
Presidenti i Serbisë, Alleksandar Vuçiq, në adresimin e sotëm për opinionin serb do të sqarojë se çka po ndodhë në Kosovë dhe për atë se çka do të ndërmarrë Serbia ndaj këtyre ngjarjeve. Kështu ka deklaruar kryeministri i Serbisë, Millosh Vuçeviq.
Në lidhje me situatën e krijuar ka folur zyrtarja e Nisma-Socialdemokrate, Xhevahire Izmaku.
Izmaku thotë se ky është një aktivitet elektoral i tij që mbledh rreth vetës shumicën e njerëzve që ende e kanë endërr rikthimin e pushtimit.
Ndër të tjera ajo thotë se është për keqardhje që asnjë nga përfaqësuesit ndërkombëtarë nuk reagojnë në diskurset e tilla luftënxitëse.
Ajo thekson se nuk duhet asnjëherë të neglizhojmë politikat serbe në raport me Kosovën.
“Duke e njohur retoriken e kaluar, e konsideroj nje aktivitet elektoral te tij te radhes! Ky mbledh rreth vetes shumicen e njerezve qe ende e kane enderr rikthimin e pushtimit! Keqardhje qe nuk degjojme perfaqesuesit nderkombetar qe nuk reagojne ne diskurset e tilla luftenxitese! Sigurisht qe Kosova ndjen sigurine sepse kemi aleancen me te fuqishme ne boteë e mbron sigurine tone, pra NATO-ne! Por, patjeter edhe ne te tilla raste nuk guxojme asnjeherë te neglizhojme politikat serbe ne raport me Kosoven!”, përfundoi ajo për GazetaBlic.












