
Kryetari i Vushtrrisë, Ferit Idrizi, ka dalë për t’i parë nga afër punimet që po zhvillohen, te parku rekreativ “Udha e Gurit”, ku sot ka filluar asfaltimi, shkruan VeriuInfo.
“Ky park do të shërbejë si një hapësirë ideale rekreative për qytetarët e Vushtrrisë”, ka thënë Idrizi.
Postimi i plotë:
Sipas planifikimeve po vijojnë🚧punimet për ndërtimin e📍parkut rekreativ “Udha e Gurit”, ku sot ka filluar asfaltimi me shtresën e parë.
Ky park që do të ketë shëtitore🚶, hapësirë të gjelbër🌳, kënd të lojërave🎠, dy fusha të 🎾tenisit dhe një fushë multifunksionale⚽️, do të shërbejë si një hapësirë ideale rekreative për qytetarët e Vushtrrisë.











