pas 9 muajve” nga sulmi.
“Rikujtojmë që Radoiçiq vazhdon të mbetet i lirë dhe rrezik potencial i vazhdueshëm për sigurinë dhe paqen në rajon”, shprehej zëdhënësi Përparim Kryeziu.

“Sot janë bërë fiks 10 muaj nga vrasja e Afrim Bunjakut… në Kosovë nuk është ngritur ende aktakuzë ndaj Milan Radoiçiqit. Prokurorisë sonë nuk i kanë mjaftuar 10 muaj për të ngritur aktakuzë, por nuk iu deshën as 10 orë për ta marrë në pyetje ministren e Drejtësisë për një status në Facebook”, deklaroi Kurti në një mbledhje të Qeverisë më 24 korrik.

Ndërkombëtarët e kishin kritikuar Qeverinë që i sulmonte prokurorët. Në një konferencë vjetore të prokurorëve në fillim të marsit, ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier, thoshte se Qeveria duhet t’i mbështesë institucionet e drejtësisë.

“Është frustruese nganjëherë, është edhe ofenduese, që të përballeni me kritikat për shkak të punës së mirë që e bëni, jo vetëm nga publiku, por edhe nga udhëheqësit e degëve të qeverisë, që po ashtu kanë përgjegjësi për të mbrojtur sundimin e ligjit të Kosovës dhe qeverisjen e mirë”, shprehej Hovenier.

JU REKOMANDOJMË

“S’del më në televizion”- Kërcënimet e “thata” të Faton Pecit ndaj Arian Tahirit, ia përmendi disa screenshota
Lajme

“S’del më në televizion”- Kërcënimet e “thata” të Faton Pecit ndaj Arian Tahirit, ia përmendi disa screenshota

14/09/2025 - 23:21
Moti sot
Lajme

Ky është parashikimi i motit për javën e ardhshme

14/09/2025 - 21:50
Mustafa: Ministrat që janë zgjedhur deputetë janë në shkelje të Kushtetutës, lënda të procedohet në Kushtetuese
Lajme

Mustafa: Presidentja dhe Kryeministri të mbajnë përgjegjësi për rrënimin e marrëdhënieve me SHBA-në

14/09/2025 - 21:44
Lajme

Haxhiu ankohet në Facebook për Listën Serbe, shoqëria civile i sugjeron procedurat ligjore

14/09/2025 - 21:41
Avokati serb: Vuçiqi sërish e angazhoi Radojiçiqin dhe anëtarët e organizatës së tij paramilitare në tubim
Kryesore

Avokati serb: Vuçiqi sërish e angazhoi Radojiçiqin dhe anëtarët e organizatës së tij paramilitare në tubim

14/09/2025 - 21:38
Halil Kastrati nga Haga: UÇK është krenaria dhe historia jonë
Kryesore

Halil Kastrati nga Haga: UÇK është krenaria dhe historia jonë

14/09/2025 - 20:21

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Të shtëna me armë zjarri në Vushtrri, arrestohet një 22-vjeçar

    Dy vëllezërit nga Vushtrria të dyshuar për tentim vrasjen e mbrëmshme, akoma në arrati (Emrat)

    108 Shpërndaje
    Shpërndaje 43 Tweet 27
  • Kryetari i Leposaviqit përfundon në polici, e shau qytetarin pas zënkes me vetura në rrugë

    100 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25
  • “Pos Skënderajt dhe Istogut, tjerat në balotazh – Prishtina ndikohet nga deklaratat evropiane e amerikane”, kush ku fiton sipas Haxhiut

    93 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23
  • Mediumi holandez raporton për protestën kundër Gjykatës Speciale në Hagë

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23
  • Avokati serb: Vuçiqi sërish e angazhoi Radojiçiqin dhe anëtarët e organizatës së tij paramilitare në tubim

    85 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë