Çudit deputeti i VV-së: Humbjet e Vuçiqit filluan me ardhjen e Kurtit

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Adnan Rrustemi, ka reaguar pasi Aleksandar Vuçiq pranoi humbjen në zgjedhjet parlamentare në Serbi, e ku fituese doli “Lista e Studentëve”.

Rrustemi përmes një postimi në Fcaebook ka shkruar se humbjet e Vuçiqit filluan pas ardhjes në pushtet të Albin Kurtit, shkruan Reporteri.net.

“Humbjet e Vuçiqit patën filluar me ardhjen e Kurtit. Pasi i dështuan planet një nga një në Kosovë për ndarje e aneksim me sulmin në Banjskë e me Open Ballkan, sot humbi përfundimisht edhe nga populli i tij”, ka shkruar ai.

JU REKOMANDOJMË