Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Kërkohet prezencë më e madhe e policisë në një vjetorin e sulmit në Banjskë

21/09/2024 - 02:35
në Kryesore, Lajme
A A
Kërkohet prezencë më e madhe e policisë në një vjetorin e sulmit në Banjskë
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Manastiri i Banjskës një ditë para një vjetorit të vrasjes së rreshterit policor, Afrim Bunjaku, do të mbyllet për shkaqe sigurie. E njohësit e sigurisë vlerësojnë se këto ditë duhet shtuar prezenca e institucioneve të sigurisë për shkak se ka indice për sulme të njëjta.

Edhe katër ditë bëhen një vit nga vrasja e rreshterit policor, Afrim Bunjaku në Banjskë të Zveçanit.

ADVERTISEMENT

Grupi terrorist që kryen këtë vrasje, u strehuan fillimisht në Manastirin e këtij fshati.

E për shkaqe sigurie nga 23 shtatori, ky objekt fetar do të jetë i mbyllur për vizitorë, ka njoftuar Dioqeza Rashkës dhe e Prizrenit.

Tëvë1 ka kontaktuar edhe me Policinë e Kosovës, nga ku është thënë se vendimi është marrë nga vetë ky kult fetar.

E nënkoloneli në pension i Policisë së Kosovës, Refki Morina po vlerëson se me vendime të tilla ky monument fetar po i shërben politikës së presidentit serb, Vuçiq.

“Prandaj forma të tilla të një lufte psikologjike edhe ndaj popullatës serbe në veri por edhe ndaj popullit në tërësi në veri dhe pjesë tjera tregon se politika e kishës ortodokse serbe është mu ajo që ka qenë më herët që e ka përkrahë luftën edhe gjenocidin jo vetëm në Kosovë por edhe në pjesë të tjera të ish-Jugosllavisë”, thotë ish-nënkoloneli Refki Morina.

Sipas tij, vigjilenca dhe prania e institucioneve të sigurisë duhet të jetë më e madhe këto ditë në veri të vendit.

“Në situatat e trubullta të cilat po jetojmë tani sidomos në pjesën veriore dhe grupe të tilla gradualisht të neutralizohen siç po neutralizohen grupe grupe, në mënyrëqë most ë vie te ndonjë ndezje shtëpie, gjuajtja e ndonjë granate dore ose forma tjera të cilat në një mënyrë ose tjetër nxisin frikë te qytetarët pakicë serbe, shqiptare ose të tjerë që jetojnë në pjesën veriore të Mitrovicës”, ka thënë Morina.

Krahas këtyre, ministri i Mbrojtjes sërish ka alarmuar për grupe terroriste që po trajnohen për sulme të njëjta ndaj Policisë së Kosovës.

Ish-ushtaraku, Hysen Gecaj thotë se këto deklarime janë kundërthënëse me ato të Qeverisë së Kosovës.

“Kur një kohë deklarohet se nuk ka më rrezik në veri dhe është shtrirë sovraniteti dhe atje nuk ka banda dhe më pastaj dalim me deklaratën tjetër që thotë se ky rrezik është shumë i mundshëm dhe potencial, atëherë këtu nuk shkon diçka, nuk shkojnë njëra me tjetrën”, ka thënë Gecaj.

Ndaj 45 pjesëtarëve të këtij grupi terrorist tashmë është ngritur aktakuza nga Prokuroria Speciale.

JU REKOMANDOJMË

Presidentja takon mërgatën në Hungari: Kontribuat në rezistencë paqësore, UÇK e shtetndërtim

Presidentja takon mërgatën në Hungari: Kontribuat në rezistencë paqësore, UÇK e shtetndërtim
24/10/2026 - 21:30

Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka Pula gjatë qëndrimit në Hungari ka takuar edhe komunitetin shqiptae që jetojnë dhe veprojnë në Hungari, në një pritje të organizuar...

Më shumëDetails

Janjiq: Lista e Studentëve do ta pranonte realitetin në Kosovë

Dushan Janjiq: Në veri të Kosovës ka persona të trajnuar nga Wagner, të lidhur me Palestinën dhe Rusinë
24/10/2026 - 21:22

“E mira e këtyre zgjedhjeve është se Kosova nuk është tema kyçe. Ndoshta është e çuditshme. Është vërtet mirë se Kosova nuk është temë. Vetëm në manipulimin e...

Më shumëDetails

Rikthehet Asociacioni, kërkohej si kusht për anëtarësimin e Kosovës në KiE, tani përmendet për statusin e vendit kandidat në BE

Rikthehet Asociacioni, kërkohej si kusht për anëtarësimin e Kosovës në KiE, tani përmendet për statusin e vendit kandidat në BE
24/10/2026 - 20:56

Foto: Kryeministri Albin Kurti duke dorëzuar aplikimin për statusin e vendit kandidat 15 dhjetor 2022 Ambasadori gjerman në Kosovë, Rainer Rudolph, në një intervistë për EO, ka folur...

Më shumëDetails

Merz: Rusia po përpiqet të destabilizojë Gjermaninë

Merz: Rusia po përpiqet të destabilizojë Gjermaninë
24/10/2026 - 20:21

Kancelari gjerman Friedrich Merz akuzoi të shtunën Rusinë se po përpiqet të destabilizojë Gjermaninë, duke paralajmëruar se Moska përbën një kërcënim në rritje për sigurinë evropiane. “Po përballemi...

Më shumëDetails

Një ditë para zgjedhjeve në Serbi, Kurti thirrje shqiptarëve të Luginës: Votoni numrin 17, Koalicionin Shqiptar

Një ditë para zgjedhjeve në Serbi, Kurti thirrje shqiptarëve të Luginës: Votoni numrin 17, Koalicionin Shqiptar
24/10/2026 - 19:58

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve me të drejtë vote nga Presheva, Bujanoci dhe Medvegja që nesër të dalin masivisht në zgjedhje...

Më shumëDetails

Kujdes shoferë, Sllovenia vendos radarë të rinj në autostrada, gjobat marramendëse

Kujdes shoferë, Sllovenia vendos radarë të rinj në autostrada, gjobat marramendëse
24/10/2026 - 19:43

Sistemi i ri i kamerave është vendosur në katër segmente të autostradave dhe llogarit shpejtësinë mesatare të automjeteve, duke mos lejuar shmangien e kontrollit përmes ngadalësimit vetëm pranë...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Skandal në “Otokirurgjia” të Dr. Emina Ramku Mekollit: Zbulohet se ofronte shërbime kirurgjike të palicencuara

    Skandal në “Otokirurgjia” të Dr. Emina Ramku Mekollit: Zbulohet se ofronte shërbime kirurgjike të palicencuara

    123 Shpërndaje
    Shpërndaje 49 Tweet 31
  • Mbrojtje juridike profesionale për punëtorët e KEK-ut: SPEK nënshkruan marrëveshje me zyrën e avokatisë Feka & Partners

    168 Shpërndaje
    Shpërndaje 67 Tweet 42
  • “ISA” Sh.P.K. po ndërton banesat e ëndrrave në zemër të Skenderajt

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23
  • “Si e komentoni kthimin e Ligjit për Specialen në Kuvend?”, Kurti: Urime…

    84 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21
  • Arlind Qorri në gjendje të rëndë flet për Veriu.info pas sulmit që i bëri policia (VIDEO)

    81 Shpërndaje
    Shpërndaje 32 Tweet 20

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë