Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Babai i terr’oristit të Banjskës, dëshmia: Ja sa para merrte djali nga mbrojtja civile

19/09/2024 - 08:11
në Lajme
A A
Vuçiq i mbron terroristët që kryen sulmin në Banjskë: Ju intereson si ta dënoni Serbinë sepse disa serbë e mbrojtën votrën e tyre
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Veljo Iliç, babai i njërit prej terroristëve të akuzuar në rastin e Banjskës, Vladan Iliç, gjatë dhënies së dëshmisë në lidhje me sulmin e ndodhur një vit më parë ka deklaruar se i biri nuk i kishte treguar se çfarë po përgatisnin.

Ai është shprehur se më 24 shtator, në ditën kur ka ndodhur sulmi, i biri e kishte telefonuar duke i kërkuar që të shkonte ta merrte në Banjskë por nuk kishte mundur për shkak të bllokimit të rrugëve nga ana e policisë.

“Vladani më lajmëroi më vonë se ndodhet në Serbi, me tha se kishte ecur në këmbë përmes malit rreth 4 orë e gjysmë gjatë kalimit të kufirit dhe kanë dalë në Serbi”, u shpreh ai.

Ai tha se të birin e kishte takuar më pas në Rashkë dhe më vonë edhe në Kragujevc të Serbisë. Sipas tij, ai kishte ndihmuar dy të plagosur rëndë që ishin dërguar për mjekim në spitalin e Beogradit por që njëri prej tyre më pas kishte vdekur.

Iliç ishte pyetur nëse i biri e kishte informuar rreth ushtrimeve ushtarake që janë zhvilluar në Serbi, por ai ka mohuar duke shtuar se vetëm mendonte se mund të ndodhte diçka bazuar në prezencën e madhe ushtarake serbe në Rashkë.

A2 transmeton se i ati i të akuzuarit Vladan Iliç tha se ishte në dijeni që i biri ishte bërë pjesë e organizatës terroriste “Mbrojtja Civile” dhe paguhej nga Milan Radoiçiç.

“Vladan nuk ka qenë i detyruar nga dikush që të marrë pjesë në sulmin e ndodhur në Banjskë dhe për më tepër nuk ka biseduar me mua lidhur me këtë çështje por e di që ka qenë pjesë e organizatës ‘Mbrojtja Civile’ prej të cilës është paguar dikur rreth 400 euro të cilat i ka marrë përmes bankës”, tha Veljo Iliç.

Megjithatë, në një tjetër dëshmi të një dëshmitari të mbrojtur të Prokurorisë Speciale thuhet se anëtarët e grupit terrorist janë paguar në shuma më të mëdha.

“Milan Radoiçiç i ka organizuar këta persona dhe personat e tjerë në Serbi të cilët i ka ushtruar, i ka përgatitur me armatim të lehtë dhe të rëndë, të cilët një kohë të gjatë kishin ushtruar në Serbi dhe shumicën prej tyre Milani i ka paguar nga 2.000 € në muaj përmes parave kesh, për t’i përfshirë në këtë grup, ata fillimisht i kanë thënë se kanë shkuar me idenë që të çlirojnë pjesën veriore nga Kosova, po ashtu me qëllim që serbët e kësaj pjese të shkëputën nga Kosova”, raporton A2 deklaratën e dëshmitarit F1.

Në rastin e Banjskës, Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur akuzë përpos ndaj Vladan Iliç e Milan Radoiçiç edhe ndaj 43 personave të tjerë.

JU REKOMANDOJMË

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Një ditë para protestës, Rama i drejtohet Qeverisë: Mos i merrni komunave atë që u takon qytetarëve

“Për koncert po, për tjerat jo”, Përparim Rama s’flet për zhvillimet brenda LDK’së
31/08/2026 - 22:34

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar një video në Facebook një ditë para protestës së komunave para Qeverisë së Kosovës. Rama ka kërkuar nga ekzekutivi qendror që...

Më shumëDetails

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë
31/08/2026 - 22:22

Gazetari Parim Olluri, ka thënë në “Pressing” të T7, se Bekim Sejdiu është kandidat konsensual i Vjosa Osmanit dhe Lumir Abdixhikut. Ai ka thënë se grupi parlamentar i...

Më shumëDetails

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së
31/08/2026 - 21:56

Gazetari Valon Syla në “Pressing” të T7, ka thënë se Bekim Sejdiu mund të mos votohet nga katër deputetë të LDK-së. Tutje, ai ka thënë se edhe dy...

Më shumëDetails

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse
31/08/2026 - 21:17

Një përgjigje e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, se qëndrimi i Ukrainës për mosnjohjen e Kosovës mbetet i pandryshuar, nxiti pakënaqësi në Kosovë dhe kulmoi me heqjen e...

Më shumëDetails

Bedri Hamza thotë se asnjë deputet i PDK nuk do të votojë për Bekim Sejdiun, dyshon që VV e LDK i kanë numrat

Hamza: Drafti aktual i Asociacionit është oferta më e varfër që e ka pasur Kosova në tavolinë
31/08/2026 - 21:13

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka folur për marrëveshjen e arritur sot në mes VV-së dhe LDK-së që kandidati për president të jetë Bekim Sejdiu,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    153 Shpërndaje
    Shpërndaje 61 Tweet 38
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë