Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Rryma ende “belesh” në veri, ZRRE-ja drejton gishtin kah “Elektroseveri”

18/09/2024 - 09:49
në Lajme
A A
Rryma ende “belesh” në veri, ZRRE-ja drejton gishtin kah “Elektroseveri”
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Kanë kaluar disa muaj që kur KEDS-i pati nënshkruar kontratë me “Elektroserverin” për të shpërndarë dhe furnizuar me energji eklektike katër komunat veriore të Kosovës.

Që nga 9 dhjetori 2023, kur është arritur marrëveshja, ende në disa pjesë veriore të Kosovës nuk ka filluar faturimi i rrymës së shpenzuar.

Lidhur me këtë çështje “Front Online” ka adresuar pyetje te Zyra e Rregullatorit për Energji (ZRRE).

Nga ZRRE-ja kanë njoftuar se furnizuesi e ka obligim t’i shpërndajë faturat tek ato shtëpi që u është kryer leximi i njehsorëve.

Po ashtu, thuhet se faturat e konsumatorëve duhet të jenë me llojin e tarifës që janë dakorduar me furnizuesin.

“Sipas legjislacionit në fuqi, Furnizuesi është i obliguar që faturat e energjisë elektrike t’i shpërndaj tek të gjithë konsumatorët tek të cilët është kryer leximi i njehsorëve. Në përputhje me Rregullën për kushtet e përgjithshme të furnizimit me energji, furnizuesi është i obliguar të faturojë dhe arkëtojë pagesat prej konsumatorët. Furnizuesi është i detyruar të sigurojë që konsumatorët të jenë të faturuar për energjinë e shpenzuar me llojin e tarifës të dakorduar me konsumatorin”, thuhet në përgjigjen e ZRRE-së.

Qytetarët që nuk janë pajisur me njehsorë, duhet të nënshkruajnë kontratë me KEDS-in, thonë nga ZRRE-ja.

“Nëse ndonjë nga konsumatorët nuk ka njehsor energjisë elektrike, apo matësi i tyre nuk është funksionalë, konsumatorët sipas Rregullës se mësipërme konsumatorët duhet të nënshkruajnë kontratën për furnizim dhe pastaj KEDS duhet t’i instalojë/ndërrojë njehsorët elektrik në mënyrë që konsumatorët të kenë matje të shpenzimit të energjisë elektrike”.

Kjo është mënyra që sipas ZRRE-së duhet të kryhen pagesat për rrymën në veri për qytetarët në pjesën veriore.

“Sipas Rregullës për kushtet e përgjithshme në sektorin e energjisë, pagesa e faturave duhet të bëhet në qendrën e specifikuar për arkëtim nga Furnizuesi çdo ditë të punës gjatë orëve të përshkruara, ose me ndonjë mënyrë tjetër të specifikuar në faturë apo në kontratën për furnizim”, thuhet në përgjigje.

Ndryshe nga komuna e Zveçanit dhe Zubin-Potokut që ende nuk u janë dërguar faturat e rrymës, në Mitrovicën e Veriut te një lagje ka filluar arritja e faturave por qytetarët janë ankuar për çmimin e tyre.

Ugljanin: Qytetarët po ankohen për çmimet në faturat e rrymës

Kryesuesi i Kuvendit komunal të Mitrovicës së Veriut, Nexhat Ugljani ka njoftuar se në “Lagjen e boshnjakëve”, disa biznese janë pajisur me fatura.

“Në “Lagjen e boshnjakëve” kanë filluar të vijnë faturat sidomos te lokalët të cilët janë me biznese por në shtëpia ende nuk i kanë disa”, u shpreh ai.

What is Automated Hematology Analyzer in Mexico?
Hematology Analyzer – Search Ads
by Taboola
Ai tha se qytetarët janë ankuar për vlerën e faturave.

Ugljanim thotë se rreth 2000 euro i është dërguar fatura një supermarketi.

Ai nënvizon se nuk është në dijeni për vlerësimin e “Elektroserver”-it qe ua ka bërë faturave.

“Ka ankesë nga qytetarët që nuk janë marr parasysh nga ora por paushall me vlera të ndryshme ku disa lokale i kanë 600, 800 euro ku ka edhe super markete që është në “Lagjen e boshnjakëve” që përmbi 2000 euro e si e kanë bërë vlerësimin nuk e dimë”, thotë Ugljani.

Kreu i Zubin-Potokut: “Elektroserver”-i s’ka shpërndarë ende faturat e rrymës

Në Komunën e Zubin-Potokut ende nuk janë shpërndarë faturat e rrymës.

Kështu ka bërë të ditur kreu i kësaj komune, Izmir Zeqiri.

Ai tha se pasi të pajisen të gjithë qytetarët me orë digjitale fillon faturimi.

“Akoma nuk kanë shpërndarë ndonjë faturë. Pas pajisjeve me orë digjitale do të pasojnë faturat. Janë duke e pajisur komunën gjithandej”, theksoi Zeqiri.

Kreu i komunës njoftoi se faturat do të llogariten në bazë të harxhimeve.

“Elektroserver e dinë se kur lëshohen faturat, ne s’kemi informatë. Në bazë të harxhimit të muajit kur kanë filluar orët do ta caktojnë edhe paushallin për muajin paraprak në bazë të harxhimeve sipas matjeve të orëve”, potencoi Zeqiri për Front Online.

Sipas të dhënave zyrtare, nga viti 2010 deri në vitin 2022, për rrymën e shpenzuar në veri janë paguar gjithsej 237 milionë euro (mesatarisht 19 milionë euro në vit).

JU REKOMANDOJMË

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Një ditë para protestës, Rama i drejtohet Qeverisë: Mos i merrni komunave atë që u takon qytetarëve

“Për koncert po, për tjerat jo”, Përparim Rama s’flet për zhvillimet brenda LDK’së
31/08/2026 - 22:34

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar një video në Facebook një ditë para protestës së komunave para Qeverisë së Kosovës. Rama ka kërkuar nga ekzekutivi qendror që...

Më shumëDetails

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë
31/08/2026 - 22:22

Gazetari Parim Olluri, ka thënë në “Pressing” të T7, se Bekim Sejdiu është kandidat konsensual i Vjosa Osmanit dhe Lumir Abdixhikut. Ai ka thënë se grupi parlamentar i...

Më shumëDetails

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së
31/08/2026 - 21:56

Gazetari Valon Syla në “Pressing” të T7, ka thënë se Bekim Sejdiu mund të mos votohet nga katër deputetë të LDK-së. Tutje, ai ka thënë se edhe dy...

Më shumëDetails

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse
31/08/2026 - 21:17

Një përgjigje e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, se qëndrimi i Ukrainës për mosnjohjen e Kosovës mbetet i pandryshuar, nxiti pakënaqësi në Kosovë dhe kulmoi me heqjen e...

Më shumëDetails

Bedri Hamza thotë se asnjë deputet i PDK nuk do të votojë për Bekim Sejdiun, dyshon që VV e LDK i kanë numrat

Hamza: Drafti aktual i Asociacionit është oferta më e varfër që e ka pasur Kosova në tavolinë
31/08/2026 - 21:13

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka folur për marrëveshjen e arritur sot në mes VV-së dhe LDK-së që kandidati për president të jetë Bekim Sejdiu,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    154 Shpërndaje
    Shpërndaje 62 Tweet 39
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë