Sot është shënuar 26 vjetori i rënies heroike të Xhevë e Fehmi Lladrovcit, shkruan Mitropol.
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi i ka kujtuar me nderim duke shkruar se që të dy “lidhën fatin persona me fatin e Kosovës”:
“Nga organizimi dhe rezistenca politike, burgjeve jugosllave, e deri në betimin për luftë e liri deri në vdekje, Fehmiu dhe Xheva ishin gjithmonë bashkë. Të dy kishin lidhur fatin e tyre personal me fatin e Kosovës. Për ta, më e shtrenjtë ishte liria sesa jeta. Për të parën do të vdisnin me një buzëqeshje në fytyrë – sepse e dinin se kjo ishte rruga e vetme drejt nderit dhe përjetësisë”, shkroi Krasniqi.