Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike të Kosovës, Arben Mustafa, ka thënë se kryeministri i vendit, Albin Kurti, përveç se ka degraduar standardin e jetesës po rrezikon edhe të ardhmen politike të Kosovës.
Në një postim në rrjetin social Facebook, Mustafa është shprehur se gjendja duhet të ndryshojë, pasi sipas tij, hapësira për bashkërendim me aleatët ndërkombëtarë po i lihet Serbisë.
“Kosova ka përparuar vetëm në saje të partneritetit të besueshëm me aleatët! Asnjëherë të vetme nuk ka përparuar ndryshe! Tani, hapësirën për bashkërendim me aleatët tanë po i’a lëmë Serbisë, ndërsa neve po na kërkohet ti besojmë “fuqisë” së një njeriu! Kjo gjendje duhet dhe do të ndryshojë shpejtë”, shkroi ai.