Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Sarrazin: E ardhmja e dialogut vendoset në Bruksel

14/09/2024 - 09:38
në Kryesore, Lajme
A A
Sarrazin: E ardhmja e dialogut vendoset në Bruksel
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Emisari gjerman për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin, ka folur për dialogun Kosovë – Serbi në Bruksel dhe për sulmin terrorist në Banjskë si lojën e Vuçiqit me dy karrige, BE dhe Rusi.

I pyetur rreth procesit të dialogut nëse ai ka vdekur, si dhe letrës së ish-kryeministres së Serbisë, Ana Bërnabiq për tërheqje të Serbisë nga Marrëveshja e Ohrit, Sarrazin ka theksuar se e ardhmja e dialogut Kosovë-Serbi është në duart e Shefes së Lartë të BE-së të, Kaja Kallas.

“Jam i vetëdijshëm për letrat që janë shkruar nga ish-kryeministrja Bërnabiq dhe pastaj vlerësimet tona kanë qenë shumë negative dhe kemi komunikuar për këtë. Së pari, e ardhmja e dialogut vendoset në Bruksel, sigurisht se shtetet anëtare mund të kenë mendime, por e kemi përfaqësuesen e lartë që tash do të vijë në pozitë, që është Kaja Kallas. Pra, nuk do t’ia imponoj unë nga Gjermania se çfarë do të bëjë ajo. Gjëja e dytë, qëndroj këtu por përpiqem t’u shpjegoj se kemi dështuar për të siguruar zgjidhje kompromisi mes Kosovës dhe Serbisë në këtë pako (marrëveshjen e CEFTA-s), që është një gjë është shumë më e vogël se sa dialogu. Kush jam unë që të gjykoj se ndërmjetësi ka pasur faj nëse palët kanë pasur mungesë vullneti për t’u pajtuar për gjëra të tilla, për shkak se mund të jenë para zgjedhjeve të tyre vendore”, ka theksuar Sarrazin në RTK.

Ai duke folur për sulmin në Banjskë, e ka cilësuar atë si një akt terrorist dhe ka thënë se personat përgjegjës për këtë sulm duhet të vihen para drejtësisë.

“Gjermania që nga momenti i parë ka qenë shumë e qartë për sulmin terrorist në Banjskë. Personat përgjegjës duhet të vihen para drejtësisë dhe këshilltarët tanë të sigurisë kanë qenë shumë të qartë sa i përket kësaj me presidentin Vuçiq. E shohim që ata thonë se organet ligjzbatuese po punojnë në këtë drejtim dhe ne presim të shohim rezultate. Kemi parë rezultatet e organeve ligjzbatuese në Kosovë, që është gjë pozitive, por që është shumë me rëndësi të shfaqet vullneti për të pasur edhe zbatim edhe në anën e Serbisë, që të tregohet që kjo të mos ndodhë më. Sigurisht se e dimë që situata në veri vazhdon të jetë e tensionuar. Reagimi ynë nuk ka qenë vetëm ‘ti kërkohet Serbisë të marrë masa por edhe të përmirësohet siguria në Kosovë me dërgimin e personelit tonë ushtarak në kufij të Kosovës. Gjermania dhe të gjithë aleatët qëndrojnë në anën tuaj. Tani kemi më shumë roje në kufij pas këtij sulmi”, ka thënë Sarrazin.

Kur u pyet mbi mundësinë e vendosjes së sanksioneve ndaj Serbisë, Sarrazin ka theksuar se sanksionet janë një veprim që mund të ndërmerret vetëm në nivel evropian dhe se BE ka disa kritere ligjore që duhet të përmbushen.

“Jemi duke ushtruar presion, madje në mënyrë masive në palën serbe. Ndoshta jo shumë gjëra shihen publikisht, jo që është vërejtur aq shumë angazhimi ynë në kuptimin tregtar edhe para perdeve. Duhet të jem shumë i qartë se sanksionet janë veprim evropian. Pra, BE ka disa kritere ligjore që duhet të përmbushen. Ne si shtet jemi pajtuar që t’i vëmë në nivel evropian të Politikës së Jashtme. Mendoj se kjo është e duhura, sepse pastaj do të kishte një lloj kakofonie të 28 shteteve në natyrën e tyre. E di që Mbretëria e Bashkuara dhe SHBA-të janë më të fuqishme në këtë drejtim, sepse nuk kanë vende të caktuara në Këshill që mund ta bllokojnë vendimin për ndonjë sanksionim të ndonjë individi në Serbi, siç është Radojiçiqi”, ka shtuar Sarrazin.

Kur është pyetur se deri kur do ta durojnë Vuçiqin të luajë me dy karrige, edhe në BE edhe me Rusinë, Sarrazin ka kritikuar ashpër pozita e Serbisë në lidhje me balancimin mes Lindjes dhe Perëndimit.

“Nuk më pëlqen fare kjo qasja e Serbisë që të ketë dy ulëse apo të luajë me këtë balancimin mes Lindjes dhe Perëndimit, por kjo ka pasoja negative vetëm për Serbinë dhe marrëdhënien e tyre me BE-në. Kjo nuk e ndikon rajonin”, ka përfunduar ai.

JU REKOMANDOJMË

Janina Ymeri kërkon Komision Hetimor për energjinë: Të mos presim nga Kurti si kukull e kësaj korporate miliardëshe

Janina Ymeri kërkon Komision Hetimor për energjinë: Të mos presim nga Kurti si kukull e kësaj korporate miliardëshe
25/10/2026 - 19:06

Deputetja e LDK-së, Janina Ymeri, ka bërë thirrje për krijimin e një Komisioni Hetimor Parlamentar për tregtinë e energjisë elektrike, duke pretenduar se ndikimi i asaj që e...

Më shumëDetails

Përplasje mes protesuesve dhe policisë në Tiranë – nisin arrestimet

Përplasje mes protesuesve dhe policisë në Tiranë – nisin arrestimet
25/10/2026 - 18:46

Situata para godinës së Kryeministrisë në Tiranë është tensionuar, pasi protestuesit kanë hedhur gurë në drejtim të ndërtesës qeveritare, duke shkaktuar ndërhyrjen e forcave të policisë. Për t’i...

Më shumëDetails

Përplasje e ashpër pranë Kryeministrisë/ Policia përdor spraj me piper drejt protestuesve, ndërhyn edhe autoboti

Përplasje e ashpër pranë Kryeministrisë/ Policia përdor spraj me piper drejt protestuesve, ndërhyn edhe autoboti
25/10/2026 - 18:31

Përplasjet pranë Kryeministrisë vijojnë, ndërsa policia ka ndërhyrë me spraj lotsjellës dhe spraj me piper në drejtim të protestuesve. Në terren ka ndërhyrë edhe autoboti me ujë, ndërsa...

Më shumëDetails

Kryeziu: Ligji për Specialen është i punuar mirë, presidentja është dashur ta nënshkruajë

Kryeziu: Ligji për Specialen është i punuar mirë, presidentja është dashur ta nënshkruajë
25/10/2026 - 18:20

Ish-nënkryetari i Gjykatës Kushtetuese, Kadri Kryeziu, vlerëson se Ligji për Specialen është i punuar mirë.Në emisionin “Info Magazine” në Klan Kosova, ai tha se presidentja Justina Shiroka Pula...

Më shumëDetails

“Shqipëria e shqiptarëve”/ U dërgua në Itali për trajtim pasi u plagos me plumb gome në sy, reagon Erjon Vishkulli

“Shqipëria e shqiptarëve”/ U dërgua në Itali për trajtim pasi u plagos me plumb gome në sy, reagon Erjon Vishkulli
25/10/2026 - 17:52

Erjon Vishkulli, 28-vjeçari që u plagos rëndë në sy nga një plumb gome gjatë protestës studentore në Tiranë, ka reaguar nga Italia, ku ka mbërritur për trajtim të...

Më shumëDetails

“Vuçiq pranë rënies, mund të nxis kaos”, Zëvendësi i dikurshëm i Gjingjiq për gazetën kroate: Mund të themi se i erdhi fundi

“Vuçiq pranë rënies, mund të nxis kaos”, Zëvendësi i dikurshëm i Gjingjiq për gazetën kroate: Mund të themi se i erdhi fundi
25/10/2026 - 17:43

“Ka arsye të thuhet se ai tashmë ka marrë fund”, thotë për gazetën kroate Jutarnji list, Zharko Koraq, dikur zëvendëskryeministër në qeverinë e Zoran Gjingjiqit. Nga ajo që...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Mbrojtje juridike profesionale për punëtorët e KEK-ut: SPEK nënshkruan marrëveshje me zyrën e avokatisë Feka & Partners

    Mbrojtje juridike profesionale për punëtorët e KEK-ut: SPEK nënshkruan marrëveshje me zyrën e avokatisë Feka & Partners

    189 Shpërndaje
    Shpërndaje 76 Tweet 47
  • Rikthehet Asociacioni, kërkohej si kusht për anëtarësimin e Kosovës në KiE, tani përmendet për statusin e vendit kandidat në BE

    83 Shpërndaje
    Shpërndaje 33 Tweet 21
  • E rëndë: Ky është 79-vjeçari që u gjet i shtrirë në rrugë në Likoc të Skenderajt, ndërroj jetë në emergjencë

    82 Shpërndaje
    Shpërndaje 33 Tweet 21
  • Pushteti i Vuçiqit po e bën gati xhandarmërinë për t’i shtypur sonte protestuesit

    82 Shpërndaje
    Shpërndaje 33 Tweet 21
  • Familjet ankohen për subvencionimin e energjisë, Ministria ndan 15 milionë euro

    81 Shpërndaje
    Shpërndaje 32 Tweet 20

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë