Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Musliu ironizon keq me LVV-në, e parashohin rezultatin si falltorë – ‘Bedri Hamza do jetë kryeministër i Kosovës’

20/09/2024 - 17:20
në Lajme
A A
Musliu: Nëse del e vërtetë, do të kërkoj masa ndaj Petrit Ajetit, në të kundërtën Rilind Gërvalla duhet të përgjigjet për deklarimet e tij
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Deputetja nga Partia Demokratike e Kosovës, Ganimete Musliu, thotë se qyteatrët janë të zhgënjyer me qeverisjen e Kurtit dhe pushtetin e tij gjatë këtyre 4 viteve. Musliu në një intervistë për GazetaBlic, thotë se PDK është e gatshme që të kontribojë në zgjedhje dhe ta kthej Kosovën në binarët e duhur.

“Tani unë nuk jam falltore e me qit fall edhe me thanë që qikaq % kemi me i fitu, sepse unë besoj në votën e lirë të qytetarëve të Republikës së Kosovës. Ajo që unë kam vrejt gjatë kësaj kohe është që kam pa një idhnim të madh të qytetarëve dhe një zhgënjim të jashtëzakonshëm të qytetarëve të Repubikës së Kosovës, ndaj trajtimit që i ka ba Albin Kurti dhe pushteti i tij gjatë këtyre 4 viteve. PDK është një parti mirë e organizuar, mirë e strukturuar ka antarësi jashtëzakonisht stabile, puntore, konstruktive, një strukturë e cila asgjë nuk qet mbi shtetin e Kosovës, mbi sovranitetin e Kosovës, mbi pavarsinë e Kosovës.

Sot më shumë se kurrë PDK është e gatshme që të dal dhe të kontriboj në zgjedhje dhe ta kthej Kosovën në binarët e duhur”, tha ajo.Deputetja thekson se kandidati më i mirë dhe më i përgatitur në këto zgjedhje është Bedri Hamza, ku shprehet e bindur se ai do të jetë fitues i zgjedhjeve të vitit 2025.
Musliu thotë se Bedri Hamza, nuk e ka prioritet të qenurit kryeministër por shpëtimin e Kosovës nga humnera në të cilën e ka vendos Albin Kurti.

“Unë jam shumë e bindur që kandidati më i mirë, më i përgatitur dhe më i dëshmuar profesionalisht dhe mbi të gjitha më i dinjitetshëm dhe me integritetin më të lartë njerëzor, në këto zgjedhje është Bedri Hamza, i cili është kandidat i PDK dhe i cili gëzon një përkrahje gjithë popullore jo vetëm të PDK, në cdo ditë takojmë qytetarë të ndryshëm të cilët kanë qenë të papërcaktuar ose të cilët janë të zhgënjyer me pushtetin aktual që radhiten në krahun e kandidaturës së Bedri Hamzës. Unë jam shumë e bindur që Bedri Hamza do të jetë kryeministër pas zgjedhjeve të 2025, mirëpo Bedri Hamza nuk e ka prioritet të qenurit kryeministër, ai prioritet e ka shpëtimin e Kosovës nga humnera ku e ka vendos Albin Kurti”, shtoi ajo.

Deputetja nga PDK, ironizon keq me LVV ku sipas saj janë të gjithë ‘falltorë’ pasi që parashohin rezultatin dhe ua imponojnë zgjedhjen qytetarëve.Ajo për fund thotë se qytetarët e Kosovës do të jenë në festë me Partinë Demokratike të Kosovës.

“LVV janë të gjithë falltorë, se ata e parashohin rezultatin, ata e dinë mendjen e qytetarëve se si voton, ata e imponojnë zgjedhjen tek qytetarët, ata nuk e respektojnë vullnetin e qytetarëve. Ne do t’jau lëmë qytetarëve të Kosovës ta thonë fjalën e tyre, PDK ka vendos një standard shumë të lartë për zgjedhjet në Kosovë, duke pranuar rezultatet e zgjedhjeve në kohë rekorde edhe atëhere kur e ka humb pushtetin, qytetarët e Republikës së Kosovës do të jenë në festë me PDK për Kosovën”, përfundoi Musliu për GazetaBlic.

JU REKOMANDOJMË

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Një ditë para protestës, Rama i drejtohet Qeverisë: Mos i merrni komunave atë që u takon qytetarëve

“Për koncert po, për tjerat jo”, Përparim Rama s’flet për zhvillimet brenda LDK’së
31/08/2026 - 22:34

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar një video në Facebook një ditë para protestës së komunave para Qeverisë së Kosovës. Rama ka kërkuar nga ekzekutivi qendror që...

Më shumëDetails

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë
31/08/2026 - 22:22

Gazetari Parim Olluri, ka thënë në “Pressing” të T7, se Bekim Sejdiu është kandidat konsensual i Vjosa Osmanit dhe Lumir Abdixhikut. Ai ka thënë se grupi parlamentar i...

Më shumëDetails

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së
31/08/2026 - 21:56

Gazetari Valon Syla në “Pressing” të T7, ka thënë se Bekim Sejdiu mund të mos votohet nga katër deputetë të LDK-së. Tutje, ai ka thënë se edhe dy...

Më shumëDetails

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse
31/08/2026 - 21:17

Një përgjigje e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, se qëndrimi i Ukrainës për mosnjohjen e Kosovës mbetet i pandryshuar, nxiti pakënaqësi në Kosovë dhe kulmoi me heqjen e...

Më shumëDetails

Bedri Hamza thotë se asnjë deputet i PDK nuk do të votojë për Bekim Sejdiun, dyshon që VV e LDK i kanë numrat

Hamza: Drafti aktual i Asociacionit është oferta më e varfër që e ka pasur Kosova në tavolinë
31/08/2026 - 21:13

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka folur për marrëveshjen e arritur sot në mes VV-së dhe LDK-së që kandidati për president të jetë Bekim Sejdiu,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    153 Shpërndaje
    Shpërndaje 61 Tweet 38
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë