Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka thënë se debati publik – siç e do propaganda e Vetëvendosjes – ka bërë që të shmangen “një mijë tema” të cilat ndikojnë drejtpërsëdrejti në jetën e njerëzve duke u marrë me veriun “dhe kush po kërcen më së miri në Ujman”.
“E gjitha temat e fushat të tjera të cilat duhet ti trajtojmë, është e dhimbshme vërtetë që ne me propagandën e Kurti për veriun kemi mbetur në një kurth të këtyre diskutimeve në vend se të flasim për 1000 tema të cilat janë drejtpërdrejt ndikuese në jetën tonë. Në vend se ti kemi 10 artikuj, 10 konferenca e storie për mungesën e filtrave ne Kosovën A, ne nuk flasim për një gjë të tillë e cila na dëmton neve, shëndetin e familjarëve tonë, fëmijëve, pleqve e gjithë të tjerëve, sepse duhet me fol kush po shkon me u la në Ujman, kush po kërcen më mirë prej Urës së Ujmanit edhe çfarë dyqane të reja janë hapur përtej urës. Mund të jenë edhe këto të rëndësishëm por nuk munden me marr 80 për qind të diskutimit publik e 20 për qind të gjitha temat e tjera ku ne e dimë që ballafaqohemi si qytetarë për çdo ditë me sfida dhe të tjera”, ka thënë ai për Ekonomia Online.