Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Gashi nga Lëvizja e Deçanit- Organizimi jonë erdhi si reagim ndaj islamit politik në Kosovë pasi u prek flamuri kombëtar!

18/09/2024 - 15:56
në Lajme
A A
Gashi nga Lëvizja e Deçanit- Organizimi jonë erdhi si reagim ndaj islamit politik në Kosovë pasi u prek flamuri kombëtar!
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Arbër Gashi, aktivist dhe themelues i Lëvizjes së Deçanit në një intervistë eksluzive dhënë për “Gazeta Blic” ka treguar më detajisht se si erdhi deri tek kjo Lëvizje dhe arsyet pse.

Gashi tha se organizimi ka fillu para daljes në Deçan dhe se erdhi si reaksion i intelektualëve shqiptarë ndaj asaj që ka ngjarë prej vitit 2011 e deri me 20 tetor të vitit të kaluar.

Ai tha se kjo ka qenë reagim ndaj islamit politik në Kosovë.

“Organizimi ka fillu shumë para daljes në Deçan dmth ka qenë një reaksion i shumë intelektualëve shqiptarë ndaj asaj çfarë ka ngjarë prej 2011 e deri me 20 tetor të vitit të kaluar në Kosovë. Ka qenë një reaksion ndaj gjithë asaj shpërfaqjes së islamit politik në Kosovë, në një shtet të ri shqiptar, diçka që nuk na ka pëlqy dhe kemi dasht së paku të dëgjohet zëri jonë, t’a kundërshtojmë atë rrjedhë politike brenda shoqërisë tonë. Për atë arsye pas diskutimeve të mëdha, jo vetëm këtu por edhe në perëndim, kemi vendos që të dalim edhe t’a shprehim opinionin tonë. Të tregojmë se ne nuk jemi përkrahës të islamit politik….. dhe meqenëse dështoi çdo përpjekje për dialog para se me dal në Deçan dhe si rrjedhojë ishte edhe deklarimi se prej sot nuk jemi më mysliman. Kjo ka qenë ajo që ka ndodh dhe pastaj pas 20 tetorit të vitit të kaluar janë formuar disa prej lëvizjeve që ekzistojnë sot dhe që punojnë në Republikën e Kosovës siç është ‘Lëvizja e Deçanit’, Organizata ‘Shqiptaria’ dhe Shoqata ‘Kufijtë e Arbrit’ të cilat po veprojnë në terren edhe po e sensibilizojnë opinionin publik rreth rrezikut që paraqet islami politik” tha Gashi në një intervistë.

Gashi tha se kanë patur përpjekje për komunikim me disa akterë, por se u prek flamuri kombëtar, dhe aty përfundoi gjithçka.

Ai tha se nuk janë duke parë ndonjë mundësi të dialogut me Bahkësinë Islame të Kosovës.

“Ne kemi patur përpjekje për komunikim me të gjithë, edhe me klerikët, kemi patur diskutim publik edhe me Ambasadën e Shqipërisë në Zvicer edhe me Ambasadën e Kosovës aty, me disa klerikë aty edhe ndodhën ato çfarë ndodhën do të thotë u prek edhe flamuri ynë, u prekëm në dinjitet, sepse ata e kanë ditur se ne jemi duke e refuzar një politikë të tillë, ata nuk kanë patur frikë, e prekën flamurin tonë dhe prej aty tani përfundoi gjithçka. Prej aty ka përfundu çdo mundësi e një dialogu të mirfilltë edhe sot ata nuk janë ende të gatshëm t’i shohin gabimet e tyre kështu që nuk jam duke parë ndonjë mundësi të dialogut me Bashkësinë Islame të Kosovës (BIK) dhe nuk ka qenë kurre edhe aspiratë e jona me reformu islamin, nuk është detyrë e jona. Islami i takon një kulture krejtësisht tjetër e cila ka të drejta ekskluzive mbi të edhe mundet me vendos vetë për fatin e religjionit edhe të kulturës së tyre. Ne e kemi mirpritur gjithmonë çdo religjion, duhet t’a themi se shqiptarët nuk kanë patur ndjenja urrejtjeje ndaj besimeve të tjera fetare, as ndaj islamit, as ndaj krishtnimit ortodoks apo katolik” tha ai.

“Kjo erdhi si rezultat i një diskursi tepër të vrazhdë të imamëve të Kosovës, të atyre nga Shqipëria e sidomos të atyre nga Republika e Maqedonisë së Veriut të cilët vlerat tona kombëtare, mbi të cilat ndërtohet identiteti ynë kombëtar, i kanë shkelur me të ‘dyja këmbët’, edhe po i shkelin vazhdimisht për çdo ditë” deklaroi Gashi në intervistën e dhënë për “Gazeta Blic”.

JU REKOMANDOJMË

Peci për protestën e komunave: Nuk e kanë hallin e qytetarit, por pazaret politike

Faton Peci ua kthen me të mirë votat mërgimtarëve: Ua kursen 1 euro për parking – parkingje falas për veturat me targa ndërkombëtare
01/09/2026 - 09:37

Komunat e Kosovës sot do të protestojnë në Prishtinë, kundër asaj që e konsiderojnë cenim të kompetencave dhe të drejtave të tyre ligjore nga niveli qendror. Protesta është...

Më shumëDetails

Ky është çmimi i naftës e benzinës sot në Kosovë

Zyrtarët amerikanë paralajmërojnë: Çmimet e naftës do të jenë të larta të paktën deri në korrik
01/09/2026 - 09:18

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit ka përcaktuar çmimet maksimale të lejuara për shitjen e derivateve të naftës për sot. Sipas vendimit të MINT-it, çmimi maksimal për...

Më shumëDetails

PDK e AAK i bëjnë thirrje partisë fituese: Kthehuni në Kuvend, ndaleni bllokadën institucionale

PDK e AAK i bëjnë thirrje partisë fituese: Kthehuni në Kuvend, ndaleni bllokadën institucionale
01/09/2026 - 09:09

Deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) dhe Aleancës kanë mbajtur sërish aksion para objektit të Qeverisë së Kosovës, duke kërkuar konstituimin e Kuvendit dhe funksionalizimin e institucioneve...

Më shumëDetails

Kadrijaj flet për marrëveshjen VV-LDK: S’ka transparencë, Kurti të kthehet në Kuvend

Kadrijaj flet për marrëveshjen VV-LDK: S’ka transparencë, Kurti të kthehet në Kuvend
01/09/2026 - 08:56

Deputetja e Aleancës, Time Kadrijaj, gjatë aksionit të sotëm para Qeverisë së Kosovës, ka folur rreth marrëveshjes së arritur mes VV-së dhe LDK-së për presidentin. Ajo tha se...

Më shumëDetails

Plani i Trumpit zemëron Evropën: Uashingtoni u dërgon miliona dollarë mediave të krahut të djathtë

Plani i Trumpit zemëron Evropën: Uashingtoni u dërgon miliona dollarë mediave të krahut të djathtë
01/09/2026 - 08:45

Administrata e Presidentit të SHBA-së, Donald Trump, planifikon të ndajë 4 milionë dollarë për të forcuar mediat e krahut të djathtë në Evropë, pjesë e një pakete më...

Më shumëDetails

Kjo është gjendja e fundit në pikat kufitare të Kosovës

20 minuta pritje për të dalë nga Kosova
01/09/2026 - 08:30

Sipas të dhënave të fundit për fluksin në pikat e kalimit kufitar, qarkullimi i automjeteve po zhvillohet pa vonesa të mëdha Në shumicën e pikave kufitare, hyrjet dhe...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    155 Shpërndaje
    Shpërndaje 62 Tweet 39
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    114 Shpërndaje
    Shpërndaje 46 Tweet 29
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    104 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    98 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 25
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    92 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë