Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Ambasada gjermane: S’pati takim formal Kurti- Luhrmann, shkëmbyen shkurtimisht fjalë për temat që duan zgjidhje

19/09/2024 - 12:18
në Lajme
A A
Ambasada gjermane: S’pati takim formal Kurti- Luhrmann, shkëmbyen shkurtimisht fjalë për temat që duan zgjidhje
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Mes tensionesh në raportin Berlin-Prishtinë për shkak të zhvillimeve lidhur me CEFTA-ne e Procesin e Berlinit, Kosovën e ka vizituar ministrja gjermane për Evropë, Anna Luhrmann. Luhrmann përgjatë kësaj vizite është kujdesur për të dhënë mesazhe të qarta për lidershipin kosovar, që Kosova s’duhet të jetë bllokuese sa i përket bashkëpunimit rajonal në mes të vendeve të Ballkanit Perëndimor. Luhrman ka kërkuar zgjidhje nga pala kosovare, shkruan Gazeta Express.

Ndonëse s’ka pasur një takim formal me kryeministrin Albin Kurti, nga Ambasada Gjermane në Prishtinë për Gazetën Express kanë thënë se ministrja gjermane ia ka përcjellë mesazhet kryeministrit Albin Kurti për tema të ndryshme dhe për ato që kërkojnë zgjidhje gjatë një bisede të shkurtër që kanë pasur përgjatë ceremonisë së “Javës për Zhvillim të Qëndrueshëm të Kosovës”

“Është e vërtetë që nuk ka pasur asnjë takim zyrtar mes Ministres së Shtetit, Anna Lührmann, dhe Kryeministrit të Kosovës. Megjithatë, të dy u takuan në ceremoninë e hapjes së Javës së Zhvillimit të Qëndrueshëm në Kosovë dhe e shfrytëzuan këtë mundësi për një shkëmbim të shkurtër fjalësh për disa tema – duke përfshirë ato për të cilat duhen gjetur zgjidhje”, ka thënë për Express zëdhënësi i Ambasadës së Gjermanisë në Prishtinë, Christian Bottcher.

Ndryshe prej Kurtit, ministrja gjermane Luhrmann ka zhvilluar një takim formal me presidenten e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani. Siç ka bërë të ditur Zyra për Media e Presidencës, në takimin e 16 shtatorit, Osmani dhe Lührmann kanë folur për tejkalimin e sfidave të përbashkëta, rëndësinë e bashkëpunimit Kosovë-Gjermani, si dhe mbështetjen gjermane për integrimin euroatlantik të Kosovës.

Kjo vizitë e anëtares së Qeverisë Federale të Gjermanisë ka ardhur pas dy vizitave që emisari special, Manuel Sarrazin, kishte zhvilluar në Kosovë me qëllim të bindjes së Qeverisë së Kosovës për të pranuar ofertën gjermane për zëvendësimin e UNMIK-ut me Kosovën në CEFTA dhe në anën tjetër që Kosova të heq masën e sigurisë për mallrat e Serbisë që futen brenda territorit të Republikës së Kosovës.

Ndonëse pa sukses për të bindur Kurtin, Sarrazin dhe Qeveria gjermane kanë paralajmëruar se do të gjendet rrugë përpara edhe pa Kosovën, nëse Qeveria në Prishtinë do të vazhdojë bllokimin.

“Natyrisht, politika e ftesave e Procesit të Berlinit nuk do të ndryshojë dhe ne shpresojmë që Kosova të vazhdojë të marrë pjesë. Megjithatë, nëse Kosova vazhdon të bllokojë çdo përparim të mëtejshëm në Tregun e Përbashkët Rajonal, ne do të gjejmë një mënyrë për të vazhduar këtu pa Kosovën”, ka thënë të mërkurën për Express, Christian Bottcher, zëdhënësi i Ambasadës Gjermane në Prishtinë.

JU REKOMANDOJMË

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Një ditë para protestës, Rama i drejtohet Qeverisë: Mos i merrni komunave atë që u takon qytetarëve

“Për koncert po, për tjerat jo”, Përparim Rama s’flet për zhvillimet brenda LDK’së
31/08/2026 - 22:34

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar një video në Facebook një ditë para protestës së komunave para Qeverisë së Kosovës. Rama ka kërkuar nga ekzekutivi qendror që...

Më shumëDetails

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë
31/08/2026 - 22:22

Gazetari Parim Olluri, ka thënë në “Pressing” të T7, se Bekim Sejdiu është kandidat konsensual i Vjosa Osmanit dhe Lumir Abdixhikut. Ai ka thënë se grupi parlamentar i...

Më shumëDetails

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së
31/08/2026 - 21:56

Gazetari Valon Syla në “Pressing” të T7, ka thënë se Bekim Sejdiu mund të mos votohet nga katër deputetë të LDK-së. Tutje, ai ka thënë se edhe dy...

Më shumëDetails

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse
31/08/2026 - 21:17

Një përgjigje e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, se qëndrimi i Ukrainës për mosnjohjen e Kosovës mbetet i pandryshuar, nxiti pakënaqësi në Kosovë dhe kulmoi me heqjen e...

Më shumëDetails

Bedri Hamza thotë se asnjë deputet i PDK nuk do të votojë për Bekim Sejdiun, dyshon që VV e LDK i kanë numrat

Hamza: Drafti aktual i Asociacionit është oferta më e varfër që e ka pasur Kosova në tavolinë
31/08/2026 - 21:13

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka folur për marrëveshjen e arritur sot në mes VV-së dhe LDK-së që kandidati për president të jetë Bekim Sejdiu,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    153 Shpërndaje
    Shpërndaje 61 Tweet 38
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë