Presidentja e vendit Vjosa Osmani ka kujtuar në 1 vjetorin e rënies rreshterin e Policisë së Kosovës Afrim Bunjaku, raporton Gazeta Online Veriu.info.
Ajo ka thënë se liria nuk ka çmim.
Postimi i plotë:
Sot një vit, Rreshteri Afrim Bunjaku ra dëshmor, për të treguar edhe një herë, siç kemi dëshmuar ndër shekuj, se kjo tokë është atdheu ynë i përjetshëm.
Se liria nuk ka çmim.
Se Kosova është dhe do të mbetet e pandashme, e liria dhe kufijtë tanë të paprekshëm!
Sot e përgjithmonë! 🇽🇰